Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Lëvizja 2010 - Pjesa e katërt

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Dugi™
WebMaster
WebMaster
dr.Dugi™


<b>Postime</b> Postime : 574

Lëvizja 2010 - Pjesa e katërt Empty
MesazhTitulli: Lëvizja 2010 - Pjesa e katërt   Lëvizja 2010 - Pjesa e katërt I_icon_minitimeWed Dec 29, 2010 6:24 pm

Qershor 2010



2 qershor - Shoqatat e dalura nga lufta e Thaçit për interesa personale

Të ashtuquajturat “Shoqata të dalura nga lufta e UÇK-së”, respektivisht udhëheqjet e tyre të ngushta, me reagimin e tyre të sotshëm ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! vetëm sa e kanë përforcuar mendimin tonë se, në të vërtet, ato nuk kanë mbetur gjë tjetër veçse Shoqata të dalura nga lufta e Hashim Thaçit për interesa personale. Përkundër anëtarësisë së thjeshtë dhe luftëtarëve të devotshëm të lirisë, familjet e të cilëve jetojnë në kushte të rënda ekonomike, udhëheqësit e këtyre shoqatave nuk dallojnë shumë nga shoku i tyre kryeministër i cili i ka futur në qeveri. Në këtë reagim, të cilit do t’ia kish lakmi çdo zyrtar i UNMIK-ut, duke aluduar në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, thuhet se gjithçka ndodh në protesta në të cilat nuk është lajmëruar policia, përgjegjësinë e marrin organizatorët. Ky formulim e nxjerr udhëheqjen e këtyre shoqatave në të njëjtën anë kriminale me vrasjet e UNMIK-ut më 10 shkurt 2007. Ky qëndrim i bën fajtorë vetë Arben Xheladinin dhe Mon Balajn për vrasjet që iu bënë atyre nga UNMIK-u dhe me bekimin e Grupit Negociator të Kosovës, pjesë e të cilit ishte edhe shefi i shoqatave, Hashim Thaçi. Lëvizja VETËVENDOSJE! i thërret Shoqatat le të mos frikësohen nga hetimet e EULEX-it. Asnjë shok i tyre politikan nuk do të arrestohet.E Shoqatat, nëse përnjëmend janë Shoqata të UÇK-së, duhet të distancohen nga ata që e kanë shitur luftën çlirimtare për interesa personale dhe që e kanë çarmatosur e shkatërruar UÇK-në.

4 qershor - Krimineli nuk mund të vinte pa mbrojtjen e KFOR-it

Më 1998-99 Miloje Miletiqi ka qenë pjesë e ushtrisë e cila ka bërë dëbimin, spastrimin etnik, masakrimin dhe gjenocidin mbi popullin shqiptar të Kosovës. KFOR-i vazhdimisht i ka toleruar strukturat kriminale paralele të Serbisë në Kosovë. Por gjatë udhëheqjes së Markus Bentlerit, madje, edhe ka penguar shqiptarët e Kroit të Vitakut të kthehen në shtëpitë e tyre.

4 qershor - Komunikata e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në UP

Pas ankesave të shumta të studentëve dhe duke ditur gjendjen e rëndë në Universitetin e Prishtinës, Qendra STUDIM KRITIKË VEPRIM e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka bërë monitorimin e orëve mësimore në fakultetin Juridik, Ekonomik dhe Filozofik që do të duhej të mbaheshin nga profesorët e Universitetit të Prishtinës.Monitorimi ka filluar më 4 Maj 2010 (dita e parë e punës e muajit Maj) dhe ka mbaruar më 31 Maj 2010.



7 qershor - Eksploatimi i mbrojtur me ligj

Cinizmi, në këtë rast në formën e mbulesës ndaj krimit, i Qeverisë së Kosovës nuk duket se ka të ndalur. Si krimi ashtu edhe cinizmi nxorën kokën rishtazi përmes projekt ligjit të punës. Se ky ligj i propozuar është vërtetë cinik. Cinizmi që e përcjell këtë ligj është mjaft i thjeshtë dhe i dukshëm. Quhet ligj pune, por në të vërtet, dënon punëtorin, duke e shpërblyer punëdhënësin. Ligji nuk e mbron punëtorin nga përjashtimi nga puna, që është një prej rëndësive bazë që ligji i punës duhet të ketë; nuk e cakton pagën minimale në Kosovë, duke ia hapur, kështu, rrugën uljes së vazhdueshme dhe të pandalshme të rrogave në vend; e mban në minimum pushimin e lehonisë (3+3 muaj) gjë që cenon të drejtën dhe mirëqenien e grave duke i vendosë ato padrejtësisht para alternativës - fëmijë apo karrierë, alternativë kjo më e dëmshmja për një shoqëri; nuk parasheh fond social e as fond të papunësisë, që do ta zbusnin sado pak varfërinë, etj. E vetmja gjë e mirë në këtë ligj është orari i punës që caktohet në 40 orë në javë, gjë që ka qenë e përcaktuar edhe më rregullore të UNMIK-ut, si dhe pagesat e obliguara për orë shtesë.



7 qershor - Kthimi i së kaluarës

Vizita e Princit anglez të Kentit, Michael, i cili kishte ardhur ne Kosove për ta kërkuar Trepçën bazuar në marrëveshjen për koncesion të cilën anglezët e kishin arritur në vitet 1920 me qeverinë e atëhershme të Nikolla Pashiqit.

Një pasuri që nuk dekolonizohet, është e pakuptimtë të mos kolonizohet. Dhe Trepça në shumë aspekte është shëmbëlltyrë e nevojës së madhe që ka Kosova për dekolonizim. Kosovës i nevojitet, si asgjë më shumë, kontrolli sovran mbi resurset natyrore dhe kapacitetet zhvillimore, në mënyrë që ta kemi të mundur zhvillimin. Pa këto e kemi të sigurt varfërimin. Se po qe se nuk përfitojmë ne nga pasuritë tona, do të përfitojë dikush tjetër. Qeveria e Kosovës, por edhe ato të kaluarat, nuk janë, e as që kanë qenë, të interesuara që pasuritë e Kosovës të vihen në shërbim të popullit. Dhe është e pritshme që, pasi filluan t’ia japin ato me koncesion, atëherë në tavolinë shumë lehtë do të vendosen kërkesa tjera për koncesione shtesë. Ndërkohë që mostrajtimi i çështjes së kolonizimit të Kosovës nga Serbia, dhe përmes saj, do të na kthejë në vazhdimin e zbatimit të vendimeve jo vetëm të Millosheviqit, por, tash po shihet, edhe Pashiqit.







10 qershor - Atë që nuk e bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani

Në Prizren u mbajt demonstrata e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me moton “Për identitet dhe dinjitet kombëtar”. Kjo demonstratë u mbajt për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e emblemës komunale të Prizrenit, në të cilën paraqitet shtëpia e Lidhjes së Prizrenit. Demonstrata filloi në sheshin kryesor të qytetit dhe në të morën pjesë rreth 5,000 vetë. Në demonstratë fjalë rasti mbajtën : Faruk Dakaj, Glauk Konjufca, Gani Krasniqi dhe Hysamedin Feraj. Simbolikisht para Kuvendit Komunal te Kosoves u ngulit ne mur emblema e mirëfilltë e qytetit të Prizrenit.





12 qershor - Fjalimi i Dardan Molliqajt i mbajtur në konferencën për shtyp të 12 qershorit 2010

Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka përvjetorin e pestë. Pesë vite më parë, po në këtë ditë, ne u themeluam. E veçanta e themelimit tonë është se u ngjizëm në aksion.

Më 12 qershor 2005 në ora 12:00 ne shkruam për herë të parë parullën JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE! në murin e madh që UNMIK-u kishte vendosur në qendër të Prishtinës për ta ndarë veten edhe fizikisht nga ne

Ishte koha kur përgatiteshin negociatat e Kosovës me Serbinë, për statusin e Kosovës,

Këto negociata përfunduan me Planin e Ahtisaarit. E ky Plan u shndërrua në bazën juridike të secilit zhvillim politik në Kosovë pas miratimit të tij nga Kuvendi i Kosovës

Ne si Lëvizje do të shtrihemi dhe organizohemi në mbarë Kosovën. Ne kemi filluar një fazë të ristrukturimit para disa muajëve. Kemi një statut të ri, dhe po ashtu Lëvizjen e kemi strukturuar në komitete të cilat merren me politikat e Lëvizjes si dhe sekretariatet që e mirëmbajnë organizatën.

12 qershor - Fjalimi i Albin Kurtit i mbajtur në konferencën për shtyp të 12 qershorit 2010

Për pesë muaj me radhë kishim diskutim të brendshëm lidhur me pjesëmarrjen e Lëvizjes sonë në zgjedhje në të ardhmen. Nëpër të gjitha instancat dhe qendrat e VETËVENDOSJE!-s janë paraqitur përparësitë dhe mangësitë, dobitë dhe dëmet e pjesëmarrjes, përkatësisht mospjesëmarrjes, në zgjedhje

Kemi vendosur, në parim, për pjesëmarrje në zgjedhje në të ardhmen. Pra, përveçqë tashmë nuk e përjashtojmë mundësinë e pjesëmarrjes, po ashtu mendojmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Lëvizja VETËVENDOSJE! deri më tani shpesh e ka zvogëluar dhe e ka ngadalësuar të keqen. Tani po vjen koha edhe që ta ndalim atë. Por, jo vetëm kaq. Do të përpilojmë programe shumë konkrete se si të ecim përpara.





12 qershor - Arrestohet Albin Kurti

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës ndërhynë dhunshëm në zyren qendrore të Levizjes VETËVENDOSJE! dhe me këtë rast arrestuan 6 aktivistë të Lëvizjes në mesin e të cilëve edhe Albin Kurtin. Gjatë dhe pas ndërhyrjes policia lëndoi rëndë aktivistët Salih Zyba dhe Frashër Krasniqi, të cilën u rrahën në stacion policor.



13 qershor - Demonstratë

Intervenimi brutal nga njësia speciale e policisë e Kosovës të shtunën në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, dëshmon se pushteti aktual, në vend se të luftojë krimin e organizuar, lufton organizimin popullor. Ndërhyrja e djeshme e policisë ishte jashtëzakonisht e dhunshme. Ne iu bejmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve që e kanë nënshkruar peticionin dhe atyre që nuk kanë pasur mundësi, që ditën e gjykimit ndaj Albin Kurtit të dalin në demonstratë. Demonstrata do të mbahet në ditën e gjykimit të Albini, pra më 21 qershor, përveç nëse gjyqi mbahet edhe më herët, për çka ne do t’ju lajmërojmë me kohë



14 qershor - Gjatë seancës së sotme kundër Albin Kurtit, u tërhoq akuza e parë

Seanca gjyqësore e paraparë për 21 qershor, u mbajt të hënën me 14 qershor.Gjatë seancës së sotme kundër Albin Kurtit, u tërhoq akuza e parë "Tentim për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm".

Me heqjen e kësaj akuze, trupi gjykues synon ta zhvillojë gjykimin e Albin Kurtit edhe pa prezencën e avokatëve. Pjesa e papërfunduar e seancës do të zhvillohet nesër me 15 qershor.



14 qershor - Seanca e fundit në gjyqin kundër Albin Kurtit

Seanca e fundit në gjyqin kundër Albin Kurtit u zhvendos përpara datës së planifikuar fillimisht më 21 qershor. Ky ndryshim i orarit ka ndodhur pas ndërhyrjes brutale të policisë së Kosovës të shtunën, më 12 qershor në zyrën e Lëvizjes. Kjo seancë që nuk u përfundua dje vazhdoi sot dhe Paneli gjykues mori vendimin se Albin Kurti ishte fajtor për pjesëmarrjen dhe udhëheqjen e një turme e cila ka penguar personat zyrtar për kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Albinin e dënuan me 9 muaj burg, por u lirua nga mbajtja e dënimit, pasi ai kishte vuajtur rreth 11 muaj në burg dhe arrest shtëpie më 2007, nën urdhërat e UNMIK-ut.



17 qershor - PDU viziton VETËVENDOSJE!-n

Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nga radhët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet (PDU), së bashku me shumë bashkëpunëtorë të tyre vizituan sot Lëvizjen VETËVENDOSJE! në selinë e saj qendrore në Prishtinë.



19 qershor - Këshillat kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit mbajnë takim të përbashkët në Prishtinë

Përfaqësues të Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit nga Prishtina, të atij nga Tirana, si dhe të Këshillit nga Tetova dhe të atij nga Presheva, vizituan sot zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me ç‘rast u takuan me Albin Kurtin dhe Liburn Aliun.





23 qershor - Pushtimi i tregut të Kosovës nga mallrat serbe, dëmi politik dhe ekonomik që këto i sjellin Kosovës

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u mbajt tribuna e dytë e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, që për temë kishte pushtimin e tregut të Kosovës nga mallrat serbe dhe efektin që ky pushtim e ka në ekonominë dhe politikën e Kosovës. Tribunën e hapi Visar Ymeri, drejtues i Komitetit për Ekonomi ne Levizjen VETËVENDOSJE! i cili tregoi se Serbia përveç strukturave paralele, është e pranishme edhe në tregun e Kosovës me mallrat e saj. Ai prezentoi në mënyrë kronologjike se si nga viti 1999 e deri më 2009 Kosova ka importuar mall nga Serbia në vlerë prej 1 miliardë e 683 milionë eurosh. Për më keq kjo shumë paraqet vetëm mallrat e regjistruara nga Dogana e Kosovës, e që është vetëm një pjesë e gjithsej mallrave të importuara.



Më pas fjalën e mori Faton Mehmetaj, drejtor i Institutit për Gjeopolitikë dhe Siguri, i cili foli kryesisht mbi rrezikun që këto mallra i kanosin shëndetit të popullatës në Kosovë. Ai e potencoi sigurinë ushqimore si një ndër kryesoret e sigurisë publike të një vendi. Meqenëse mallrat kryesore serbe janë ushqimore dhe produkte barërash, kjo paraqet një rrezik të veçantë për popullatën e Kosovës.

Tribuna u përcoll nga numër i madh i audiencës, të cilët paraqitën shumë pyetje.



25 qershor - Kur institucionet kërkojnë vazhdimin e paligjshmërisë

Autoritet Rregullativ i Telekomunikacionit ka paralajmëruar prapë heqjen e antenave të telefonisë mobile të Serbisë, të cilat tash e 10 vite funksionojnë në territorin e Kosovës.

Dëmtimi gradual i PTK-së megjithatë dihet prej nga vjen – prej vendimeve të dëmshme politike, e jo prej ndonjë pamundësie të menaxhimit të pronës publike, siç po na thuhet.

Prania e këtyre antenave në territorin e Kosovës, përveç që është e jashtëligjshme, është edhe e dëmshme. Kompanitë serbe të telefonisë mobile gjenerojnë profit, dhe këtë në dëm të Valës, duke e shtrirë rrjetin e tyre edhe në territorin e Kosovës. Ato nuk e shtrijnë rrjetin për t’i respektuar të drejtat e njeriut, por për respektin që kanë për bilancin e tyre financiar. Përveç kësaj antenat janë cenim i drejtpërdrejtë i sovranitetit (i cili qartazi ekziston vetëm formalisht në Kosovë) të vendit, sepse dhënia e së drejtës për antena të telekomunikacionit është e drejtë ekskluzive e institucioneve vendëse. Sa kohë që këtu vendosin antena secila kompani që ia ka ënda, atëherë Kosova na del të jetë një territor i lirë, i hapur për pushtim. Dhe pikërisht këtë duket ta kërkojnë ICO-ja, KFOR-i dhe Qeveria e Kosovës.





Korrik 2010







9 korrik - Aksioni kundër statutit të ri komunal që e ndanë Gjilanin

Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s bllokuan me trupat e tyre hyrjet e Kuvendit komunal të Gjilanit. Bllokimi u bë për ta penguar miratimin e statutit të ri komunal i cili e legalizon ndarjen e Gjilanit. Ndarja e Gjilanit dhe zvogëlimi i komunës po bëhet nga një grusht njerëzish të shitur dhe pa u pyetur populli i kësaj komune. Kur erdhën deputetët komunalë në orën 12:00 e gjetën objektin e komunës të bllokuar nga aktivistët e VETËVENDOSJE!-s. Por së shpejti erdhi njësia e zagarëve të politikës – njësia speciale e policisë, të cilët nëpërmjet disa ndërhyrjeve të dhunshme ua hapën rrugën deputetëve dhe Qemajl Mustafës, shumë prej të cilëve zgërdhiheshin deri sa policia speciale kryente dhunën e porositur politikisht.

Kuvendi Komunal sot e ka votuar vetëm nismën për ndryshimin e statutit të Gjilanit, e jo siç ishte planifikuar, ndryshimin e statutit dhe të kufijve komunal. Ndërkohë që mbledhja që ishte paraparë të mbahej më 10 shtator është shtyrë për afat të pacaktuar. Kjo është edhe një dëshmi se rezistenca e aktivizimi qytetar gjithnjë sjell rezultate.







14 korrik - Big Brother is watching you!

Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjatë aksionit të radhes kanë shkruar parullën “Big Brother is watching you!”, në billbordat me reklama të KFOR-it.

Arsyetimi:

KFOR-i të shikon. Qoftë edhe nëse je duke kaluar qaste intime me partnerin sikur në reklamë. Ai është kudo. Dhe vjen me helikopter. Të shikon me dylbi. Ai është Vëllai i Madh. Ani pse është strukturë më e vogël: KFOR-i është më i shpejtë se kurrë. KFOR-i të shikon deri në hollësitë më të imëta. …



15 korrik - Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti, organizon Ekspozitë dhe Ndejë.

Ekspozita me fotot e aktiviteteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që nga themelimi i saj, u hap në ora 12:00 para Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, ndërsa Ndeja filloi nga ora 19:00, ku mori pjesë edhe Albin Kurti.





19 korrik - Bashkatdhetarët dhe Kosova, për njëri tjetrin

Të hënën më 19 korrik 2010, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u mbajt tribuna e tretë e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Temë e kësaj tribune ishte: “Bashkatdhetarët dhe Kosova, për njëri tjetrin”

Në prani të një audience të përbërë kryesisht nga bashkatdhetarë nga mërgata, tribuna u hap nga Liburn Aliu, drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Liburni në fjalën e tij, trajtoi kontributin e bashkatdhetarëve në të shkuarën, duke i cilësuar ata si pjesë aktive e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë, duke përfshirë edhe vullnetarët në luftën e fundit si dhe kontributin financiar në të gjitha periudhat e përpjekjeve të popullit tonë për liri. Ndihmën financiare që bashkatdhetarët sjellin sot, në fakt mbulojnë dështimet e Qeverisë së Kosovës. Pothuaj të gjitha të ardhurat nga diaspora sot përdoren për të ekzistuar, pra në konsum, dhe vetëm 3% të tyre në investime.

Më pas fjalën e mori Florin Krasniqi, veprimtar i çështjes kombëtare dhe biznesmen i suksesshëm në SHBA, i cili në prezantimin e tij tregoi për nivelin e organizimit të mërgatës shqiptare në ShBA, si dhe për kontributin e diasporës që e ka dhënë për vendin në momente tejet të vështira. Florini potencoi se kontributi i disporës për vendin konsiston në dy nivele: niveli familjar dhe niveli kombëtar. Sot kontributi i bashkatdhetarëve në nivelin kombëtar është në minimum për arsye të neglizhencës dhe mospërfilljes që Qeveria e Kosovës ka treguar në raport me diasporën. Kjo neglizhencë ka rezultuar në mungesën e një organizimi të mirëfillt në baza kombëtare, rreth të cilit do të mblidhej diaspora shqiptare për t’i mbrojtur interesat e tyre në vendet ku jetojnë, por edhe në Kosovë.





21 korrik - UP = Universitet Publik jo Privat

Aktivistët e Qendrës STUDIM KRITIKË VEPRIM kanë reaguar kundër vendimit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për rritjen e pagesës së semestrit në të gjitha nivelet akademike. Të mbledhur para Rektoratit ata kanë shkruar parullën: ”UP = Universitet publik e jo privat



23 korrik - Opinioni i pritshëm i GjND-së

Opinioni i GJND-së mund të përmblidhet në tri pika kryesore:

a) Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelë të drejtën ndërkombëtare.

b) Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkelë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

c) Kjo pavarësi nuk e shkelë Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë.





Gusht 2010



19 gusht – 5 VJET ORGANIZIM DHE BALLAFAQIM - Drenas

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, me rastin e shënimit të 5 vjetorit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë komunë ka organizuar një sërë aktivitetesh





20 gusht - 5 VJET ORGANIZIM DHE BALLAFAQIM – Gjilan

Me këtë rast u organizuan një sërë aktivitetesh, ndër të cilat:

Aktivitet për bojkotimin e produkteve të Serbisë.

Ekspozitë me fotografi të 5 viteve të veprimtarisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Përmbledhje të fotografive të ndryshme të qendrës së Gjilanit të cilat do të shfaqen me projektor.

Ndejë në lokalin “CENTER” në lagjen Dardania 1 rr. 3 me rock Grupin nga gjilani “B.o.g” dhe shfaqja e filmit dokumentar “10 Shkurti”(35 min.)





Shtator 2010







1 shtator - Shiten shitësit

Politikanët që po na e shesin pronen shoqërore e puble në një aksion simbolik, në ankand ofrohen për shitje.

Ky konglomerat politikanësh e krerësh institucionalë janë kreu i menaxhimit me pronën publike. Qëllimi i tyre kryesor ka qenë keqdrejtimi i qëllimshëm i saj me çka e kanë vazhduar dhe përshpejtuar degradimin e kompanive publike të Kosovës, duke e pasuruar kështu veten dhe duke i varfëruar kompanitë (të cilave ua kanë ulur skajshmërisht vlerën). Këta janë antiekonomikë, saktësisht e kundërta e prodhimit, proces ky i cili synim kryesor e ka rritjen e vlerës. Kjo është plaçkitje e pronës publike për ta shtuar atë private. Këta politikanë deri tash vetëm kanë marrë prej Kosovës duke mos i dhënë asgjë asaj e as popullit.



3 shtator - U formua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti

Ne Viti u formua Këshilli i parë për zhvillimin e qendrës së Lëvizjes VETËVËNDOSJE!, në kuadër të strukturimit të saj gjithandej nëpër Kosovë. Ky këshill do të ketë për obligim formimin e pikave të VETËVENDOSJE!-s nëpër të gjitha fshatrat e komunës së Vitisë. Gjithashtu do të organizoj edhe Kuvendin Zgjedhor të Qendrës së Lëvizjës VETËVENDOSJE! në Viti, prej të cilit në mënyrë demokratike do të dalin strukturat udhëheqëse të saj.



10 shtator - Formohet Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj

Në këtë mbledhje u bë publikimi i anëtarëve të këshillit, prezantimi i figurave të reja nga jeta shoqërore-politike e komunës të cilët kanë aderuar në Lëvizje dhe strategjia e zhvillimit të strukturës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj. Ky këshill do të ketë për obligim formimin e pikave të VETËVENDOSJE!-s nëpër të gjitha fshatrat e komunës së Klinës. Gjithashtu do të organizojë edhe Kuvendin Zgjedhor të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë, prej të cilit në mënyrë demokratike do të dalin strukturat udhëheqëse të saj.







13 shtator - JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE!

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! organizuan aksionin e shkruarjes së parullës “JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE!” në ndërtesën e re të Qeverisë së Kosovës (ish - Rilindja). Parulla “JO NEGOCIATA, VETëVENDOSJE!” edhe pas pesë vitesh vazhdon të mbetet aktuale. E tillë do të mbetet për aq sa në vendin tonë do të ketë politikanë të korruptuar që i anashkalojnë interesat dhe vullnetin e qytetarëve. Politikanë të shitur që e shesin Kosovën.



14 shtator - U formua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë

Ky këshill do të ketë për obligim formimin e pikave të VETËVENDOSJE!-s nëpër të gjitha fshatrat e komunës së Klinës. Gjithashtu do të organizojë edhe Kuvendin Zgjedhor të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë, prej të cilit në mënyrë demokratike do të dalin strukturat udhëheqëse të saj.



14 shtator - Qeveria e Kosovës – problem kryesor për bujqësinë

Vreshtarët e Rahovecit kanë paralajmëruar qysh nga muaji gusht se do ta kenë problem plasmanin e prodhimeve të tyre. Rendimentet ishin të kënaqshme por tregu për to është ngushtuar. Prodhuesi më i madh i verës në këtë Komunë, NBI Rahoveci i cili pas privatizimit mori emrin Stone Castle, kishte deklaruar se sivjet nuk do të marrë asnjë kilogram rrush nga vreshtat e Rahovecit. Për shkak se nuk është për Kosovën. Prodhimi bujqësor në Kosovë nuk rrezikohet aq shumë dhe aq shpesh nga katastrofat meteorologjike, sa rrezikohet nga Qeveria e vendit.







15 shtator - STOP Privatizimit Të Kosovës

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në bashkëpunim me Sindikatën e Pavarur të PTK-së, filluan aksionin e vendosjes së afisheve me sloganin “STOP Privatizimit Të Kosovës”, nëpër qytetin e Prishtinës. Përmes këtij aktiviteti, SP-PTK dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! edhe njëherë e shprehën kundërshtimin e tyre për privatizimin e PTK-së. SP-PTK dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojnë edhe më tutje me organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për kundërshtimin e privatizimit të PTK-së.



16 shtator - Tendosja veriore

Ka tashmë disa muaj që tendosjet në veri të Kosovës janë shpeshtuar. Që prej rebelimit të strukturave paralele të Serbisë për moslejimin e kthimit të shqiptarëve atje, e deri te përleshjet periodike te Ura e Ibrit. Që prej hedhjes së bombave e deri te vrasja e shqiptarëve. Kush po i kontribuon kësaj gjendjeje dhe në ç’funksion është ajo?



Tash e 11 vjet veriu i Kosovës i është lënë Serbisë. Pushteti komunal, administrata, arsimi, shëndetësia si dhe jeta politike e shoqërore e serbëve që jetojnë në këtë territor, organizohet nga Beogradi. Zgjedhjet e Serbisë mbahen rregullisht dhe politikanët serbë jo vetëm që enden lirisht dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre kundër Kosovës, por madje shfaqen publikisht edhe të armatosur. Jo vetëm strukturat paralele, por edhe vetë shumica e atyre pak policë të Policisë së Kosovës që në veri numërohen në gishta, janë të punësuar të Beogradit, siç u pa qartë edhe me rastin e policit të Policisë së Kosovës, Ljubisha Vujinoviq, e i cili po ashtu punonte për MUP-in, bashkëpjesëmarrës në vrasjen e Hakif Mehmetin në veri të Mitrovicës. Për këtë situatë kriminale në veri duhet të mbahen përgjegjës misionet e huaja qeverisëse si dhe udhëheqjet partiake vendëse që kanë qeverisur deri sot me Kosovën. Veriu i Kosovës është spastruar etnikisht. Mbi 11,300 shqiptarë janë dëbuar dhunshëm dhe Beogradi ka blerë shumë prona të shqiptarëve në mënyrë të organizuar. Ata politikanë që janë bashkëfajtorë për gjithë këtë që i ka ndodhur veriut, sot dalin dhe thonë se “ne po punojmë për veriun”.







17 shtator - Tribuna e katërt – “Politikat fiskale dhe zhvillimi ekonomik”

Sot më, 17 shtator 2010, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës nën organizimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u mbajt Tribuna e katërt, me temë “Politikat fiskale dhe zhvillimi ekonomik”.

Para qytetarëve të pranishëm në lidhje me temën prezantuan, Visar Ymeri nga Komiteti i VETËVENDOSJE!-s për Ekonomi si dhe Besnik Bislimi.

Besnik Bislimi është Profesor në Universitetin Amerikan në Prishtinë, ku ligjëron prej vitit 2004. Ai i ka studiuar Analizat Makroekonomike në Fakultetin e Administrimit të Biznesit pranë Universitetit të Zagrebit prej 1990-1994, ndërkohë që ka doktoruar në Makroekonomi në Universitetin e Freiberg në Gjermani më 2005, me fokus të veçantë në Financat Publike.

Përveç angazhimit si ligjërues në AUK, z. Bislimi po ashtu ka punuar asistent në Universitetin e Freiberg në lëndët Makroekonomi dhe Financa Publike; ka qenë këshilltarë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në Kosovë, i dërguar aty nga UNDP; ka qenë i angazhuar si ekspert ndërkombëtar për financat publike në UNMIK; është po ashtu i angazhuar si ligjërues në Akademinë e ProCredit Bank në Veles të Maqedonisë; si dhe ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu ka qenë i angazhuar në projekte të ndryshme të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.







18 shtator - U formua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren

Në këtë mbledhje u bë publikimi i anëtarëve të Këshillit për Zhvillimin e Qendrës, prezantimi i figurave të reja nga jeta shoqërore-politike e komunës të cilët kanë aderuar në Lëvizje dhe strategjia e zhvillimit të strukturës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren. Këshilli për zhvillimin e qendrës në Prizren ka 30 anëtarë.



19 shtator - U formua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Burim

Ky këshill do të ketë për obligim formimin e pikave të VETËVENDOSJE!-s nëpër të gjitha fshatrat dhe lagjet e komunës së Burimit. Gjithashtu do të organizojë edhe Këshillin Zgjedhor të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Burim, prej të cilit në mënyrë demokratike do të dalin strukturat udhëheqëse të saj.



21 shtator - U formua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri



22 shtator - U formua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Artanë









25 shtator - TAKIMI IV I RRJETIT TE ORGANIZATAVE SHQIPTARE - DEKLARATË PER OPINIONIN PUBLIK

Rrjeti i Organizatave Shqiptare, i cili është një forum i shoqatave nga Lugina e Preshevës, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe komuniteti çam, në fund të takimit të tij të katërt miratoi deklaratë, drejtuar institucioneve dhe opinionit publik shqiptar



Linku i deklaratës së RROSH: http://vetevendosje.org/?cid=1%2C2%2C1977



27 shtator - Protesta kundër privatizimit të PTK-së të organizuar nga SP e PTK-së si dhe e mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Në këtë protestë fjalën e mori Visar Ymeri, i cili ndër të tjera tha: Posta dhe Telekomi i Kosovës, si dhe ndërmarrjet tjera publike të Kosovës, janë interes i popullit të Kosovës. Ato jo vetëm që janë ndërmarrje profitabile për Kosovën, dhe që kanë potencial profitabil për vendin, por kanë edhe rëndësi strategjike për popullin e Kosovës dhe shqiptarët kudo që janë.Meqenëse janë interes i shumicës, vendimi për privatizimin e tyre është vendim i korruptuar. E kur vendimi është i korruptuar, natyrisht që procesi për zbatimin e tij do të jetë i tillë.





28 shtator - Formohet Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan

Sot më 28 shtator u mbajt mbledhja inauguruese e Këshillit për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan. Keshillin e përbëjnë 17 anëtarë të cilët do të punojnë në strukturimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në rajonin e Gjilanit. Në këtë mbledhje u bë edhe prezentimi i Ismail Kurteshit, deputet i Kuvendit të Kosovës, tash në rradhët e Lëvizjes.





28 shtator - (Dorë)heqja

Gjatë një konference të jashtëzakonshme shtypi për gazetarët, sot dha dorëheqje Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Më saktë, nuk qe tamam dorëheqje meqë Sejdiu nuk pati dorë këtu – atë e hoqën. Ky akt pati për pretekst vendimin e para pak ditësh të Gjykatës Kushtetuese, e cila mori qëndrim se Presidenti e ka shkelë Kushtetutën, respektivisht nenin 88.2, i cili thotë se: “Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”. Meqë Sejdiu, përveç që kishte qenë President, e kishte ruajtur edhe kryetarllëkun e LDK-së, Gjykata vlerësoi se ai kishte bërë “shkelje të rëndë” të Kushtetutës.



Në fjalimin e tij Fatmir Sejdiu tha se ai gjithnjë kishte punuar për interesin e Kosovës, demokracinë, sundimin e ligjit etj, prandaj këto ishin arsyet pse po e respektonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese. …



Më gjërësisht rreth “Dorë(heqja)” shikoni në: http://vetevendosje.org/?cid=1%2C2%2C1972



29 shtator - U themelua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas

Dardan Molliqaj foli për rolin e këshillit në strukturimin e Lëvizjes në këtë anë të Drenicës, si dhe punët dhe detyrat themelore, siç janë krijimi i pikave të Lëvizjes në komunën e Drenasit dhe organizimin Kuvendit Zgjedhor të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, prej të cilit në mënyrë demokratike do të dalin strukturat udhëheqëse të saj.Këshilli në Drenas përbëhet prej 13 anëtarëve.





30 shtator -AKSIONI I RADHËS KUNDËR PRIVATIZIMIT TË PTK-SË

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në bashkëpunim me Sindikatën e Pavarur të Postës dhe Telekomit të Kosovës realizuan aksionin e radhës kundër privatizimit të PTK-së. Nga tarraca e ndërtesës së Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit u lëshua një çarçaf 200m² në të cilin shkruante “STOP Privatizimit Të Kosovës”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mjeksia-grup.albanianforum.net
 
Lëvizja 2010 - Pjesa e katërt
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lëvizja 2010 - Pjesa e parë
» Lëvizja 2010 - Pjesa e dytë
» Lëvizja 2010 - Pjesa e tretë
» Lëvizja 2010 - Pjesa e pestë
» Kidd: Pozita e katërt, synimi ynë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: