Astma bronkiale është sëmundje kronike që karakterizohet me rritjen e sensibilitetit të trakesë, bronkeve dhe bronkioleve ndaj shkaktarëve të ndryshëm, e cila shoqërohet me ngushtim të fortë të rrugëve të frymëmarrjes.Mr. sci. dr. Fatmir Ismaili,PulmologShkaktarët astmës bronkiale atopike janë :
* alergjenët e ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit, (pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje)
* trashëgimia
* poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagëtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmë rrobat me furçë, pastaj edhe pluhuri i shtëpisë).
* Pirja e duhanin, kafja, alkooli, lëngjet e gazuara, etj.
Shkaktarët e astmës bronkiale joatopike janë :
* ngacmuesit jospecifikë si, infeksionet, inhalimet ngacmuese të gazrave
* mikroorganizmat, që ndodhen te pluhurat e shtëpisë
* lagështia, presioni atmosferik, tymrat dhe ndotësit e ndryshëm
* streset emocionale
* ilaçet
* ushqimet, viruset e ndryshme
Mekanizmi i sulmit akut astmatik shoqërohet me:
* ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes,
* hipersekretim të gjëndrave të mukozës
* ënjtje të membranës mukozale dhe të murit bronkial.
Astma bronkiale shoqërohet me triasin e simptomave
* tajitje e tepruar e sekretit në rrugët e frymëmarrjes
* frymëmarrje e vështirësuar
* kollë me këlbazë
* zhurmë fishkëllyese, gurgulluese.
Statusi astmatik
Statusi astmatik paraqet formën më të rëndë të sulmeve astmatike e cila zgjat më tepër se 24 orë dhe është rezistent në përdorimin e medikamenteve-bronkodilatatorë.
Shkaktarët e sulmeve astmatike mund të janë si pasojë e obstruksionit të bronkeve të vogla ose bronkioleve.
Obstruksionin bronkial e shkaktojnë tre faktorë:
* kontraksioni
* hiperaktivitetit i muskulaturës bronkiale, (Bronkospazmus)
* edema mukozës bronkiale
* hipersekretimi
Faktorët produktivë të cilët favorizojnë sulmin asmatik janë: infeksionet e traktit respirator (infeksionet virusale), thithja e mjeteve irrituese (ajri i ndotur tymi i cigares) pluhuri dhe gazrat, thithja e polenit dhe e substancave dëmtuese kimike, thithja e ajrit të ftohtë, ngarkesat emolionale, streset, medikamentet (salicilatet, antireumatikët josteroidë).
Bronkospazmi paraqitet për shkak të ngacmimit refleksiv të n. Vagusit (ose nëse shkaktari vepron në muskulaturën e bronkeve). Është i mundshëm kombinimi i dy mekanizmave. Status asmatikus e ndeshim shpesh te të rriturit me shenja të keqësimit progredient të bronkospazmit edhe krahas mjekimit, në këto mund të zhvillohet: hipoventilimi pulmonal, dhe insuficienca respiratore.
Ekzistojnë dy forma statusi astmatik:
* Forma e parë paraqitet si pasojë e infeksionit, paraprak janë gjendjet febrile, dhe
* Forma e dytë fillon shpejt me atak astmatik frymëzënie dhe nuk mund ta prevenojnë as mjetet e rëndomta që përdoren për mjekimin e sulmit astmatik.
Që të dy format shoqërohen me pamjaftueshmëri të rrugëve të frymëmarrjes dhe me ndryshime të rënda në përmbajtjen e gazrave në gjakun arterial, si dhe me ndryshime kardiovaskulare, neurologjike dhe psikiatrike.
Simptomat dhe shenjat e sëmundjesI sëmuri është në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të theksuar, i shqetësuar, merr pozitë të detyruar, pozitë gjysmë ulur, lëkura është e zbehtë cianotike, shpesh kollitet pa mundësi të nxjerrjes së sekretit. Frymëmarrja është e dëgjueshme, fishkëllyese, gurgulluese me eksperium të zgjatur. Me shfaqjen e përgjumësisë, shumë shpejt paraqitet cianoza, me ndryshime në ritmin e zemrës takikardia dhe me rënie të shtypjes arteriale, këto janë shenja paralajmëruese për rrezikimin e jetës së të sëmurit.
Te format e lehta të sulmit astmatik zhvillohet dispnea, shqetësimi, i sëmuri është i drejtuar në kohë dhe në hapësirë:
Te format e rënda të sulmit astmatik – i sëmuri është shumë i shqetësuar, nuk është i orientuar në kohë dhe në hapësirë ose është somolentë, ndërsa.
Te format më të rënda të sulmit astmatik i sëmuri ndodhet në gjendje kome.
Pulsi është i shpejtuar rreth 100 në minutë, frekuenca e punës së zemrës është nën 80 në minutë dhe paraqet si një parashenjë për arrest kardiopulmonal ose frekuenca e punës së zemrës mund të arrijë deri në 110 min. Frekuenca e frymëmarrjes mund të arrijë mbi 25 respiracione në minutë. Shtypja e i gjakut mund të jetë pak e ngritur ose në vlera normale. Mund të paraqitet hipotensioni që është shenjë e keqe. Nëse fëmija ose personat e rinj nga të dhënat e marra, që edhe më parë kanë pasur herë disa sulme astmatike si: frymëmarrje të vështiruar e dëgjueshme, fishkëllyese, gurgulluese me eksperium të zgjatur mund të bëhet fjalë për astmë. Por duhet të kemi kujdes te fëmijët dhe të personat e moshuar sulm astmatik, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, se mund të bëhet për mbyllje të rrugëve të frymëmarrjes nga trupat e huaj, bronhitisi, etj. Trupat e huaj në rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët mund të japin pasqyrën klinike të sulmit astmatik.
Ndihma e parë
* ABC…
* Vlerësoni shkallën e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të sëmurit
* Vlerësoni shkallën e gjendjes së vetëdijes
* Masat parandaluese të sulmeve astmatike përfshijnë mënjanimin prej të gjithë shkaktuesve të mundshëm.
* Hapeni dritaret dhe siguroni ajër të pastër
* Të sëmurin vendosni në pozitë gjysmë ulur
* Bëni pyetje, se mos ka përdorë aspirinë beta bllokatorë.
* Eliminoni lagështirën, sidomos në dhomat e gjumit, ambientet e pa ajrosura mirë dhe me myk
* Gratë shtatzëna nuk duhet të qëndrojnë në ambiente me tym duhani
* Fëmijët e vegjël nuk duhet të qëndrojnë në ambiente ku pihet duhan
* Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet.
* Të sëmurët që kanë kollë të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.
* Jepni të përdor pompën inhaluese, në këto momente mund t’i ndihmojë të sëmurit shumë.
* Ftoni në ndihmë Entin e Ndihmës së Shpejtë që të sëmurin me sulm astmatik ta dërgoni në Entin shëndetësor për trajtim të mëtutjeshëm.