A është e mundur që një dietë e pasur me produkte nga qumështi të zvogëloj rrezikun e zhvillimit të diabetit tip 2?
Pirja e qumeshtit ka rënë dukshëm në vitet e fundit,
me fjalë tjera pak kush pinë qumësht ditëve të sotme. Dhe përgjatë
gjithë kësaj kohe rastet e trashjes (obezitetit) dhe diabetit tip 2 janë
shtuar dukshëm. A është kjo thjeshtë një koincidencë (rastësi) apo janë
të lidhura ngushtë njëra me tjetrën? Hulumtues nga Univerziteti
Harvardit kohëve të fundit kanë shtjelluar këtë pyetje duke ekzaminuar
lidhjet mes konsumimit të produkteve të qumështit, trashjes
(obesistetit) dhe faktorëve kryesorë në zhvillimin e diabetit të tipit 2
tek të rriturit e ri.
Fokusi i tyre ishte në faktorët shëndetësor – duke përfshirë këtu
trashjen nivele të larta të parregullta të insulinës në gjak – që duket
se kontribuojnë në tensionin e lartë të gjakut, nivele abnormale të
sheqerit në gjak, HDL ulët (kolesterina e mirë) dhe ngritje të
triglicerideve të gjakut. Ky grup i faktorëve të rrezikut që ndryshe e
quajnë sindromi i rezistencës ndaj insulinës (IRS) ose x sindromi, dhe
është i lidhur me rritjen e rrezikut për diabet të tipit 2 dhe
sëmundjeve të zemrës.
Një Vështrim në Dietë dhe Mënyrën e Jetesës
Për këtë analizë, më shumë se 3.000 të rritur të rinj nga 4 qytetet
Amerikane kanë përfunduar një pyetësor që dokumentonte veset dhe zakonet
e të jetuarit të tyre, duke përfshirë pirjen e duhanit, aktiviteti
fizik, dhe dietën. Gjithashtu ata kanë kryer test fizike dhe analizat e
gjakut si tensioni i gjakut, nivelin e kolesterolit, nivelin e sheqerit
në gjak, dhe yndyra e trupit.
Pjesëmarrësit e këti studimi u monitoruan gjatë një
periudhe 10-vjeçare, dhe janë diagnostikuar me rezistencë ndaj insulinës
nëse kishin dy nga këto simptoma: nivel të lartë të sheqerit në gjak,
obeziteti, tensioni i lartë i gjakut, dhe një kombinim të ulët të
kolesterolit HDL dhe triglycerides të lartë.
Të rriturit me mbipeshë përfitojnë nga produktet e qumështit.
Në mesin e vullnetarëve të cilët ishin disi me mbipeshë, kishte një
incidencë shumë më të ulët të karakteristikave të IRS – trashje,
presionin e lartë të gjakut, nivelet jo normale të sheqerit në gjak –
tek ata që hanin ushqime të qumështit. Ata që kanë ngrënë të paktën 5
shërbime në ditë (qumësht, djathë, kos, dhe produkte tjera të bazuar nga
qumështi) kishin zvogëluar gjasat e tyre për zhvillimin e IRS
karakteristikave për 72%, edhe pas marrjes në konsideratë faktorët tjerë
të jetës dhe dietës që ndikojnë në gjasat për zhvillimin e IRS.
Tek personat me peshë normale, nuk kishte asnjë model të qëndrueshëm në mes konsumit të qumështit dhe zhvillimin e IRS.
Pse Produktet e Qumeshtit?
Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt se si ushqimet specifike mund të
ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të IRS. Ata spekulojnë, megjithatë,
se përfitimet mbrojtës të prodhimeve të qumështit mund të vijnë nga
kalciumi, kalium dhe magnezi – të gjithë prej të cilave mund të ulët
rrezikun e presionit të lartë të gjakut, sëmundje koronare të zemrës,
infarkti, ose diabeti tip 2.
Sindromi i rezistencës ndaj insulinës, diabeti i tipit
2, dhe sëmundjet kardiovaskulare janë në rritje në të gjitha grupet e
racave, etnive dhe klasave sociale. Edhe fëmijët dhe të rriturit e rinj
janë duke i zhvilluar këto sëmundje me ritme të larta. Autorët
theksojnë se trendet e konsumit dietik të tilla si rritja e konsumimit
të sodës (coca cola) (të cilat shpesh zëvendësojnë qumështin) dhe
ushqimet e zakonshme të shpejta mund të kontribuojë ndaj shëndetit të
dobët dhe mbipeshën.
Kujdes Ndaj Konsumimit të Produkteve të Qumështit
Dobësia e prodhimeve të qumështit është sasia shumë i lartë i
yndyrave të ngopura që përmban. Por, konsumatorët mund të minimizojnë
yndyrat dhe kaloritë duke zgjedhur qumësht, kos dhe djathë pa yndyrë apo
me pakë yndyrë.