Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit Empty
MesazhTitulli: Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit   Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit I_icon_minitimeSun Oct 03, 2010 2:33 pm

Këshilla praktike për përkujdesjen e dhëmbëve të qumështit.

Besa Begu
Higjieniste dentale



Zhvillimi i dhëmbëve tek fëmijët fillon që në fazën e hershme të shtatzënisë. Gjatë zhvillimit të dhëmbëve të qumështit fillon, po ashtu, procesi i zhvillimit të dhëmbëve të përhershëm. Dalja e dhëmbëve të pare fillon zakonisht në mes të muajve të 6-të dhe 12-të. Së pari, mund të shihen dhëmbët e përparmë të nofullës së poshtme, më pas dhëmbët e përparmë në nofullën e epërme dhe në fund, dhëmbët tjerë. Rreth moshës
3-vjeçare, fëmija duhet t’i ketë gjithsej 20 dhëmbë të qumështit.

Gjatë daljes së dhëmbëve tek fëmijët mund të shfaqen këto vështirësi:
• të kruara në pjesën ku do të dalë dhëmbi;
• salivacion i shtuar (tajitje e shtuar e pështymës);
• fëmija mund te jetë i irrituar dhe të ketë dhembje;
• diarre;
• temperaturë të lartë (akoma nuk ka dëshmi të plotë që kjo mund të jetë si pasojë e daljes së dhëmbëve).

Dhëmbët e shëndoshë
Vargu i dhëmbëve të qumështit përbëhet gjithsej nga 20 dhëmbë të qumështit.
Gingiva e shëndoshë duhet të jetë ngjyrë rose.
Ushqimi faktor i rëndësishëm!
Sa herë që fëmija konsumon gjëra me përmbajtje të sheqerit, dhëmbët do ta shndërrojnë atë në acid dhe si pasojë kjo do të rezultojë në prishje të vogla të dhëmbit. Ky proces zgjat afër gjysmë ore; në rast se ky proces i fermentimit do të ndodhë një kohë të gjatë, si rezultat do të jetë kariesi – prishja e dhëmbit. Falë mekanizmit të remineralizimit nga ndihma e enzimave të pështymës, ky proces mund të “rigjenerohet”, por vetëm nëse dhëmbët kanë mundësi të “pushojnë”. Procesi i reminalizimit zgjatë rreth 2 orë, prandaj ushqimi i rregullt është tejet i rëndësishëm. Si ushqim i rregullt hyjnë 5 deri 6 shujta që përbëhen nga 3 shujta kryesore dhe 2 apo 3 zamra me intervale prej 2 apo 3 orë.
Kariesi përcillet!
Bakteret të cilat shkaktojnë kariesin nuk ndodhen tek fëmija që i mungojnë dhëmbët. Në momentin kur fëmijës i dalin dhëmbët, këto baktere do të barten nga prindi apo motra/vëllai. Si shembull, kjo mund të ndodh kur nëna përdor lugën e njëjtë apo si shprehi fut në gojë biberonin e fëmijës për ta pastruar. Këto shprehi duhet të eliminohen, në mënyrë që fëmija të mos arrijë ‘kolonizimin’ e
baktereve në fazën e hershme.
Pijet me biberon
Pijet me përmbajtje të sheqerit nuk janë aspak të preferuara (2dl lëng përmbajnë afër 4 kokrra sheqer). Pijet me përbërje të sheqerit, po ashtu ndikojnë në procesin e demineralizimit (shndërrimi i sheqerit në acid dhe prishja e dhëmbit), pasi që, lëngu gjithnjë pihet më ngadalë dhe në kohë më të gjatë. Kjo do të thotë që, dhëmbët do të përballen me shumë dëmtime dhe në periudhë më të gjatë kohore. Lëngjet e frutave mund të konsumohen, mirëpo, preferohen bashkë me zamren apo ushqimet kryesore gjatë ditës. Pijet në shishen e biberonit që kanë përbërje të sheqerit duhet gjithsesi të eliminohen gjatë natës. Pështyma është në fazë pasive dhe si pasojë nuk do të ketë mundësi të mirëfilltë të arrihet procesi i remineralizimit.

Keksët kanë konsistencë ngjitëse!!
Keksët si psh. “plazmat” që konsumohen mjaft shumë tek ne, kanë përbërje të madhe të sheqerit po ashtu dhe konsistencë ngjitëse. Si kompensim të keksëve mund të përdoren keksët natyral të grurit që nuk përmbajnë sheqer apo “corn flakes” me jogurt bashkë me ndonjë pemë.
Pemët
Një racion i lehtë mund të përbëhet me ndonjë pemë, mirëpo, pemët përmbajnë fruktozë dhe acidi që formohet mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët, prandaj edhe pemët duhet të konsumohen me kujdes gjatë kohës së ushqimit të rregullt.
Ëmbëlsirat, bonbonet…
Ëmbëlsirat, bonbonet apo karamelet duhet të konsumohen vetëm në raste“festive” dhe mund të caktohet një ditë në javë që do të jetë më festive dhefëmija mund të konsumojë ëmbëlsirat vetëm gjatë kësaj dite. Në këtë mënyrë fëmija do të fitoj shprehi të mirë dhe të jetë më disiplinues.
Pastrimi i dhëmbëve
Pastrimi i dhëmbëve është tejet i rëndësishëm dhe duhet të fillojë nga faza kur dhëmbi i parë erupton dhe në këtë fazë është me rëndësi që fëmija të fitojë shprehinë. Më pas, pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet rregullisht, në mbrëmje dhe në mëngjes. Fëmijës duhet t’i ofrohet ndihmë për pastrimin e dhëmbëve deri në moshën 12-vjeçare. Brusha duhet të jetë e vogël dhe e butë. Pasta e fluorizuar! Gjatë pastrimit të dhëmbëve duhet përdorë pastë të fluorizuar.
Furnizimi i fluorit nga pasta është një ndër masat me të preferuara për parandalimin e karesit.

Biberoni mashtrues
Thithja e shpeshtë e biberonit mashtrues mund të ketë pasoja në zhvillimin e nofullave dhe renditjen e dhëmbëve. Kjo shprehi duhet të eliminohet para se të dalin dhëmbët e përhershëm, por sigurisht që edhe më herët. Përdorimi i biberonit mashtrues duhet të kufizohet sa më shumë. Biberoni assesi nuk duhet të ngjyhet me sheqer, mjaltë apo gjëra të ngjashme me përbërje të sheqerit.
Vizita tek stomatologu
Nga dalja e dhëmbit të parë tek fëmija, prindi mund ta vizitojë stomatologun për t’u këshilluar rreth masave parandaluese dhe përkujdesjes së dhëmbëve te fëmijët. Rreth moshës 3 vjeçare fëmija është i gatshëm për vizitën e parë tek stomatologu, kjo vizitë duhet të jetë e qetë dhe relaksuese në mënyre që fëmija të fitojë mendim pozitiv për vizitat e ardhshme. në këtë vizitë përfshihen prezantimi i karriges së stomatologut dhe instrumentet të cilat i përdor ai.
Duhet pasur parasysh që, fëmija, assesi nuk duhet të detyrohet të bëj një intervenim pa dëshirën e tij, pasi që kjo do të ketë ndikim direkt dhe negativ në vizitat e ardhshme dhe më pas ndikim negativ edhe në shëndetin oral tek fëmija.
Masat parandaluese janë tejet të rëndësishme dhe duhet të ndërmerren nga fazat e hershme. Prindi është ai, i cili mban përgjegjësinë dhe ia përcjell shprehitë e përditshme fëmijës, prandaj çdo masë preventive duhet të ndërmerret me kohë në mënyrë që të eliminohen faktorët të cilët shkaktojnë kariesin e hershëm tek fëmija.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përkujdesja e dhëmbëve të qumështit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përkujdesja për shputat diabetike
» Monopoli i qumeshtit në Serbi
» Produktet e qumështit dhe kariesi te fëmijët
» Yndyrat e qumështit e mbrojnë zemrën
» Dobite E Qumeshtit Nuk Ndalen Te Eshtrat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Tema e Javës-
Kërce tek: