Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji   Empty
MesazhTitulli: Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji    Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji   I_icon_minitimeFri Oct 29, 2010 8:13 am

Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji   Ssssssssds

Laparoskopia paraqet një formë të kirurgjisë invazive minimale ku me Laparoskop mundësohet shikimi i organeve të brendshme të organizmit dhe kryerja e një sërë operacioneve.

Dr.sci.dr. Naim Shabani,

Gjinekolog-onkolog

Patolog-citolog

tel: 044 677-333 (Prishtinë)
tel. ++ 49 174 38 38 705 (München)

Të parët që kanë filluar aplikimin e Laparoskopisë (LSK) si metodë operative minimale invazive janë gjinekologët; disa decenie më parë e më vonë kjo formë e intervenimit kirurgjik ka gjetur aplikim edhe në lëmitë tjera të mjekësisë.
Laparoskopia paraqet, në të vërtet, një formë të kirurgjisë invazive minimale ku me futjen e të ashtuquajturit Laparoskop (një shkop me dritë dhe kamerë të vogël) mundësohet shikimi i organeve të brendshme të organizmit (LSK diagnostikuese) dhe kryerja e një sërë operacionesh (LSK operative) për të cilat më parë është dashtë të bëhet hapja e murit të barkut.

Si kryhet ky operacion?

Për t’u futur në hapësirën e brendshme të abdomenit, duhet që së pari me një gjilpërë speciale të shpohet muri i barkut. Si vend më i shpeshtë për këtë zgjedhet regjioni i kërthizës. Këtu bëhet një prerje prej 1 cm dhe përmes gjilpërës, e cila futet në pjesën e brendshme të abdomenit, injektohen 3-4 litra gaz (CO2). Kjo na mundëson që muri i përparmë i abdomenit të largohet nga zorrët dhe organet tjera në mënyrë që të mos vjen deri te lëndimi me rastin e futjes së një instrumenti (trokar) me diametër prej rreth 10-12 mm. Edhe ky hap sikurse edhe futje e gjilpërës më parë bëhet në formë qorre (pra, pa parë se ç`po ndodhë në abdomen. Përmes këtij trokari futet në brendi Laparoskopi me një minikamerë e cila na përcjelle pamjet origjinale (me ngjyra) në ekran. Prej këtij momenti, çdo veprim i mëtejmë kryhet në kontroll dhe rreziku i komplikimeve është më i vogël.
Së pari bëhet një "shëtitje" me kamerë në pjesën e sipërme të abdomenit ku shikohet se a është në rregull mëlçia, fshikëza biliare, lukthi, pjesë të shpretkës, zorrët, e pastaj sërish kthehemi në regjionin e komblikut, ku shikojmë gjendjen e mitrës dhe vezoreve. Për të vërejtur më mirë organet gjenitale femërore, pacientja vihet në pozitë me kokë teposhtë (lëvizet tavolina operative) si dhe bëjmë edhe 1-3 prerje të vogla (5mm) në regjionin e poshtëm të abdomenit. Këtu fusim trokaret prej 5 mm dhe përmes tyre mund të fusim instrumentet ndihmëse për të larguar zorrët dhe për të ekspozuar mitrën dhe vezoret.

Në rast se femra ka dhimbje të abdomenit dhe organet gjenitale të përmendura më lartë janë në rregull, marrim një strisho bakteriale dhe me këtë përfundon operacioni (LSK diagnostikuese- zgjat 10-15 min).
Në rastet kur konstatojmë ndonjë sëmundje në vezore, vepërçues apo mitër, mund të vazhdojmë me LSK operative.
Cilat operacione gjinekologjike mund të kryhen përmes Laparoskopisë?
Sot, përmes LSK mund të kryhen pothuajse rreth 90% e operacioneve gjinekologjike. Parakusht për këtë është operatori me eksperiencë, ekipi asistues me përvojë dhe aparatura adekuate.
Më poshtë po japim disa nga patologjitë gjinekologjike që pa problem kryhen me LSK:
Sterilizimi i femrës (ndërprerja e vepërçuesve): është operacion i lehtë me anën e të cilit bëhet ndërprerja e vepërçuesve (tubave). Këto koagulohen me rrymë bipolare dhe pastaj prehen (ndërpritet kontinuiteti i tyre).

Shtatzënia ekstrauterine (jashtë mitrës): është gjendje e lokalizimit të shtatzënisë jashtë vendit normal (mitrës), kryesisht në vepërçues. Këtu mund të vjen deri te pëlcitja e vepërçuesit me gjakderdhje të brendshme, andaj është edhe një nga gjendjet akute në gjinekologji, e cila, nëse nuk diagnostikohet me kohë, mund të rrezikojë jetën e femrës. Përmes laparoskopisë bëhet diagnostikimi i sigurt dhe largimi i kësaj shtatzënie, qoftë me hapje të tubës (tubotomi) ose në rastet kur është i dëmtuar më tepër mënjanimi komplet i tubës (tubektomi).
Heqja e cisteve të vezores: Cistet e vezores paraqiten shpesh te femrat në moshën riprodhuese si pasojë e ndryshimeve hormonale gjatë ciklit menstrual. Ato në të shumtën e rasteve tërhiqen vetvetiu dhe shfaqen përsëri. Nëse cista e vezores persiston (nuk tërhiqet vetvetiu) për disa muaj, ose ka madhësi mbi 5 cm ose shkakton dhimbje të barkut, duhet të mënjanohet me operacion. Ky intervenim i largimit të cistes duke e ruajtur organin (vezoren), kryhet pa problem me Laparoskopi (LSK). Pas futjes me laparoskop në abdomen, prehet muri i jashtëm i cistes (duke patur kujdes te mos hapet cista, pra të mos lirohet lëngu i cistes) dhe gradualisht qërohet cista e cila se bashku me përmbajtje të lëngët futet në një qeskë dhe pastaj nxirret jashtë përmes njërës nga vrimat e laparoskopisë.

Pacientja 25 vjeçe me ciste të vezores, djathtas prej 5,5 cm: Qërimi i cistes me LSK duke ruajtur vezoren (Operator. Dr. Shabani)
Heqja komplete e Adnexeve (vezores dhe veperçuesit): edhe ky operacion kryhet lehtë me LSK. Në rastet kur vezorja është e dëmtuar tërësisht nga sëmundjet e ndryshme (tumor, etj.) ajo largohet së bashku me tuben përkatëse. Njësoj nxjerrja e Adnexit (vezorja me tube) bëhet me ndihmën e një qeseje.

Ciste e vezores me përdredhje të Adnexit dhe nekrozë (gjendje akute). Për shkak të paraqitjes me vonesë të pacientes, largohet krejt adnexi (vezorja dhe vepërçuesi- janë shkatërruar për mungesë të furnizimit me gjak). Operator: Dr N. Shabani
Mënjanimi i miomëve të mitrës: miomët si tumore beninje, shpesh me madhësinë ose me lokalizimin e tyre në mitër, shkaktojnë probleme të ndryshme, si gjakderdhje të shtuar menstruale, dhimbje apo pengesë për të mbetur shtatzënë. Në rastet kur duhet të ruhet mitra (femra dëshiron të ketë fëmijë), mënjanimi i miomëve quhet enukleim i tyre. Ky intervenim mund të kryhet edhe me LSK. Pas heqjes së 1 apo me shumë miomëve, sikurse te operimi i hapur (me prerje të murit të abdomenit), mitra duhet të qepet në vendet ku ka qenë miomi.

Pacientja 30 vjeçe, sterilitet sekondar, Uterus myomatosus. Op Myomenukleacion me LSK (Operator Dr. N.Shabani)
Mënjanimi i pjesshëm i mitrës: largimi i mitrës (Hysterektomia-HE) mund të bëhet edhe në atë formë që të heqim vetëm trupin e mitrës duke e ruajtur qafën e saj (Hysterektomia laparoskopike). Ky operacion kryhet në mënyrë elegante me Laparoskopi dhe është emërtuar LASH (Laparoscopic Suracervical Hysterectomy). Pas futjes me minikamerë në abdomen, mitra, në të dy anët shkolitet nga aparati mbajtës dhe në fund, në regjionin e qafës, ndahet komplet nga qafa e saj. Trupi i mitrës largohet nga abdomeni përmes copëtimit në formë të lëvoreve, sikur kur qërojmë mollën (me ndihmën e aparatit të quajtur thërrmues-morcellator).
Largimi komplet i mitrës: Hysterektomia komplete mund të bëhet komplet me LSK, andaj edhe është emërtuar TLH (Total Laparscopic Hysterectomy) ose pjesërisht me LSK e pjesërisht nga ana e vaginës (LAVH- lap. assisted vaginal HE).
Trajtimi operativ i sëmundjeve malinje gjinekologjike:
Vitet e fundit në vendet perëndimore, me avancimin e teknologjisë laparoskopike dhe përvojën e fituar me këtë formë operimi, gjithnjë e më shpesh dhe në shumë qendra, aplikohet operimi me anë të LSK edhe i sëmundjeve malinje gjinekologjike (janë operacione radikale që zgjasin me orë të tëra). Këtu duhet cekur operimin radikal të kancerit të qafës së mitrës i njohur si Operacioni Werthheim. Për të kryer një Werthheim op me LSK (TRLH= total radical Hysterectomy) si parakusht është eksperienca e ekipit operativ dhe posedimi i mjeteve moderne operative. Siç shihet në figurën e mëposhtme, për këtë nevojitet që të hapim më shumë vrima operative për të përdorur më shumë instrumente si dhe, krahas mjekut operator nevojiten edhe së paku 2 e nganjëherë edhe 3 mjekë - asistentë. Gjatë këtij operacioni largohet mitra në mënyrë radikale, të dy vezoret me tuba, e nganjëherë edhe nyjet limfatike në komblik dhe përgjatë enëve të mëdha të gjakut (aortës dhe venës kava deri në regjionin e venës së veshkave.

Përafërsisht i njëjti operacion kryhet edhe kur kemi diagnozën e kancerit të trupit të mitrës (Ca e endometriumit).

Pacientja 62 vjeçe me dg. karcinomë e endometriumit (G3); Op: Histerektomi totale radikale mezometriale (TMMR HE) me heqje të nyjeve limfatike pelvine dhe paraortale (Operator Dr.N.Shabani)
Te kanceri i vezores, LSK mund të përdoret vetëm si mjet diagnostikues. Në rastet kur Dg. e Ca. Sae. vezores është më se e sigurt, duhet të shkojmë me hapje të abdomenit.
Cilat janë përparësitë e operimit me LSK?
LSK është metodë kirurgjike invazive minimale. Përparësitë janë se pacienti në vend se të ketë një varrë të madhe në abdomen (qoftë prerje cezariane 10-12 cm ose prerje për së gjati të abdomenit-te sëmundjet malinje, prej fundbarkut deri disa cm mbi kërthizë), ka vetëm disa vrima, deri max 10 mm. Kjo rezulton në shërim të shpejtë dhe ulje të kohës së qëndrimit në spital (hospitalizimit). Pacientet me LSK, pra shkojnë më shpejtë në shtëpi, sesa pacientet e operuara me operacion të hapur. Studimet krahasuese kanë treguar se edhe sasia e gjakderdhjes gjatë operimit me LSK është më e vogël. Nga ana tjetër, koha e operimit me LSK është pak më e gjatë sesa ajo te operacionet e hapura (kjo varet nga aftësitë profesionale dhe shkathtësia e operatorit si dhe nga përgatitja teknike). Duhet theksuar se për mjekun operator, operimi i hapur është më i lehtë të kryhet sesa ai me LSK, por gjithnjë në rend të parë qëndron pacienti dhe me rastin e indikimit të formës së operimit, duhet të shkohet nga ajo që është më e volitshme për pacientin.
Sot, lirisht mund të themi se për operimet e vogla gjinekologjike, siç janë, heqja e vezoreve, cistet, shtatzënitë jashtë mitrës, nuk ka nevojë të hapet abdomeni, por duhet të kryhen me LSK. Ata gjinekologë që janë kundër LSK, nuk e zotërojnë këtë formë të operimit.
Te cilat paciente nuk preferohet kjo metodë operative?
Ekzistojnë një mori faktorësh të cilët e bëjnë Laparoskopinë si metodë operative tejet të vështirë e nganjëherë edhe të pamundshme. Këta faktorë duhet të merren në konsiderim me rastin e vendosjes se cilën formë të operimit do ta aplikojmë te sëmundjet e lartpërmendura. Këtu në rend të parë po përmendim rastin kur femra ka patur disa intervenime kirurgjike në regjionin e poshtëm të abdomenit dhe duhet të llogaritet se mund të hasim në shtim të indit lidhor dhe "ngjitje" të organeve në mes veti (p.sh. zorra me mitrën ose mitra me fshikëzën e urinës, etj) si pasojë e këtyre operacioneve. Po ashtu te femrat me peshë të shtuar mund të jetë laparoskopia e vështirësuar. Faktorë tjerë që flasin kundër aplikimit të LSK-së, janë sëmundjet e rënda koronare si dhe ato të mushkërive, siç është psh. Sëm. kronike obstruktve e mushkërive (COPD)
Cilat janë rreziqet e kësaj metode?
Laparoskopia si metodë operative nëse kryhet nga mjeku i trajnuar dhe me eksperiencë si dhe me mjetet teknike bashkëkohore, është intervenim kirurgjik i sigurt. Si te çdo operacion tjetër mund të paraqiten komplikime gjatë dhe pas operacionit, siç janë gjakderdhjet, infeksionet, tromboza, embolia si dhe lëndimi i ndonjë strukture fqinje në abdomen.
Si përfundim: Laparoskopia paraqet një formë të kirurgjisë invazive minimale ku me Laparoskop mundësohet shikimi i organeve të brendshme të organizmit dhe kryerja e një sërë operacioneve. Sot, përmes LSK mund të kryhen pothuajse rreth 90% e operacioneve gjinekologjike. Operimet me LSK u mundësojnë pacienteve qëndrim më të shkurtë në spital dhe shërim më të shpejtë.
Pothuajse të gjitha format e operimit me Laparoskopi të prezentuara lartë, kryhen nga unë pa problem edhe në Prishtinë (info. në tel. 044 677-333 ose me e-mail: drnshabani@hotmail.com)
Dr. Naim Shabani, është gjinekolog në Munih të Gjermanisë dhe bashkëpunëtor shkencor i klinikës Universitare LMU të Munihut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Aplikimi i Laparoskopisë në gjinekologji
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aplikimi i laserit në dermatologji
» Ndihma sociale, formulë e re aplikimi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Tema e Javës-
Kërce tek: