Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Nuk luftohet me fjalë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Nuk luftohet me fjalë  Empty
MesazhTitulli: Nuk luftohet me fjalë    Nuk luftohet me fjalë  I_icon_minitimeWed Oct 27, 2010 5:58 am

Nuk luftohet me fjalë  F.1026181311967_mPas publikimit të Indeksit të Perceptimit për Korrupsionin nga organizata ndërkombëtare Transparency International, ku Kosova radhitet në vendin 110 në mesin e 178 shtetesh, ndryshe vendi më i korruptuar në rajon, kanë pasuar reagimet e organizatave joqeveritare vendore duke fajësuar institucionet për mungesë angazhimi kundër këtij fenomeni.
Që nga paslufta, të gjitha qeveritë, përfshirë edhe këtë aktualen, janë përfolur vazhdimisht për veprimtari korruptive, ndërsa “luftë kundër korrupsionin”, nuk ka bërë thuajse asnjëra prej tyre.

Lëvizja FOL shprehë shqetësimin e saj në lidhje me të dhënat që nxjerr raporti - nivelin e lartë të korrupsionit dhe shtrirjen e gjerë të tij në institucionet publike.

“Kosova portretizohet ndër vendet më të korruptuara në botë. Kjo renditje tregon që aferat korruptive, jo vetëm që janë duke e dëmtuar Kosovën nga brenda, por janë duke e dëmtuar edhe në planin e jashtëm”.

Sipas Lëvizjes FOL, ky Raport duhet të jetë një alarm për institucionet e Kosovës që ta luftojnë seriozisht korrupsionin, duke reduktuar kështu mundësinë e abuzimit me paranë dhe autoritetin publik në Kosovë.

Edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shfaq shqetësimin për rezultatet e indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2010 nga Transparency International.

“Ky raport e konfirmon shqetësimin tonë për nivelin e korrupsionit i cili është në rritje e sipër dhe që është një lajm mjaftë i keq për Republikën e Kosovës, e sidomos për faktin se të gjitha shtetet e rajonit e kanë përmirësuar pozitën e tyre në këtë indeks”.

Me këtë rast KDI i bene thirrje institucioneve të shtetit që t’i japin prioritet luftës kundër korrupsionit duke i bërë këto reforma: të garantohet pavarësia e medieve; të rritet transparenca e institucioneve; të reformohet dhe depolitizohet administrata publike; të forcohet gjyqësori dhe institucionet tjera te sundimit të ligjit; si dhe të kompletohet dhe zbatohet legjislacioni i nevojshëm kundër korrupsionit (ligji anti-mafia, ligji për konfiskimin e pasurisë, ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve).

Kosova bënë pjesë në grupin e shteteve që kanë nivel të lartë të korrupsionit, ku përfshihen: Zambia, Algjeria, Argjentina, Kazakistani, Moldavia, Senegali, Benini, Bolivia, Gaboni, Indonezia, Ishujt Solomon, Etiopia, Mali, Mongolia, Mozambiku, Tanzania, Vietnami, Armenia...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nuk luftohet me fjalë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  FJALË MES DY ZEMRASH !!
» Fjale te Urta Shqip
» Kompjuteri që të dënon për fjalë të pista
» Deda: Kosova me fjalë në BE, por është larg
» "Fjalori i gjuhës shqipe 2006" ka 7 mijë fjalë të reja shqip !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: