| Mjeksia-Grup
| Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare | |
| | Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Sat Dec 11, 2010 10:41 am | |
| 1. Zone e Laberise: Ne zonen e laberise, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin. Fjalen e marteses e jepnin prinderit e tyre. Diten e dasmes, krushqit vinin me kuaj per te marre nusen ( nuk e di vinin me arme apo jo, sepse shkrehja e armes kur merrej nusja ka qene zakon ne disa krahina).
Nusja vinte hipur mbi kale, me koken te mbuluar me duvak ( ne jug quhet ndryshe, por nuk me kujtohet), dhe kalin ia jepte babai, ishte pjese e pajes se saj. Kur nisej me krushqit per ne shtepi te burrit, zakoni ka qene qe ta shoqeronte nje mashkull nga familja, zakonisht vellai i vogel.
Kishte dhe nuse qe vishnin fustan te bardhe e vello, por tradita ka qene citjane te kuqe atllasi ose mendafshi, dhe xhoke te qendisur e te shndritshme, shami me temina, dhe koken te mbuluar me duvak. Floket dhe gishtat i lyenin me kena.
Menuja tradicionale ka qene mishi i pjekur ne hell, bageti pra, me yshmer, nje gatim me miell misri, gjalpe te pjese te brendshme bagetie.( keto di une, por ka dhe te tjera ).
Embelsira tradicionale ka qene revania.
Organizimi i dasmes behej nga nje djale i ri i fisit, i ngarkuar prej te zotit te shtepise, qe kujdesej per misherat ne hell, cilesine e pjekjes se tyre, gatimet, sistemimine miqve ne tryeza etj ( nqs kujtoni Birce haskon tek filmi Malet me blerim mbuluar, ajo eshte tmam ashtu sic ka qene zakoni). Grate e burrat uleshin mbi shilte te mira, ne dhoma te vecanta.
Kenga e vallja nuk pushonin deri vone, e rakia derdhej lume. Nje zakon shume karakteristik i kesaj zone ka qene, kur krushqit shkonin te merrnin nusen, zakoni e donte te ishin prezent njerez shume te zgjuar e te shpejte ne te menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njeri tjetrin, nga ana e njerezve te nuses dhe dhendrit , qe hidheshin e priteshin sa nga njera ane ne tjetren dhe qe ishin te krijuara aty per aty dhe qe donin pergjigje te shpejte, PSH:
Njerezit e nuses: NUSJA JONE E MIRE E MIRE, DHENDERI SI KEC I SHTIRE.
Njerezit e djalit: DHENDERI YNE KALLEP SAPUNI, NUSEJA SURRAT MAJMUNI.
Mos qeshni, keshtu ka qene tradita, keto ishin pjesa me me humor e dasmes, ku duhej te krijoje vargje bukurie per nusen e te ulje dhendrin apo kenge trimerie per djalin e te ulje nusen.
Dhe ne fund vjen nata e pare e marteses Ne nje pjese te jugut ka qene zakon qe nusja naten e pare duhet te flinte jo me dhendrin, por me nje femije te vogel, djale, nga fisi i tij, sepse ne besimin popullor, keshtu nusja do te lindte djem. ne nje pjese tjeter, nusja e dhendri mbylleshin ne dhome per 3 ore dhe tere kete kohe perpara deres se dhomes se tyre, fisi kendonte e kercente, thurnin vargje humoristike qe i flisin me ze te larte, duke ngacmuar dhendrin e nusen, e keshtu vazhdonte derisa pas ca oresh kendonin:
A NA BERE GJE O DHENDER-O? Dhe dhenderi duhet te dilte jashte me nje cope te bardhe te lyer me boje te kuqe, per te simbolizuar virgjerine e nuses se tij ( ishte boje, jo gjak)
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Sat Dec 11, 2010 10:42 am | |
| 2. Zona e Korces: Korca i ruan traditat e saj te lashta edhe sot e kesaj dite... ndoshta me shume sesa qytetet e tjera. Atmosfera e dasmes fillon qe nje jave para, te hene. Fillojne pergatitjet, njerezit jane nga sjane vijne dhe cdo nate benim darke, mblidheshim te gjithe. Te merkure meret paja e nuses dhe ne shumicen e rasteve i mbledhin te gjithe femijet e malles dhe vene marin pajen. Kur niset makina hedhin sheqerka dhe oriz. Me pas behet adeti i zenjes se bukes me qiqra. Te gjithe grate mblidhen ne dhome reth e totull dhe kendojne dhe femijet e shtepise e shtypin nganjehere qiqren dhe me pas grate fillojne te zene buken dhe e lene te vije deri te nesermen ne mengjes. Te enjte cupkat me mesallkat e reja vene te shpijen buken ne furre.
Te premte zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojne. Gjithashtu te premte shpihet kungulli me vere nga nusja. Pastaj te shtune eshte dasma e nuses dhe te djele dasma e dhendit. Kur vene dhendri me te afermit te marin nusen te djele, i vellai i nuses ose nje nga djemte e shtepise qe kane caktuar te kryeje kete detyre i ve lulken dhendit dhe kur takohen vellai i jep nje dacke ne faqe dhendrit ( me demek qe dhendri tja mbaje mire motren ... ta kete parasysh dacken qe ka ngrene ) dhe dhendri i fut ne xhep para vellait te nuses ne kete moment ... Me pas para se te ngrihen te gjithe dhe te marin nusen vllami hedh para dhe te gjithe i shikon ne dysheme qe i mbledhin ku rane e ku s'rane, gjithashtu vllami i ndron dhe kepucet nuses ... i vesh kepuce te reja ne porosi.
Pastaj merret nusja dhe kur degjohet burria e makinave e gjithe malla ka dale jashte te shikojne nusen. Kur hyj nusja te dera i vene dy buke me qiqra nen sqetull ( qe nusja te jete pjellore) dhe vjerra ja ben gishtin nuses me mjalte ben kryqin lart te dera qe te bekoje shtepine dhe te jete e embel.
Ortodokset e kane qe vene ne kishe dhe vene kurore, e cila eshte nje ceremoni e vecante, ndersa myslimanet i vene unazat ne shtepi kur vene marin nusen, Dhe krushkat kendojne ( epo keto krushkat moj sa te mira moj sa te mira na e mbushen cupen me lira moj me lira).
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Sat Dec 11, 2010 10:42 am | |
| 3. Zona e Shkodres: Familja ja nisen pregatitjeve muaj perpara, ne radhe te pare me rrobat e nuses. Nje jave para dasmes mblidhet gjithe fisi cdo nate ke djali, eshte nje atmosfere e papare. Nderkohe qe vajza eshte te dajat deri tre dite para dasmes. Cifti dy-tre jave para dasmes nuk eshte i lejuar te shihen.
Te enjten shkojne ca gra te fisit te djalit tek nusja per ta pare dhe po ashtu per ti cuar dhuntine: kjo permban fustanin e nuserise dhe cdo gje qe mund ti duhet diten e dasmes. Po ashtu dhe dhuratat per familjen e nuses dhe per nusen, nga far e fisi i djalit. Po te njejten dite, mbasdite, shkojne ca gra tek familja e djalit me dhurata per gjithe fisin e djalit nga familja e vajzes.
Te premten ne darke ose te shtunen, vine ca njerez te djalit te marrin pajen e nuses. Keto burrat jane brenda ndersa familja e nuses ven cdo gje brenda ne makine. Ne momentin qe keto burrat dalin dhe duan te hipin ne makine gjejne nje cun te vogel ne makine i cili (sipas zakonit) nuk zbret nga makina pa i dhene para. Keto burrat provojne ne fillim me pak para dhe e pyesin te mjaftuan? Dhe ky cuni natyrisht nuk zbret derisa te kete duart plot me para.
Te premten cojne nusen ne parukieri, dhe te premten ne darke vine gjitha shoqet e nuses me dhurata. Te shtunen familja e vajzes ka pregatitur dasmen ne te cilen eshte i ftuar vetem dhenderri (nga ana e cunit), kurse gjithe te tjeret jane te vajzes. Kercejne, hane pine… (fustani i nuses eshte ndryshe nga ai i dites qe vjen)
Te dielen naten nusja serish ne parukieri, qe te kete nje pamje tjeter.
Kurse cunit i sjellin berberin ne shtepi, i prejne floket (zakon) i heqin mjekren. Pastaj e ema i ven kollaren dhe i vesh xhaketen.
Afersisht ne 10.00 mberrin djali me te tijet qe te marre nusen. Normalisht kane orkester me vete, kercejne tek shtepia e goces. Ndersa ca burra nder to dhe dhenderri jane brenda. Vjen momenti per te dalur nusja, nga shtepia e nxjerr vellai dhe daja (nese nuk ka vella nje djale axhet). Tek oborri del dhenderri dhe merr nusen nga krahu.
Kur mberrijne tek shtepia e dhenderrit, i mbulojne me oriz e karramele. E ema i pret tek dera me buken, qe ta vere nen doren e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses ne mjalt dhe ndesh cepin e deres.
Me vone i vene nuses nje cun ne preher, ajo ka nje molle dhe corape pastaj per te. Ne vazhdim cifti eshte vetem derisa te filloje “dasma” e vertete. Ato mberrijne me vonese si gjithmone, ka shume pak njerez dhe shoqeri te vajzes. Ne momentin qe cifti kercen i mbulojne me para.
Ajo qe ka ngelur nga mbremja eshte e ciftit pastaj.
Ne mengjes nusja cohet ne 5.00 te pregatise kafene per vjerren dhe vjerrin. Dhe po ashtu terholle byrekun, e cila natyrisht qe nuk di (ne shumicen e rasteve) por e ben e vjerra. Pastaj kur vine njerez i thone ”byreku i nuses”.
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare Sat Dec 11, 2010 10:42 am | |
| 4. Zonat e Tepelenes: Dasma ne zonat rurale eshte nje eveniment i rendesishem, qe kerkon pergatitje dhe perkushtim. Ftesat nuk egzistojne sepse miqve u cohet llaf me lajmes.
Proekupimin me te madh e ka pergatitja e ushqimit. Hapi i pare eshte zgjedhja e mishrave, qe duhet te jene kryesisht desh kopeje, dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg per mik te ftuar. Hapi i dyte eshte rakija, ajo duhet te jete e forte dhe llogaritet te jete min 2L per person. Sa per pjesen tjeter te ushqimit nuk ka shume rendesi. Nqs jane plotesuar ketu kushte krijohet ideja qe dasma po nis mbare. Me pas zgjidhen personat qe do te pjekin Mishin ne Hell dhe keta duhet te jene expert, ndryshe miqte do te jene te pakenaqur. Me pas behet plani i uljes se miqve. Shtrimi behet ne dy ane, ne nje ane grate dhe ne nje ane burrat. te krijohet ideja qe dasma eshte vetem ngrenija, dhe vajza qe martohet eshte thjesht nje kukull keto momente qe zeri nuk i degjohet dhe e qeshura kursesi nuk ze vend ne fytyren e saj.
Dasmen e hap i zoti i shtepise ku uron te gjithe per ardhjen, dhe e mbyll fjalen "Ua shperblefsha ne femijet Tuaj".
Dolline e pare duhet ta marri krushku me i fresket i familjes, dhe pergjate nates dollia vazhdon sipas nje riti te vjeter ku askush s'ka te drejte ta prishi perndryshe kjo mund te coje ne permbysjen e tavolines, dhe dasmes gjithashtu. Bejtet jane pafund dhe ketu Burrat tregojne kush eshte me i forte dhe me i zgjuar. Nqs dikush nuk mund te pije aq sa i kerkohet, ose nuk di ta ktheje bejten, ai nuk eshte burre ato momente aq sa do te perflitet per kohe e kohe. Kenget jane ato polifonike te tradites, nderprere tek-tuk nga orkestra qe duket se ka thjesht rol plotesues.
Dhe dasma vazhdon deri sa me te fortet te mposhten. Pas dasme, te henen gjithe miqte duhen te pijne kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojne per jete te lumtur. Me pas hapet paja ku nje i aferm do te tregoje se c'ka sjelle nusja, dhe dhuratat per njerezit e burrit.
Ndryshe ndodh ne qytet. Dasma rrjedh normalisht si ne gjithe qytetet e Jugut, e hareshme me kenge, valle ku cifti eshte qendra e vemendjes, dhe kenget vallet, romuzet gjithshka u dedikohet atyre. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare | |
| |
| | | | Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|