Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Krasniqi padit Thaçin për shpifje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Krasniqi padit Thaçin për shpifje Empty
MesazhTitulli: Krasniqi padit Thaçin për shpifje   Krasniqi padit Thaçin për shpifje I_icon_minitimeWed Nov 17, 2010 10:42 am

Krasniqi padit Thaçin për shpifje 17florin_4
Prishtinë, 17 nëntor - Kandidati për deputet i Lëvizjes “Vetvendosja”, Florin Krasniqi ka dorëzuar në Gjykatën Komunale të Prishtinës padinë kundër kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, në të cilën ka thënë se ai shpif rëndë. Padia ka të bëjë me një komunikatë të lëshuar për media më 5 nëntor të këtij viti.

Florin Krasniqi, shqiptaro-amerikani i kthyer në Kosovë dhe kandidat i Lëvizjes “Vetëvendosje” për deputet, ka vendosur ta padisë kryeministrin e vendit në largim, Hashim Thaçi, njofton portali “Zhurnal”.

Kjo padi bëhet ndaj tij në cilësinë e liderit të PDK-së, për shkak se disa ditë më parë, përmes një komunikate për media, kjo parti e ka akuzuar rëndë Krasniqin.

PDK-ja ka akuzuar Florin Krasniqin që njihet si “Pullazxhiu i Amerikës” që ka ndihmuar me armë dhe para luftën e UÇK-së, për shumë vepra që fillojnë nga pastërtia e moralit të tij dhe familjes, e deri te akuzat për vrasje.

Këto akuza, kishin pasuar një ditë pasi Krasniqi kishte mbajtur një konferencë për media në selinë e Lëvizjes “Vetëvendosje” duke akuzuar pushtetarët aktualë si persona të implikuar me vjedhje dhe të korruptuar.

Por pas akuzave të rënda të bëra nga PDK-ja në adresë të tij, Krasniqi kishte paralajmëruar se do të ngre padi në Kosovë dhe SHBA ndaj PDK-së, për siç ka thënë ai, shpifje.

Hapin e parë duket se Krasniqi ka vendosur ta ndërmarrë sot. Ai ka njoftuar mediat se rreth orës 11, do të paraqes padi private ndaj Hashim Thaçit, kryetar i PDK-së.

“Të mërkurën, më 17 nëntor, në ora 11.00, Florin Krasniqi do të mbaj një prononcim për media para Gjykatës Komunale në Prishtinë, lidhur me padinë e tij të deponuar kundër kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi”, thuhet në njoftim.

Florin Krasniqi ka thënë më parë se do ta padisë PDK-në edhe në Gjykatën Supreme të New -Yorkut, i bindur se do të dalë fitues në këtë proces dhe kështu siç ka thënë ta bankrotojë partinë, që aktualisht është më e madhe në vend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krasniqi padit Thaçin për shpifje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krasniqi padit Thaçin në gjykatë
» Haxhiu padit Florin Krasniqin
» Stojanovic Beogradit: Mos po e doni Thaçin për ministër?
» “Më përgjojnë kur flas me Thaçin”
» Presidentja takon Thaçin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: