Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pagjumësia, përse shkaktohet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pagjumësia, përse shkaktohet  Empty
MesazhTitulli: Pagjumësia, përse shkaktohet    Pagjumësia, përse shkaktohet  I_icon_minitimeThu May 26, 2011 5:11 pm

Psikologët thonë se gjumi i zgjatur në mëngjes tregon shmangie
nga përgjegjësitë. Gjumi i tepër, në një farë mënyre, është shmangie nga
realiteti që një individ, dashur padashur, bie pre e gjumit të gjatë.
Psikologët
vërtetojnë këtë gjë, duke pohuar se “gjumi i mëngjesit, në disa raste
te disa persona, është një lloj tendence për të shmangur një aktivitet
që nuk të jep kënaqësi. Ndërsa, në disa momente të veçanta personi pret
të përballet me diçka të pakëndshme. Kjo bën që të shtohet kohëzgjatja e
gjumit”. Ndërkohë, fjetja me orare të zgjatura nuk bën mirë për
psikologjinë e njeriut. Pasi ky person që fle shumë do të jetë i
plogësht gjatë gjithë ditës dhe nuk do të ndihet mirë nga ana fizike.
Për gjithë ditën do të ndihet i lodhur dhe paksa i lënë pas dore nga
njerëzit që i rrinë afër. Mjekët nuk e këshillojnë gjumin e tepërt, që
do të thotë shtatë orë gjumë në ditë. Në këtë hark kohor, kushdo mund të
pushojë dhe të gjejë qetësinë, qoftë mendore apo trupore.
Psikologët e ilustrojnë gjumin e tepërt me moshat shkollore, të cilët
nuk shkojnë orët e para në mësim. Kjo do të thotë se të rinjtë mundohen
t’i shmangin përgjegjësitë e tyre. Ky veprim vihet re më tepër tek ata
të rinj, që nuk kanë rezultate të mira në mësime. Këta fëmijë kanë frikë
të përballen me mësuesin apo me një orë mësimi, ku nuk janë të
përgatitur. Kurse tek njerëzit, që kanë një familje dhe kanë një punë,
detyrat janë më të mëdha dhe te këta ndodh shumë rrallë ky fenomen.
Nga ana tjetër, edhe gjumi i pakët nuk është i këshillueshëm dhe
sjell probleme te çdo individ, që fle shumë më pak se shtatë orë që
këshillojnë mjekët. Theksohet se “pagjumësia ka të bëjë me një lloj
ankthi, kur individi mendon se nuk mund të përmbushë detyrat që e
presin. Megjithëse, arsyet në këtë rast janë të shumëllojshme”.
Pagjumësia është “vrasëse” për individin, sepse dikush që nuk e përmbush
orarin e fjetjes, do të mendojë gjatë gjithë kohës për shumë gjëra të
pakëndshme, të cilat do t’i sjellin shqetësime dhe pasiguri në vetvete.
Gjendja e krijuar te ky person, e bën më të ndrydhur ndaj realitetit dhe
në përballjen e problemeve. Nuk ka një ndarje të përcaktuar se cilat
mosha janë më të prira që të flenë gjumë shumë apo që të flenë më pak.
Psikologët theksojnë se këta persona kanë më tepër nevojë për afrimitet
dhe ngrohtësinë e njerëzve të afërt apo të shoqërisë.
Të qenit aktiv në jetën e përditshme do të shmangte së tepërmi këto
pasoja negative që shfaqen te njerëzit. Pasojat janë edhe në pamjen
fizike të tij. Ky person ka një fytyrë të fryrë nga gjumi i tepërt apo
nga pagjumësia. Ndërkohë që u krijohen rrudha te sytë, të cilat tregojnë
një fytyrë aspak të këndshme.
Pagjumësia, përse shkaktohet  Footo-1agjum
Pagjumësia nuk ka moshë
Nuk ka ndonjë moshë të caktuar, ku mund të vihet re pagjumësia. Pasi,
nuk varet nga mosha, por varet nga gjendja shpirtërore e njeriut.
Prandaj, një person që nuk fle nuk do të thotë se duhet t’i përkasë
moshës së tretë të mesme apo moshës së parë. Ai mund të jetë i
çfarëdolloj moshe.
Gjumi i pakët
Edhe gjumi i pakët nuk është i këshillueshëm nga mjekët apo psikologët.
Pasi ky gjumë i nervozon personat, që bëjnë më pak orë gjumë se orari
përcaktuar. Kështu që do të ishte mirë, që njerëzit të ruanin një
stabilitet me gjumin. Ndërkohë që gjithçka varet nga përballja që ka ai
me realitetin dhe se sa i aftë është ai të kapërcejë një moment krize në
vetvete.
Më e pagjumë, mosha e tretë
Moshën më të pagjumë mund të klasifikojmë moshën e tretë, ose pleqtë.
Ata flenë shumë pak orë në ditë. Psikologët theksojnë se dhe ata kanë
një ankth në vetvete. Por mosha e tretë nuk mund të përkufizojë
pagjumësinë në tërësi, sepse dihet që me pleqërinë vjen dhe lodhja
fizike. Mosha e mesme, preket nga probleme të ndryshme që mund t’u
ndodhin gjatë ditës. Më pas kjo transmetohet në mënyra të ndryshme nga
ata. Ndërsa të vegjlit nuk njohin pagjumësi dhe flenë nga 12 deri në 14
orë në ditë.
Pagjumësia
Pagjumësia dhe gjumi i tepërt u japin njerëzve stres dhe nervozizëm
gjatë gjithë ditës. Ata mund të ndihen të lodhur dhe të drobitur,
njëkohësisht ndihen dhe të vetmuar. Këta persona e kanë të vështirë
përballjen e jetës dhe surprizave të pakëndshme që ajo ofron. Afrimiteti
me personat e afërt do të ishte një kurë e mirë për ta.
Gjumi ndihmon kujtesën
Çdo njeri fle mesatarisht 6 orë në natë dhe studim i ri vë në dukje se gjumi mund të jetë kyç për përmirësimin e kujtesës.
/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pagjumësia, përse shkaktohet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Pse shkaktohet dhembja e veshit dhe si kurohet
» Pagjumësia, problem i madh shëndetësor
» Pagjumësia ndikon keq në shëndet dhe lidhje dashurie
» Pagjumësia mund të çojë në çrregullime ankthi
» Përse harrojmë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: