iliriana Studentë i FM-së
Postime : 3702
| Titulli: Los Angeles, 4 nëntor - Ylli i futbollist, David Beckham, ka zbuluar se e dëshiron shtetësinë e SHBA-së, por kjo nuk do të ndryshojë dëshirën e tij për të luajtur për kombëtaren angleze. Futbollisti i Los Angeles Galaxy, i cili jeton në Beverly Hills n Thu Nov 04, 2010 8:52 pm | |
| Prishtinë, 4 nëntor - Kombëtarja e Kosovës në disiplinat e Kick-boxit dhe Thai-Boxit u kthye nga kampionati botëror (WKA) i arteve marciale, mbajtur javën e kaluar në Edinburgh të Skocisë, me shtatë medalje, prej tyre 6 të arta dhe një të argjendtë. Me vetëm katër garues, kombëtarja e Kosovës mori gjithsej shtatë medalje, duke përsëritur kështu rezultatet e suksesshme nga garat e vitit të kaluar në Spanjë, kur nga atje pesë sportistë qenë kthyer me nëntë medalje. Kësaj here në garat e kampionatit botëror, në versionin WKA (World kickboxing and Karate Association), ku morën pjesë garues nga 60 shtete, Kombëtarja e Kosovës u prezantua në dy dispilina : Kick-Box dhe Thai-Box. Ilir Menxhiqi ishte fitues i vendeve të para në të dy disiplina deri në 60 kg dhe duke fituar dy tituj kampioni botëror në këtë kategori. Elvis Gashi gjithashtu u bë kampion botëror në të dy disiplina në kategorinë deri në 75 kg., Shefqet Mjekiqi fitoi medaljen e argjendtë në Kick Box, në kategorinë deri në 80 kg, kurse në kategorinë super të rëndë (+90kg), Ilir Canolli përsëriti rezultatin e vitit të kaluar nga Spanja, duke arritur të bëhet përsëri kampion bote në dy disiplina të kësaj kategorie. “Kombëtarja e Kosovës edhe kësaj here u prezantua në mënyrë të denjë. Shtatë medalje të fituara, gjashtë të arta dhe një e argjendit, është rezultat tejet i kënaqshëm për ne, kur kihet parasysh fakti se ne morëm pjesë me vetëm katër garues”, tha trajneri dhe përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në Kick-box the Thai-box Lutfi Menxhiqi. “Është për t'u vlerësuar lartë fakti se tre nga garuesit e kombëtares sonë kthehen nga kampionati botëror në WKA me nga dy medalje të arta në dy disiplina të ndryshme”, tha në fund Menxhiqi për dtt-net.com. | |
|