Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ferguson, "i vjetër" për t'u pensionuar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Ferguson, "i vjetër" për t'u pensionuar Empty
MesazhTitulli: Ferguson, "i vjetër" për t'u pensionuar   Ferguson, "i vjetër" për t'u pensionuar I_icon_minitimeSat Nov 20, 2010 9:06 am

Manchester, 19 nëntor - Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, thotë se është "tepër i vjetër" për t'u pensionuar nga futbolli. Ferguson që i mbush 69 vjeç në dhjetor, planifikon të vazhdojë edhe më tutje si trajner i Unitedit, në të cilën skuadër gjendet që nga viti 1986.
"Pensionimi është për njerëz të rinj. Unë jam tepër i vjetër për t'u pensionuar. Unë nuk mund të bëjë asgjë tjetër në këtë moshë. Derisa të kem shëndetin do të vazhdoj punën. Familja ime do të marrë vendimin për pensionimin tim", ka thënë Ferguson, përcjellin mediumet angleze të enjten.
Në mediumet angleze ishte shkruar se Ferguson mund të pensionohet në fund të stinorit. Por, ai nuk e ka ndërmend të bëjë këtë.
Ferguson ishte gati t'i thotë lamtumirë futbollit në vitin 2002, por ndërroi mendje. Më pas me Unitedin e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2008, trofe të cilin e kishte fituar edhe në vitin 1999. Pikërisht në vitin 2008 ai kishte festuar edhe gjysmëshekulli në futboll, kur kishte debutuar me Queen's Parkun si 16-vjeçar më 15 nëntor të vitit 1958.
Ai ka pranuar se stili i tij si trajner ka ndërruar në 36 vite që kryen këtë detyrë.
Ai kishte drejtuar më herët edhe skuadrat skoceze si East Stirling, St Mirren, Aberdeen dhe Përfaqësuesen e Skocisë.
"Bota ka ndryshuar e kështu edhe qasja e lojtarëve. Unë jam duke u përballur me qenie më të thyeshme njerëzore se që jam mësuar. Ata janë lojë e prindërve të tyre modern, agjentëve dhe nganjëherë edhe të imazhit të tyre. Ata duhet që të shihen me tatuazhe dhe vathë. Disa lojtarë madje edhe qajnë tash në zhveshtore - Bryan Robson, kurrë nuk kishte qarë. Është një botë tjetër për mua, kështu që më duhet të adaptohem. Nuk ka asgjë të keqe që të humbim toruan nganjëherë, nëse është për arsye të drejtë", ka thënë Ferguson.
Fergusoni njëherësh vlerëson privilegj që po punon me pronarët amerikanë të klubit Glazers.
"Ata kurrë nuk më kanë penguar punën time. Ndoshta jam në një pozitë të privilegjuar. Disa pronarë fusin 'hundët' në skuadër, pasi investojnë shumë para. Nëse njerëzit janë të suksesshëm në biznes, nuk do të thotë se do të jenë të suksesshëm edhe në një klub futbolli", ka thënë Ferguson.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ferguson, "i vjetër" për t'u pensionuar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letërsia e vjetër
» Çifti më i vjetër në botë
» Ferguson: Jam pranë Lindegaard
» Ancelotti: Nuk dua postin e Ferguson
» Mourinho: Do ta kthej Kakanë e vjetër

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajme nga Sporti-
Kërce tek: