Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosova nuk është harruar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Kosova nuk është harruar Empty
MesazhTitulli: Kosova nuk është harruar   Kosova nuk është harruar I_icon_minitimeSun Nov 14, 2010 9:22 am

Kosova nuk është harruar F.1113223832969_m
Kosova nuk është harruar, por janë disa kushte që duhen kryer nga autoritetet kosovare. Kështu ka deklaruar komisionerja e Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom, lidhur me procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën, e cila tashmë ka mbetur e vetmja në rajon e izoluar nga pjesa tjetër evropiane.
“Kosova nuk është harruar. Sigurisht që një ditë kjo do të vlejë edhe për të. Janë disa kushte të cilat duhen parë nga autoritetet kosovare. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë për t’i ndihmuar dhe unë shpresoj se shumë shpejt ne do të nisim dialogun me Prishtinën për procesin e liberalizmit të vizave”, ka thënë Malmstrom të shtunën në një intervistë për Deutsche Welle.

Komisionerja Malmstrom në këtë intervistë përmendi disa nga argumentet kyçe që e bënë Bashkimin Evropian të marrë vendimin e liberalizmit të vizave për në zonën Schengen për qytetarët nga Shqipëria.

“Qysh kohë më parë Bashkimi Evropian ka vendosur se nëse dëshirojmë që e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor të jetë brenda këtij Bashkimi atëherë liberalizmi i vizave përbën një hap në këtë drejtim. Ka pasur shumë kërkesa, shumë kushte në lidhje me këtë. E keni parasysh, ato që kanë të bëjnë me kontrollin e integruar të kufijve, përmirësimin e legjislacionit, pajisjen e shtetasve me dokumente identifikimi dhe udhëtimi jashtë vendit me standarde evropiane, çështje që kanë lidhje me kooperimin ndërrajonal”.

“Shqipëria i ka patur të qarta ‘detyrat e shtëpisë’ për të gjitha problemet. Ne veç raportimeve që kemi pasur nga zyrtarët shqiptarë në Bruksel i kemi bërë këtyre informacioneve për ecurinë dhe një lloj kryqëzimi me të dhënat që kanë mbledhur përfaqësuesit tanë direkt në terren. Ajo që dua të theksoj është se pas gjithë këtij bashkëpunimi të ngushtë në mënyrë të natyrshme erdhëm tek situata aktuale: Shqipëria i plotësoi të gjitha ato dhe ne për këtë arsye morën vendimin për vizat”.

Ditë më parë zyrtarët evropianë kanë përsëritur se Kosova do ta ketë udhërrëfyesin që më pas të fillojë dialogu për liberalizimin e vizave vetëm atëherë kur të ketë përparim në riatdhesimin dhe ri-integrimin e të zhvendosurve, në luftën kundër korrupsionit dhe menaxhimit të integruar të kufijve. Brukseli ka vlerësuar se Prishtina ka bërë përparim në hartimin e legjislacionit, por jo edhe në zbatimin e tij, që siç është thënë për të parë rezultatet në praktikë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova nuk është harruar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova multietnike, përrallë që duhet harruar
»  Kosova është e lirë, nëse është plotësisht demokratike
» Për KFOR-in Kosova është një dhe e pandashme
» BE: Kosova është një njësi doganore
»  Kosova s’është gati për zgjedhje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: