Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Aplikimi i laserit në dermatologji

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Aplikimi i laserit në dermatologji Empty
MesazhTitulli: Aplikimi i laserit në dermatologji   Aplikimi i laserit në dermatologji I_icon_minitimeSun Oct 03, 2010 2:34 pm

Aplikimi i laserit në dermatologji

Sikurse në çdo lëmi tjetër edhe në dermatologji, laserët kanë gjetur aplikim për më shumë se 20 vjet, për trajtimin e ndryshimeve dhe sëmundjeve të ndryshme të lëkurës.

Në botë është në ekspansion prodhimi dhe aplikimi i tyre duke e pasur parasysh suksesin e arritur në trajtimin e problemeve të lëkurës në mënyrë më të thjeshtë më të shpejtë dhe me sukses permanentë.

Person kompetent për trajtim me laser të ndryshimeve në lëkurë është vetëm dermatologu i trajnuar për punë me te. Në duart e tij ky aparat shndërrohet në mjet adekuat dhe jo të rrezikshëm për manipulim dhe në këtë mënyrë evitohen dëmtimet e lëkurës të shkaktuara nga përdorimi i laserit nga personat jo kompetent.

Principi i punës së laserëve konsiston në rrezet që lëshohen nga kristalet e ndryshme, rrezet e intensive pulsuese te dritës si dhe radiovalët, të cilat kanë efekte te mrekullueshme.

Në kohen e fundit si më të suksesshëm janë aparaturat (IPL) me kombinim rrezesh me efekte të shumëllojta dhe me gjatësi të ndryshme valore, dhe diapazon më të gjerë veprimesh, përkundër atyre me njëlloj rrezesh dhe me efekte të mjaftuara dhe te kënaqshme, por me diapazon më të ngushtë veprimesh.

Laserët në dermatologji kanë gjetur aplikim kryesisht te çrregullimet vaskulare më tepër beninje: si teleangiectazite (kapilarët e zgjeruar deri në 3 mm, Nevus flameus, poikilodermia , rosacea, angiomat, spidernevuset dhe skuqjet e ndryshme të lëkurës së fytyrës dhe qafës, e më pak te format e rënda si Hemangiomat dhe kapilarët e mëdhenj në ekstremitete.

Poashtu shumë të suksesshëm janë treguar në eliminimin e pasojave të dëmtimit të lëkurës nga rrezet e diellit si hiperpigmentimet, elastozën, duke bërë freskimin e lëkurës së fytyrës dhe tërheqjen e saj dhe me atë edhe zbutjen e rrudhave.
I suksesshëm është treguar sidomos te epilimi permanent (heqja permanente) i qimeve të fytyrës dhe trupit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.

Efekte të mjaftuar ka treguar edhe në heqjen e tatuazheve, eliminimin e akneve dhe poreve të zgjeruara, përmirësimin e sëmundjeve si Psoriasa vulgare, leukodermitë e ndryshme,ndërsa më pak i suksesshëm është treguar tek vitiligo.
Disa nga laserët mund të bëjnë ablacionin (djegien) e shtresave sipërfaqësore të lëkurës me qëllim të heqjes së cikatrikseve (shenjave dhe vrajave) pas mjekimit të akneve.

Në përvojën time disavjeçare të aplikimit të laserëve mund të them se nënshtrimi i tretmaneve laserike, zakonisht ka rezultuar me arritjen e rezultateve të kënaqshme në trajtimin e qimeve, kapilarëve, skuqjeve të fytyrës, akneve dhe freskimit të lëkurës, por që të arrihet kjo duhet durim dhe qëndrueshmëri në trajtimet e përmuajshme ose 6 javësh, për të arritur qëllimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dr Ramadan Ndreka
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
Dr Ramadan Ndreka


<b>Postime</b> Postime : 6

Aplikimi i laserit në dermatologji Empty
MesazhTitulli: Re: Aplikimi i laserit në dermatologji   Aplikimi i laserit në dermatologji I_icon_minitimeSun Sep 11, 2011 6:58 am

I nderuar koleg! me të vërtet përdorimi i rrezeve lazër (kështu shprehet në gjuhën e fizikës) është një hap vigan përpara në fushën e mjeksisë dhe jan realizuar të gjitha ato që ju i spegoni.Un nuk e kam fjalën të komentoj shkrimin,por e kam fjalën që të vihet theksi edhe në problemin e kancereve të lëkurës që nuk jan të pakta të cilat kan si origjin Melanomën,të cilën e aktivizojn rrezet e Diellit imfra të kuqe,apo rrezet radioaktive me të cilat punojn shum degë të fizikës dhe mjeksia diagnostike e terapeutike.Në këte kuptim ne e kemi për obligim të themi fjalën ton se shum kancere të fuqishme sot kan gjetur mjekim të plot veçanrisht ato të lëkurës.Përparsia e rrezeve Lazër është se këto shkatrojn qelizat kanceroze me mekanizmin e sipër treguar,dhe për mëtej ato bëjn pastrimin rreth e rrotull nga qeliza që mund të jen të infektuara nga vatra kanceroze.Nishanet e lëkurës që jan të infektuara,që dhëmbin ,që skuqen,që fillojn e rriten, me njëher duhet të kontrollohen tek mjeku dhe nuk ka asnjë të keq në rast se përdorim rrezet lazër për ti asgjesuar,përveç se fitojm një siguri të plot në mbrojtjen e shëndetit. Dr Ramadan Ndreka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Aplikimi i laserit në dermatologji
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
» Ndihma sociale, formulë e re aplikimi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Tema e Javës-
Kërce tek: