Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Promovohet Regjistri i barnave në Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Promovohet Regjistri i barnave në Kosovë Empty
MesazhTitulli: Promovohet Regjistri i barnave në Kosovë   Promovohet Regjistri i barnave në Kosovë I_icon_minitimeThu Nov 25, 2010 5:23 pm

Në një konferencë për media, të mbajtur të mërkurën në Ministrinë e Shëndetësisë, u promovua Regjistri i barnave 2010. Sekretari permanent në MSH, Ilir Tolaj, tha se në dhjetë vjetët e pasluftës, sektori farmaceutik në Kosovë i është nënshtruar një veprimi kaotik dhe si pasojë e kësaj, Kosova është bërë vend i përshtatshëm për zhvillimin e tregut të zi me barna dhe produkte mjekësore.
“Barnat e shumta pa afat, cilësia e dyshimtë e tyre dhe tendenca e vazhduar e një kategorie përfituesish që furnizimin e popullatës e kanë parë si mjet për të përfituar për vete, kanë bërë që të kemi një gjendje të vështirë në sektorin e barnave, një gjendje ku vazhdimisht sfidohet ligji, kriteret dhe standardet e furnizimit, distribuimit dhe disperzimit të barnave”, tha ai.
Prandaj, ka theksuar Tolaj, regjistri i promovuar dhe që i përmban ekskluzivisht vetëm barnat të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës, pra ato barna që kanë autorizim për marketing dhe ato që i kanë të plotësuara kushtet për import të kushtëzuar, do të jetë një arsye më shumë për profesionistët që të zbatojnë praktikat e mira në sektorin farmaceutik dhe në të njëjtën kohë, kjo do të jetë një edhe vërejtje për përfituesit e paligjshëm të cilët duhet të ndërpresin veprimet e padrejta dhe të përfitojnë në llogari të sëmurëve.
Ai tha se ky regjistër duhet të jetë pjesë e tavolinës së punës së mjekëve, farmacistëve dhe profesionistëve të tjerë, me qëllim që përfundimisht të fillojë të vendoset rregulli në sektorin farmaceutik dhe atyre që sfidojnë ligjin dhe rregullin do t’u ngushtohet hapësira e veprimit.
Dr. Rexhep Hoxha nga Instituti i Farmakologjisë i Fakultetit të Mjekësisë, tha se ky regjistër i inkuadron të gjithë faktorët relevantë të sektorit farmaceutik në këtë fazë dhe duke qenë se si i tillë regjistri përmban disa elemente qenësore si janë emri gjenerik i barit, grupi farmakoterapeutik, ATC Kodi, kategorinë e përdorimit, mënyrën e ndikimit, dozimit dhe kundërindikimit, do të jetë i një dobie te veçantë për profesionistët , duke futur kështu në kornizë përshkrimin e vetëm atyre barnave nga profesionistët, të cilat janë të regjistruara.
Ai tha se dobitë nga ky regjistër janë të shumëfishta, ndërsa shfrytëzimi i regjistrit do t’i mundësojë Inspektoratit Farmaceutik që ta luftojë më me sukses tregun zi.
Regjistri zyrtar i barnave është rezultat i punës së një Komisioni prej 15 profesionistësh shëndetësor, të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe bashkëveprim i ngushtë i Shoqatës Farmaceutik që është edhe botuese me Agjensionin Kosovar për Produkte Mjekësore, Fakultetit të Mjekësisë-Institutit të Farmakologjisë dhe profesionistëve shëndetësor.
Ky është botimi i parë i Regjistrit, përmban 494 faqe dhe autorë të tij janë prof. Dr. Rexhep Hoxha, mr.sc. dr. Shaip Krasniqi dhe mr.ph. Arianit Jakupi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Promovohet Regjistri i barnave në Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Trajtimi i vartësisë ndaj barnave
» Në Shqipëri rriten 10 për qind çmimet e barnave
» Përdorimi i drejtë i barnave: analgjetikët, antipiretikët dhe antireumatikët
» Infrastruktura në Kosovë
» Sa lehtë me hy në Kosovë!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: