Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kur fillojnë përgatitjet e vajzës për martesë?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kur fillojnë përgatitjet e vajzës për martesë? Empty
MesazhTitulli: Kur fillojnë përgatitjet e vajzës për martesë?   Kur fillojnë përgatitjet e vajzës për martesë? I_icon_minitimeWed Dec 29, 2010 11:25 am

Nga: Suzana Tafa
Dasma karakterizohet nga urime të shumta dhe gjithë pjesëmarrësit buzëqeshin optimistë duke uruar çiftin për sukses dhe lumturi.

Kështu, nusja e bukur kalon disa ditë të gëzuara dhe e ndjen veten tepër të lumtur e më pas kalon në një fazë tjetër, ku ka shumë përgjegjësi dhe detyra. Pra, asaj i bie mbi shpatulla një rol tepër i rëndësishëm, për të cilin ndoshta është e papërgatitur.

Pas martesës, asaj i bien në sy shumë gjëra që mund të jenë të panjohura për të dhe shpesh drejtohet dhe pyet nënën e saj: Si t'ia bëj me këtë e atë? Ku ta vendos këtë? Si...?

Pra, nusja në ditët e para të martesës, në vend që të jetojë disa ditë e qetë dhe e lumtur në shtëpinë e re ku duhet të mbizotërojë stabiliteti sentimental dhe qetësia shpirtërore, ajo është tepër konfuze dhe në merak të vazhdueshëm duke pyetur për çdo gjë të re që has.

E dashur!

Përgatitjet për martesë nuk fillojnë vetëm në kohën e dasmës, por vajza duhet të njihet më parë mbi përgjegjësitë e saj për të qenë e gatshme dhe të jetë vetë e zonja për t'i përballuar vetë problemet e saj.

Përsa i përket kësaj çështjeje, për të qenë vajza e përgatitur dhe të ketë një eksperiencë të mjaftueshme për jetën bashkëshortore, pyetëm një grup vajzash. Më poshtë po japim mendimet e tyre në lidhje më këtë temë.

Ndjenja e përgjegjësisë

Një vajzë 20 vjeçare mendon se ajo vajzë që është e zgjuar njihet më çështjet shtëpiake pas martesës duke pasur parasysh natyrën e saj femërore dhe domosdoshmërinë e ndjenjës së përgjegjësisë.

Eksperienca të humbura

Rregullimi i punëve shtëpiake është çelësi i suksesit për të mos e ndier veten ngushtë përpara bashkëshortit dhe familjes së tij.

Një vajzë tjetër thotë se, edhe nëse nuk ekziston eksperienca dhe kultura e duhur për jetën bashkëshortore, ajo është e sigurtë se këto probleme nuk janë aq të vështira, përkundrazi ato janë të lehta, veçanërisht nëse gjendet fryma e mirëkuptimit me bashkëshortin dhe ndihma paraprake e nënës. Pra, në këtë mënyrë të gjitha problemet do të gjejnë zgjidhjen e duhur.

Momentet e vështira mund të shndërrohen dhe në momente kënaqësie dhe çlodhjeje

Nusja duhet që të ambientohet shpejt në shtëpinë e re, dhe të dy bashkarisht me burrin duhet të marrin pjesë në ato momente që në pamje të parë duken të vështira, duke i shndërruar momente të tilla në momente gazmore dhe çlodhëse. Ajo duhet ta ndjejë se është pjesë e asaj bashkësie dhe të gjitha ato punë për të cilat po flasim nuk janë aq të rëndësishme për ecurinë e jetës së lumtur bashkëshortore, veçanërisht kur ndërmjet tyre ndërthuren dashuria dhe respekti reciprok.

Nga ana tjetër ka pasur disa opinione të kundërta me ato që u parashtruan

Elementet parësore në jetë

Një ndër të intervistuarat ishte e mendimit se është e domosdoshme që vajzat të mësojnë elemetet parësore të jetës, sidoqoftë puna nëse në të ardhmen mban përgjegjësi të familjes apo jo. Pra, vajza duhet të mësohet për ekonominë e shtëpisë, administrimin e saj, racionimin e kohës, formimin e lidhjeve shoqërore dhe nga ana tjetër mësimin e artit të gatimit dhe çështje të tjera shtëpiake.

Gjykimi jepet për momentet e para

Një vajzë tjetër mendon se nusja nuk duhet të jetë indiferente ndaj këtyre çështjeve duke reaguar në mënyrë negative, por ajo duhet të jetë e mirëinformuar dhe të dijë t'i drejtojë punët e shtëpisë përpara se ajo të martohet. Kjo duhet bërë që ajo të mos bjerë në ndonjë pozicion të ngushtë para burrit, familjes apo miqve të tyre.

Momentet e para, pozitive apo negative, janë ato që formojnë një imazh, që nuk shuhet lehtë.

Ka gjëra që në jetën praktike konsiderohen si thelbësore dhe vajza duhet t'i perfeksionojë ato, vëçanërisht kur ajo është në prag të jetës bashkëshortore. Ndër to janë pritja e mysafirit, njohja e detyrave shoqërore, sjellja në mënyrë të këndshme me familjarët, interesimi për anëtarët e familjes që nuk janë të pranishëm etj. Po ashtu, ka disa çështje të tjera që janë të dorës së dytë, të cilat ajo i mëson pas martesës me kalimin e kohës.

Largimi nga monotonia

Vajza duhet t'i mësojë prioritetet e jetës bashkëshortore dhe kështu ajo është më e qetë, i përshtatet më mirë kërkesave të burrit të saj dhe duhet të përpiqet që të përmirësohet duke mësuar sa më shumë gjëra të reja për ta larguar sa më tepër monotoninë nga jeta e saj bashkëshortore.

Jeta bashkëshortore nuk është fushë me lule

Martesa nuk është rrugë e shtruar me trëndafila dhe as përjetim i ëndrrave të muajit të mjaltit. Nuk është se do të veshësh çdo gjë të modës së fundit apo gjithmonë shëtitje dhe udhëtime të këndshme. Nuk është periudha që do të blesh ç'të të shohin sytë. Martesa, mbi të gjitha, është përgjegjësi dhe detyrat qëndrojnë mbi të drejtat e individit. Për këtë, vajza duhet të përgatitet për këtë periudhë me njohuri të mjaftueshme, duke marrë njëfarë përvoja nga nëna e saj dhe duke u munduar të përfitojë sa më shumë nga motrat e saj apo nga shoqet, për çdo nevojë që ka.

Problemi qëndron se pjesa më e madhe e vajzave nuk e ndiejnë këtë përgjegjësi. Përgjithësisht, vajzat në periudhën paramartesore kanë prioritet përgatitjen e pajës dhe përgatitjen për ceremoninë e martesës, duke harruar nga ana tjetër përgjegjësitë e tyre pas martesës.

Prandaj, është detyrë për vajzat që të planifikojnë një pjesë të kohës së tyre për të mësuar gjërat kryesore të jetës bashkëshortore, të cilat do t'u vlejnë më vonë. Për këtë ato koknsultohen më tepër me nënat e tyre, të cilat kanë përvojë të gjatë në jetën bashkëshortore dhe kanë se ç'tu mësojnë fëmijëve të tyre. Vetë nëna luan një rol të rëndësishëm dhe e ka për detyrë që ta mësojë vajzën e saj për çdo gjë që ajo di , duke e nxitur dhe duke i dhënë këshilla. Kjo e ndihmon vajzën të fitojë këto njohuri më herët dhe vetë nëna është më e qetë kur vajza ua ka marrë dorën më mirë këtyre çështjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kur fillojnë përgatitjet e vajzës për martesë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çifti izraelit ia vë emrin vajzës Like
» Dëmtimet e mushkërive fillojnë në mitër
» Kosova nis përgatitjet për ta paditur Serbinë
» Tradita e propozimit për martesë
»  Modelet e grindjeve në martesë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Traditat edhe Zakonet-
Kërce tek: