Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Pse shkaktohet dhembja e veshit dhe si kurohet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

	 Pse shkaktohet dhembja e veshit dhe si kurohet Empty
MesazhTitulli: Pse shkaktohet dhembja e veshit dhe si kurohet   	 Pse shkaktohet dhembja e veshit dhe si kurohet I_icon_minitimeSun Jan 09, 2011 9:28 am

Ftohja është shkaktari më i zakonshëm i pezmatimit të veshit. Sipas mjekëve, është mëse e zakonshme që pezmatimi i veshit të nisë me ftohje, sepse virusi i ftohjes ia bën të vështirë surrzlave në hundë dhe veshë të mbrohen ndaj baktereve. Nëse bakteret shumohen, krijohet lehtë një infeksion me qelb në veshin e mesëm. Infeksionet janë më të zakonshme gjatë muajve të ftohtë të vitit. Pezmatimet e veshit mund të ndahen në nëngrupe të shumta, ku më të zakonshmet janë pezmatimi i menjëhershëm me qelb i veshit dhe rrufa e veshit. Me pezmatim të menjëhershëm të veshit kihet parasysh një malcim i qelbëzuar në veshin e mesëm, i cili nis papritur, zgjat pak kohë dhe mund të vërtetohet gjatë një vizite të thjeshtë të mjekut. Në rastin e rrufës së veshit, lëngu në veshin e mesëm nuk është i qelbëzuar. Dhembjet e veshëve paraqiten me nxehjen, skuqjen dhe irritimin e pjesëve të brendshme e të jashtme të veshit. I sëmuri ka dhembje të forta, që shtrihen deri në faring. Në vesh ka zhurma dhe fërshëllima, të cilat shkaktohen nga gjendje reumatizmale, nga të ftohtët, plagë të ndryshme, rrufa. Edhe sëmundje të ndryshme çojnë në shfaqjen e dhembjeve në vesh. Sipas mjekëve, edhe fëmijët nga mosha 1 deri në 12 vjeç janë të prirur për të vuajtur nga dhembjet e veshit.

Pezmatimi i veshit

Pezmatimi i veshit është më i zakonshëm në disa familje dhe është kështu pjesërisht një sëmundje e trashëgueshme. Është e vështirë të dihet se çfarë është me saktësi ajo që trashëgohet. Mund të jetë një funksionim jo aq i mirë i veshit të mesëm dhe i borisë së veshit, ose ka të bëjë me atë se si funksionon sistemi imunitar. Alergjitë nuk kanë treguar deri sot të jenë ndonjë shkaktar ndihmues i pezmatimit të veshit. Vetë pezmatimi i veshit nuk ngjitet, por viruset e ftohjes apo bakteret me të cilat është infektuar njeriu janë ngjitës. Ai të cilit u ngjiten këto ia del shpesh mbanë me një ftohje të zakonshme, por ndonjëherë ftohja zhvillohet në një pezmatim veshi edhe te ky. Prandaj mund të duket sikur vetë pezmatimi i veshit është ngjitur. Rreth moshës trevjeçare, gjysma e të gjithë fëmijëve kanë pasur ndonjëherë të paktën një pezmatim veshi. Më i zakonshëm është midis moshës 6 deri njëmbëdhjetë muajsh. Përpara se të fillojnë shkollën janë tre në katër fëmijë ata që ndonjëherë kanë pasur pezmatim veshi.

Sëmundjet e veshit

Në sëmundjet e veshit marrin pjesë edhe shumë faktorë të tjerë, që bëjnë pjesë në këtë sëmundje të këtij organi, si dylli në vesh, furunkula në kanalin e jashtëm të veshit, çarja e daulles së veshit, otiti i jashtëm dhe ai i huaj, sëmundja e minierit dhe shurdhimi. Grumbullimi i sekrecioneve të dyllit në kanalin e jashtëm të veshit mund të japë një dhembje të lehtë, ndjenjë kruajtjeje, në disa raste marrje mendsh dhe ulje të dëgjimit ose shurdhim të menjëhershëm, si rezultat i mbylljes së kanalit. Kjo diagnozë mjekohet vetëm duke bërë larje të kanalit të veshit, duke përdorur lavazh me ujë të vakët në temperaturën 37 gradë. Kurse furunkulat ose abceset në kanalin e jashtëm të veshit japin gjithmonë dhembje të forta dhe të padurueshme. Shkak është infektimi prej mikrobeve të ndryshme, që më shpesh ndodh prej traumave të vogla, që provokojnë kruarjen e veshit. Otiti i jashtëm është infektimi prej mikrobeve të ndryshme të kanalit të jashtëm të veshit, i cili mund të përhapet në llapën e veshit, më shpesh është pasojë e gërvishtjeve dhe kruarjeve, ose prej infeksionit të krijuar në vesh. Ai shfaqet me skuqje të veshit dhe kanalit, të kruajtura, dhimbje, enjtje që mbyll kanalin e sekrecioneve, mund të zmadhohen gjëndrat limfatike të nofullës ose prapa veshit. Çarja e daulles së veshit mund të bëhet kur tentohet për heqjen e trupave të huaj, kur kruhet veshi me sende të mprehta ose prej shtimit të papritur të presionit të ajrit në kanalin e veshit, nga goditjet me shuplaka në vesh, gjatë zbritjeve të shpejta të aeroplanit. Sëmundja e minierit është një sëmundje e labirintit, që karakterizohet me kriza të menjëhershme, marrje mendsh me zhurmë në vesh, me çrregullime të qarkullimit të gjakut, zbehje, djersë të ftohta, të përziera. Kriza është shumë e mundimshme për të sëmurin. Shpesh ai është në gjendje ankthi, mund të shoqërohet me të fikët.

Kurat bimore, druri i caracit

Një mjekim shumë i mirë, që ka dhënë rezultate të shkëlqyera për qetësimin e dhembjeve në vesh, është lëngu që përftohet nga druri i caracit. Për të përftuar këtë lëng këshillohet druri i njomë i tij. Drurin futeni në zjarr dhe do të vëreni se do të lëshojë lëng në fund të tij. Lëngun që del nga fundi i drurit e hidhni në një filxhan. Këtë lëng e përzieni me një sasi të barabartë me lëng preshi. Nga kjo përzierje hidhen në veshin e sëmurë tri pika. Ky mjekim vazhdon 3 deri 4 ditë. Edhe fruti i mollës është shumë i mirë për të lehtësuar dhembjet në vesh. Një kokërr mollë e ëmbël piqet në prush dhe pasi pastrohet shtypet derisa të bëhet në trajtë pureje, pastaj e shtrydhim në një kullesë. Lëngu që përftohet hidhet në një shishe dhe mbahet në frigorifer. Gjatë dhembjeve të veshit hidhen tri pika në veshin e sëmurë.

Lëngu i rrepës

Një tjetër mjekim, që shërben për të pakësuar dhembjet, është edhe lëngu i rrepës dhe i çikores. Ky lëng hidhet në veshin e sëmurë nga dy pika. Në rast nevoje, mjekimi mund të vazhdojë për katër ditë me nga dy pika në ditë. Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, edhe hudhra rekomandohet për shërimin e dhembjes së veshit. Për këtë qëllim merren tre thelpinj hudhre dhe shtypen mirë. Më pas hidhen në një tigan, ku më parë është hedhur gjysmë filxhani me vaj ulliri. Lihen për tri minuta dhe më pas kjo masë kullohet dhe hidhet në një shishe të vogël dhe përdoret sa herë që i sëmuri ndjen dhembje. Rekomandohet që i sëmuri të hedhë vetëm tri pika nga kjo masë. Gjatë përdorimit, kjo përzierje duhet të jetë e vakët, pasi jep efekt të menjëhershëm te i sëmuri. Në rast nevoje, ky mjekim përsëritet dy deri tri herë. Hudhra mund të përdoret edhe me tëmthin e berrit dhe prej këtij ilaçi hidhen dy deri tri pika në vesh.

Veza e pjekur

Një tjetër kurë, që rekomandojnë mjekët popullorë, është edhe veza. Përveçse një ushqim me mjaft vitamina, veza shërben edhe në shërimin e dhembjeve të veshit. Pas zierjes së katër kokrrave vezë merret vetëm e verdha, e cila skuqet mirë në tigan derisa të lëshojë vaj. Këtë vaj e hedhim pika-pika në vesh kur kemi dhembje. Është vërtetuar se efektet që ajo jep janë të menjëhershme. Kjo kurë mund të përdoret edhe në rastet kur në vesh ka zhurma, pra kur dëgjimi është i zhurmshëm. Një mënyrë tjetër për të qetësuar dhembjet është edhe uthulla. Rreth 500 mililitra uthull vihet të zihet dhe mbi avujt e saj gjatë zierjes vendosim veshin që dhemb. Për të ndalur dhembjen mjafton të përdoret çdonjëra nga kurat e mësipërme dhe gjithçka do të jetë më e lehtë.

Këshilla për të shmangur pezmatimin e veshit

Mbrojtja plotësisht e fëmijës ndaj pezmatimit të veshit është e vështirë, por ekzistojnë disa mënyra për të ulur rrezikun.
Një fëmijë që kapet shpesh nga pezmatimi i veshit mund të ndihet më mirë duke mos qenë në një grup të madh në kopsht.
Është mirë nëse fëmijët në kopsht rrinë shpesh jashtë, pasi përhapja e infeksionit rritet në grupe të mëdha fëmijësh që rrinë në mjedise të mbyllura.

Rekomandime

Për parandalimin e sëmundjes së veshit duhet mbajtur një higjienë sistematike e tij.
Të shmangen qëndrimet në ambientet ku ka shumë zhurma, pasi ato çojnë në dëmtimin e daulles së veshit.
Duhet pasur kujdes të mos kruhet veshi me mjete të mprehta, që e dëmtojnë.
Përsa kohë që veshi është i sëmurë, duhet të shmanget kontakti me ujin.
Kur i sëmuri ndien dhembje të forta dhe të padurueshme, duhet të konsultohet menjëherë me mjekun.
Tri pika lëng, i përftuar nga druri i caracit dhe lëngut të preshit hidhen në vesh për të qetësuar dhembjen.
Katër të verdha vezësh përdoren për nxjerrjen e vajit, që do të shërbejë për lehtësimin e dhembjeve.
37 gradë duhet të jetë nxehtësia e ujit me të cilin do t’i bëhet lavazh veshit të sëmurë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pse shkaktohet dhembja e veshit dhe si kurohet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pagjumësia, përse shkaktohet
» Hudhra mbron nga dhembja e eshtrave
» Dhembja e kokes largohet me gjilpere virtuale!
» Infeksionet e veshit tek fëmijët
» Ilaçe natyrore për sëmundjet e veshit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: