Hani pemë dhe perime - përshëndetuni nga kokëdhembja
Provoni fillimisht të ndryshoni ushqimet dhe mënyrën e jetesës, e më pas shkoni te mjeku.
Tanja Turunxhieva,
nutricioniste
vita.dietklub@gmail.com
044 274 553Nuk ka njeri i cili së paku një herë në jetë të mos ketë pasur kokëdhembje, edhe pse tek disa persona ajo është më e shpeshtë dhe më e fortë se tek të tjerët. Ka lloje të ndryshme të kokëdhembjeve, të cilat mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm.
Kokëdhembjet të cilat paraqiten ne periudhën paramenstruale janë rezultat i ndryshimeve hormonale tek femrat. Kokëdhembjet të shkaktuar nga ngarkesat psikike janë rezultat i stresit, ndërkaq kokëdhembjet migrenoze janë të natyrës gjenetike dhe paraqiten kur vjen deri tek zgjerimi i enëve të gjakut në tru. Nga një arsye ende e paqartë, migrenat atakojnë me shumë femrat se meshkujt.
Tek disa njerëz kokëdhembjet i shkaktojnë disa ushqime të caktuara - çokollatat, pijet që përmbajnë kofeinë, vera e kuqe, mishi i tymosur, aditivët që gjenden në ushqimet e përpunuara i takojnë grupit të ushqimeve që njihen për inicime të kokëdhembjeve.
Në rast se vëreni se pas konsumimit të ndonjë ushqimi të caktuar fitoni kokëdhembje, atëherë sigurisht se strategjia më e mirë është largimi nga këto ushqime.
Kalciumi dhe magnezi të cilët janë shumë të dobishëm, sidomos për simptomat paramenstruale, janë gjithashtu të dobishme dhe si preventive ndaj kokëdhembjeve.
Në rast se konsumoni mjaft pemë me bërthamë (arra, lajthia, bajame), fara dhe perime të gjelbra, apo jetoni në mjedis ku keni ujin e fortë, atëherë sigurisht se ju merrni sasi të mjaftueshme të kalciumit. Mirëpo, nëse nuk i konsumoni këto ushqime, atëherë është lehtë e mundshme se keni mungesë të magnezit. Në qoftë se konsumoni mjaft alkool apo përdorni diuretik, apo jeni grua me terapi hormonale, atëherë jeni më të rrezikuar që të keni mungesë të këtij minerali. Burime të mira ushqimore të magnezit janë: qumështi, bananja, krundet e grurit, kajsitë, etj.
Në rast se ushqimet e pasura me magnez nuk janë të pranishme në sasi të mjaftueshme në menynë tuaj të përditshme, dhe në fillim të çdo cikli menstrual fitoni kokëdhembje të mëdha, atëherë provoni të merrni shtesë të kalciumit dhe magnezit (500 mgr kalcium me 250 mgr magnez) shtatë deri në dhjetë ditë para fillimit të ciklit. Nëse mendoni se kokëdhembja juaj është e lidhur me stresin, atëherë provoni vitaminë B, që është shumë efikase në luftën kundër shqetësimeve dhe tejndjeshmërisë
Dhe ne fund, në rast se hetoni se po fillon kokëdhembja, atëherë provoni të parandaloni me një ilaç të vjetër shtëpie. Përgatitni një çaj të fortë nga nenexhiku, uluni në një kolltuk të rehatshëm, pini çajin ngadalë dhe relaksohuni. Shumë shpesh kjo është e mjaftueshme të mbajë dhimbjen e kokës larg jush.
Vërejtje: Kalciumi dhe magnezi në organizëm bashkëveprojnë në organizëm: është e nevojshme të merrni dy sasi kalcium dhe një sasi magnez. Sasia shumë e madhe e magnezit, mund të ndikoj negativisht në funksionimin e veshkës.
Ushqimet e rekomanduara
Konsumoni ushqime të pasura me magnez, arra, perime me gjethe dhe kalcium (prodhimet e qumështit jo të yndyrshëm, sardelet, bajame) dhe merrni vitaminë B kundër stresit. Pini çaj menta për qetësim.