Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kriminalizimi i politikës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Kriminalizimi i politikës Empty
MesazhTitulli: Kriminalizimi i politikës   Kriminalizimi i politikës I_icon_minitimeFri Nov 19, 2010 7:13 am

Ende pa u zbehur shija e hidhur e Raportit të progresit, nga klasa politike kosovare nisi “të shkruhet” raporti i ri, tmerrësisht negativ... Dy janë faktet që Raportin për vitin 2011 e bëjnë të jetë edhe më i zi se ky i vitit 2010. E para, i shikoni listat për deputetë të disa partive politike se si duken - si të ishin lista të Interpolit dhe, e dyta, një gazetare e humbi punën dhe u kërcënua nga bossët politikë të PDK-së, sepse ka bërë, thjesht, një pyetje



Sinjale të tmerrshme po jep Kosova vetëm pak ditë pasi Raporti i progresit i Komisionit Evropian u lexua si regres i madh nga partitë opozitare dhe nga shoqëria civile.
Porse leximi progresiv iu bë nga pushteti, i cili madje e ka fabrikuar një akuzë të rëndë pikërisht ndaj disa individëve nga shoqëria civile se kinse ata po e shajnë Kosovën jashtë dhe po bëjnë raporte negative për të në emër të asociacioneve prestigjioze ndërkombëtare. Ende pa u zbehur shija e hidhur e Raportit të progresit, nga klasa politike kosovare nisi “të shkruhet” raporti i ri, tmerrësisht negativ...
Dy janë faktet që Raportin për vitin 2011 e bëjnë të jetë edhe më i zi se ky i vitit 2010. E para, i shikoni listat për deputetë të disa partive politike se si duken si të ishin lista të Interpolit dhe, e dyta, një gazetare e humbi punën dhe u kërcënua nga bossët politikë jo vetëm të mediumit ku ajo punonte, sepse ka bërë, thjesht, një pyetje.
Dhe pyetja e Sebahate Shalës drejtuar Andy Sparksit, ambasadorit britanik dhe zëvendësshef i EULEX-it, kishte të bënte pikërisht me nominimin në lista të disa figurave publike që janë duke u hetuar nga EULEX-i, por jo vetëm nga PDK-ja, ishte e pakëndshme për drejtuesit e mediumit që është i afërt me PDK-në. Shala mori një potpuri sharjesh e kërcënimesh dhe si “shpërblim” për fjalën e lirë, ajo humbi punën. Vetëm para një ose dy vjetësh zëdhënës të PDK-së e të Qeverisë së Kosovës thoshin se ka boll liri shtypi dhe liri shprehjeje në Kosovë, kurse të njëjtit tashti fajin ia hedhin shoqërisë civile apo kritikëve të shoqërisë kinse ata vetë po shkruakan raporte për Kosovën të cilat pastaj editohen nga organizata e asociacione ndërkombëtare
Nëse liderët e dy partive politike (LDD dhe “Vetëvendosje!”) janë dënuar me kusht, kurse lideri i AAK-së është në një proces gjyqësor para Tribunalit të Hagës dhe ata pa asnjë mëdyshje u prijnë listave të partive të tyre dhe nëse në listën e PDK-së dhjetëra persona të tjerë që kandidojnë për deputetë popullorë janë dënuar më parë për vepra penale ose janë nën hetime të EULEX-it, qoftë për krime ordinere, qoftë aso politike apo ekonomike, e disa të tjerë nuk guxon t’i hetojë askush, atëherë qysh është e mundshme që Kosova të marrë raporte pozitive nga Brukseli, qoftë për liberalizim vizash, apo për nisje të negociatave me BE-në për marrje të statusit të vendit kandidat, dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimi Evropian?
Nëse vetëm pas pak ditësh që merr një raport negativ, Kosova nis t’ia marrë fytyrën vetes, qoftë me lista të inkriminuara për pushtetin e ardhshëm, qoftë me ndjekje gazetarësh, ajo do të fundoset thellë e më thellë në pashpresë, do të mbahet në izolim dhe me gjasë do të sundohet nga pushtete autoritariste...
Çka mund të shkruaj në këso raportesh kur krahasuar me listat për deputetë në vitin 2007, që ishin lule e dritë, listat për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit dëshmojnë një shkallë të lartë të penalizmit madje edhe kriminalizimit të politikës.
Të hysh në garë demokratike për t’u zgjedhur deputet (e kush e di edhe kryetar shteti, ministër a kryeministër), kur mbi supe bart një aktakuzë, qoftë ajo edhe për mosvënien e rripit të sigurisë në veturë, e të mos flasim kur je ndjekur penalisht, apo ndiqesh për vjedhje të buxhetit të shtetit apo për vrasje, kjo absolutisht jo vetëm që cenon etikën e pushtetit, por mund të degradojë në dhunë. Pa dashur që të paragjykoj asnjëri, të ketë bërë ose jo ndonjë vepër kriminale, derisa këtë s’e ka thënë me verdikt ndonjë gjykatë, kjo që po ndodh me demokracinë kosovare nuk ka të bëjë tutje vetëm me etikën e pushtetit, por edhe me mundësinë që zyrat publike të shtetit të bien në duar të krimit të organizuar.
A nuk është dështim i etikës së pushtetit në Kosovë kur shumë politikanë, në luftën për pushtet, kanë vënë në zbatim mjete të palejueshme morale, kërcënime dhe fyerje si ato ndaj Shalës, ndjekje dhe vrasje të kundërshtarëve politikë, si edhe vjedhje të parasë publike, pra pasurimi nga zyra.
A nuk ishte bartësi i listës së PDK-së ai që si kryeministër e pati marrë timonin e luftës kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit?
E qysh ai mund ta bëjë këtë luftë kur e rrethojnë figura që dyshohen për këso veprash?
Me këso listash për deputetë, që mund të gjenden vetëm në zyrat e FBI-së ose të Interpolit, përfundimisht Kosova po e instalon krimin në pushtet, duke i dhënë botës demokratike mesazhet më të mbrapshta që mund të imagjinohen.
Ç’është e vërteta, befason rasti i Albin Kurtit, që është deklaruar për dekriminalizimin e politikës, ndërkaq që ai vetë i prin listës së partisë së tij. Ai në këtë rast nuk bëri përjashtim, po sillet krejtësisht njëjtë, sikur ata që dikur i shante.
Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje!", në qershor 2010, ishte dënuar me nëntë muaj burg me akuzën "pengim i personit në kryerjen e detyrës zyrtare” në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dhe menjëherë ishte liruar në shtëpi, me arsyetim të kësaj Gjykate se ai më herët ka mbajtur 11 muaj burg, i llogaritur si paraburgim. Para këtij gjykimi pata shkruar se ndjekja ndaj Kurtit duhet të ndalet, sepse është politike dhe tash, pikërisht ai, në vend se të jepte mesazhin se do të angazhohet për gjyqtarin e pavarur e jo për gjyqe politike, dha mesazhin se është i njëjtë me të tjerët. Pavarësisht se penalizmi i tyre është i dallueshëm, qoftë për nga pesha e veprës, qoftë për nga konteksti.
A nuk do të jepte një shembull shkollor të etikës së pushtetit Kurti po të tërhiqej nga lista? Sigurisht se po. Po pse e bëri këtë? Sepse po e bëjnë të gjithë. E me çka dallohet pra Albin Kurti nga politikanët e tjerë kosovarë? Për etikë të pushtetit? Jo.
Nexhat Daci, po ashtu. Ai mund të bërtasë tërë ditën se momenti për gjykimin e tij ishte interferim i drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe shumëkush mund të mos jetë dakord me këtë ironi fati, kur ata që vjedhin milionat nga arka e shtetit ngrihen lart e më lart në pushtet, kurse ky dënohet për 1 500 euro. Natyrisht se vendimi është i drejtë, zyrtari duhet të dënohet qoftë edhe për një cent, mirëpo për çfarë etike pushteti mund të flitet kur njeriu të cilit i është dokumentuar dhe ka marrë një dënim për abuzim me paranë publike hyn në garë për t’u bërë sërish zyrtar i lartë politik, pra për ta drejtuar shtetin.
Mostërheqja e tij nga gara zgjedhorë flet për një shembull të keq, që mund të mësohet në shkolla si rast klasik i politikanit pa etikë.
Dhe në fund Ramush Haradinaj. Konteksti kosovar i lirisë kombëtare është shumë i rëndë. Por kjo nuk do të thotë se kosovarët duhet t’i sjellin në krye të shtetit njerëzit që kanë pasur ose kanë probleme me drejtësinë ndërkombëtare.
Vënia e tij në krye të listës së AAK-së, është cenim i rëndë i etikës së pushtetit, ndonëse ligji nuk ia ndalon këtë, përderisa nuk është dënuar, sepse parimi se askush nuk është fajtor përderisa nuk është provuar fajësia para gjyqit.
Listat për 12 dhjetor përfundimisht u dëftojnë kosovarëve se kjo klasë politike nuk e ka ndërmend që të vendosë standarde demokratike.
Kosovarët që i votojnë këto lista vetë po e kriminalizojnë shtetin dhe pushtetin e tyre.
Kosova nuk do të zgjedhë as këtë herë pushtet me duar të pastra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kriminalizimi i politikës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Prishtina, peng i politikës
» “Bosët” e palëkundshëm të politikës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: