Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Lëvizja 2010 - Pjesa e pestë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Dugi™
WebMaster
WebMaster
dr.Dugi™


<b>Postime</b> Postime : 574

Lëvizja 2010 - Pjesa e pestë Empty
MesazhTitulli: Lëvizja 2010 - Pjesa e pestë   Lëvizja 2010 - Pjesa e pestë I_icon_minitimeWed Dec 29, 2010 6:36 pm

Tetor 2010



2 tetor - Themelohet Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë



4 tetor - Themelohet Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kaçanik



5 tetor - U përurua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë





10 tetor - U përurua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë



11 tetor - U formua Pika e VETËVENDOSJE!-s në fshatin Vërban të Vitisë



13 tetor - Ata që e shitën kombin, e hoqën flaumrin

Dje nëpër kryeqytet u hoq flamuri ynë kombëtar i vendosur paraprakisht për hir të vizitës së Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Kompania e cila e vendosi në çdo vend nga një flamur kombëtar mes dhjetëra flamujve të shtetit të Kosovës dhe ShBA-ve, po kjo kompani i hoqi flamujt kombëtarë. U mor vesh se kështu urdhëroi ambasada amerikane në Kosovë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon aktin qyqar të heqjes së flamurit kombëtar shqiptar dhe servilizmin e panevojshëm e politikanëve qyqarë. Ata të cilët nuk e mbrojnë kombin e vet, ashtu qysh e mbrojnë atë edhe ShBA-të, nuk mund ta ndërtojnë as shtetin. Këta njerëz që tallen me flamurin tonë kombëtar janë ata që moti e kanë shitur kombin. Njeriu që e shet kombin, nuk ka dinjitet njerëzor dhe as mund të jetë përfaqësues i interesave të kombit dhe interesave të popullit.

ShBA-të kurrë nuk mund të kenë respekt për njerëz të nënshtruar. Vetë ShBA-të për flamur kombëtar e kanë atë me të cilën u çliruan nga Britania e Madhe. Flamuri me të cilin Kosova u çlirua nga Serbia është flamuri ynë kombëtar. Flamuri ynë nuk ka pse t’i pengojë askujt.



14 tetor - U themelua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Rahovec



15 tetor - Puçi qeveritar

Sot më 15 tetor, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencën për shtyp lidhur me mënyrën e aprovimit të strategjisë së privatizimit të PTK-së dje në Kuvendin e Kosovës.

Ajo çka pamë dje në Kuvend ishte puç qeveritar. Hashim Thaçi në kundërshtim me të gjitha parimet morale dhe politike, madje në kundërshtim edhe me rregullat e caktuara nga ky pushtet, i vetëm e anuloi Kuvendin e Kosovës dhe tentoi ta imponojë një vendim, i cili i shkon për shtati vetëm atij dhe nje grupi të ngushtë njerëzish që i sillen vërdallë. Meqenëse është vendim i një pakice njerëzish,shumica prej të cilëve nuk janë as qytetarë të Kosovës madje, ky vendim është në kundërshtim të plotë me interesat e popullit të Kosovës e rrjedhimisht edhe me vet vullnetin e tij.



19 tetor - Në Vushtrri anëtarësohen 110 studentë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tubim me studentë nga komuna e Vushtrrisë, ku floën Naim Bunjaku, Albin Kurti dhe Liburn Aliu. Në fund të tubimit Lëvizja VETËVENDOSJE! i pranoi në rradhët e veta 110 aktivistë të rinj nga të pranishmit.



21 tetor - Diskutim i Albin Kurtit me studentët e Universitetit Amerikan në Prishtinë

Në pjesën e parë diskutimi u përqendrua rreth konceptit politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në të cilën u prezantuan 12 teza themelore për ndryshime rrënjësore (të cilat i gjeni më poshtë), ndërsa në pjesën e dytë studentët dhe pedagogët e UAK i drejtuan pyetje Albin Kurtit për situatën politike në Kosovë, qëndrimet e Lëvizjes përballë zhvillimeve të fundit, përfshirjen në zgjedhjet e përgjithshme, si dhe për tezat e paraqitura gjatë pjesës së parë të diskutimit.



- U formua Pika e VETËVENDOSJE!-s në fshatin Zaskok të Ferizajt



23 tetor - U themelua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Fushë Kosovë



25 tetor - Ali Jonuzi e Hamit Muja në VETËVENDOSJE!





- Marsh protestues në mbrojtje të Flamurit Kombëtar

Në Gjilan u mbajt një marshim protestues në mbrojtje të Flamurit Kombëtar KUQ E ZI.

Ky marshim, u organizua nga: Tifozët KUQ E ZI, Këshilli i nxënësave të Gjilanit - "KNGJ", Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nga Tifozët vendës "INTELEKTUALËT" dhe "SKIFTERAT"



26 tetor - Anëtarësohen 153 studentë brenda ditës nga Qendra e Studentëve të Universiteti të Prishtinës

Dje më 25 tetor 2010 pas një aksioni dy orësh të aktivistëve të Qendrës STUDIM KRITIKË VEPRIM të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në UP u anëtarësuan 153 studentë të vendeve të ndryshme të Kosovës si anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.



27 tetor - Në Livoç të Poshtëm dhe Cërnicë, të Gjilanit, themehohen pikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

- U themelua pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Hagen të Gjermanisë

- U formua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shtime



28 tetor - U themelua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë



29 tetor - U formua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr (Dragash)





- U bë prezantimi i programit politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!





- Tubim me studentët e Universitetit të Prishtinës



30 tetor - U përurua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shtërpcë

- Në Miresh dhe Stanishor të Gjilanit themelohen pikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!



31 Tetor 2010

- U themelua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë.

- U themeluan pikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zhegër dhe Përlepnicë të Gjilanit dhe në fshatin Llabjan të Artanës.









Nëntor 2010



2 nëntor - Në lagjen Iliria dhe Arbëria në Gjilan themehohen pikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

- Shpërndahet programi politik i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në ekspozitën e Lëvizjes në Therandë





3 nëntor – Themelohen pikat në fshatrat Ramajë dhe Krushë e Vogël të Prizrenit



- Komunikatë nga konferenca për shtyp e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mbajtur më 3 nëntor

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Konferencën e udhëhoqi Albin Kurti, ndërkaq të pranishëm ishin edhe Florin Krasniqi dhe Flaka Dika. “Dje Kosova u bë edhe me ish-qeveri, sikurse ishte edhe me ish-president. Kjo nuk ndodhi për shkak të interesave nacionale, por për shkak të interesave të ngushta partiake. Mirëpo rënia e djeshme e qeverisë ishte veç formale, sepse rënia ka filluar që nga themelimi i saj. Ajo rënie ka filluar nga momenti kur kjo Qeveri na i ka kontrabanduar Flamurin e Kushtetutën, kur festonte në Prishtinë e neve na digjeshin pikat kufitare me Serbinë, kur pranoi planin 6 pikësh, protokollin me Serbinë, filloi zbatimin e ndarjes së Kosovës përmes decentralizimit etnik dhe filloi shpronëzimin e Kosovës me anë të privatizimit së pronës publike.

- Formohet pika e VETËVENDOSJE!-s në Llashkobare të Ferizajt.



- Themelohet Pika e Lëvizjes VETËVENOSJE! në Qafshqipe (Glloboqicë) të Kaçanikut



4 nëntor - Rritet numri i anëtarëve të Këshillit për Zhvillimin e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Ferizaj

9 anëtarë të rinj iu bashkangjitën Këshillit për zhvillimin e qendrës në Ferizaj. Ndër tan ë rradhët e Levizjes kaloi edhe ish nënkryetari i degës së PDK-së në Ferizaj Enver Bajrami.



5 nëntor - Themelohen e Pikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lagjen Kodra e Diellit dhe në fshatin Shkabaj të Prishtinës

- Shpërndahet programi politik i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në ekspozitën e Lëvizjes në Ferizaj



6 nëntor - Themelohen pika të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Bresalc si dhe në lagjet Dheu i Bardhë dhe Dardania I dhe II të Gjilanit

- Themelohet Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Stanoc, të komunës së Vushtrrisë



7 nëntor - Themelohet Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë

- Tubime në fshatrat Slivovë dhe Manastirc, të komunës së Ferizajt

- U formua Pika e VETËVENDOSJE!-s në Samadrexhë të Vushtrrisë

- U formuan edhe tri Pika të VETËVENDOSJE!-s në Prizren

- Themelohet Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Gjurgjevik të Madh, të komunës së Klinës



9 nëntor - Shpërndahet programi politik i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë

- Tubime në Gaçkë, Firajë dhe Hajvali



10 nëntor - Lëvizja VETËVENDOSJE! reagon ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Europian

Albin Kurti tha se problemet e konstatuara në raport, ne po i ndjejmë tash e pesë vjet. Asnjë prej këtyre problemeve nuk mund të zgjidhet pa ia garantuar Kosovës sovranitetin. Vetem keshtu ne, së bashku me çdo partner dashamirës, mund të zgjidhim ato probleme qe ia veshtirësojne jetën kujt do në vendin tonë. Vetem së bashku mundemi t’i japim fund konstatimeve e të nisim nga zgjidhjet.



- Albin Kurti dhe Rexhep Selimi në debat me studentët e “Universitetit Pjetër Budi” në Prishtinë

Albin Kurti, tha se studentët janë shtresa më e vetëdijshme dhe më e emancipuar e shoqërisë dhe ata gjithmonë kanë qenë pjesë e ndryshimeve në të kaluarën, kur ka pasë momente të ndryshimeve të mëdha siç janë vitet 68, 81, 97 etj. Tani është sërish një moment historik për ndryshime andaj studentët prapë duhet të jenë në ballë të mobilizimit, sepse kemi nevojë për bashkim të shoqërisë, të paknaqurit e të zhgënjyerit duhet të bëhen bashkë, theksoi Kurti.

Rexhep Selimi u shpreh se çdo veprim të rëndësishëm politik që e ka marrë ka qenë gjatë kohës sa ka qenë student dhe sot sërish një ribashkim me Albin Kurtin po e bën në prani të studentëve. Publikisht sot po e mbështes Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sepse jam aq i vetëdijshëm sa të kuptoj se jemi para ndryshimeve të mëdha dhe avangardë e këtyre ndryshimeve është Lëvizja VETËVENDOSJE! Pregatituni për ndryshim dhe dilni në ballë të këtij ndryshimi, porositi Rexhep Selimi. Arsyeja ime është se në programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! unë e kam gjetur kombin tim dhe flamurin tim, në të e kam gjetur Shqipërinë, përfundoi Rexhep Selimi.

11 nëntor - Lëvizja VETËVENDOSJE! prezantoi pesë subjekte politike, të cilat iu bashkangjitën listës së saj

Lëvizja VETËVENDOSJE!, të enjten, më 11 nëntor, mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën i prezentoi pesë subjekte politike, të cilat iu bashkangjitën listës së kandidatëve për deputetë të VETËVENDOSJE!-s. Konferencën e hapi Albin Kurti, i cili prezentoi: Avni Klinakun – nga Lëvizja për Bashkim, Fadil Fazliun – nga Lëvizja për Integrim dhe Bashkim, Xhemajl Arënliun – nga Balli Kombëtar, Arif Krasniqin – nga Partia Ekologjike dhe Elza Sadikun – nga Lëvizja Demokratike për Integrim.







- Lëvizja VETËVENDOSJE! prezantoi listën e kandidatëve për deputetë

Sot, më 11 nëntor, në një takim pune, Lëvizja VETËVENDOSJE! prezantoi listën e kandidatëve për deputetë. Lëvizja VETËVËNDOSJE! Do ti ketë 110 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme.



12 nëntor - Tubim në fshatin Albanë e Madhe (ish-Sllatinë)



- Takim pune nga kanditatët e listës zgjedhore të Lëvizjes, të cilët janë mjekë me profesion



- U formua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan

- Tubim në fshatin Brod të Shtërpcës

- Ekspozitë në Sharr

- Shpërndarja e programit politik në Drenas e Mitrovixë



13 nëntor - Rivitalizimi i ekonomisë së Kosovës

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media me temën “Rivitalizimi i ekonomisë së Kosovës”. Konferencën e hapi Albin Kurti, i cili para gazetarëve e prezentoi Nazmi Mikullovcin, kandidat për deputet në listën e Lëvizjes .

- Themelohet pika për lagjen “Tregu i Gjelbër” të Gjilanit

- Tubim në fshatin Skifteraj të komunës së Vitisë.

- Tubimi tjetër i organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, u mbajt me banorët e fshatit Mushnikovë.

- Tubimi tjetër, i organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, u mbajt me qytetarët e lagjes "Kalaja II", të Vushtrrisë.



14 nëntor - Lëvizja VETËVENDOSJE! zgjerohet në lagjet e Prishtinës

Në kuadër të organizimit dhe shtrirjes së rrjetit të saj, Lëvizja VETËVENDOSJE! ditëve të fundit ka formuar disa Këshilla për Zhvillimin e Pikave nëpër lagjet e Prishtinës.

Të shtunën u mbajt tubimi në shkollën fillore “Asim Vokshi” në lagjen Kodra e Trimave. Një tubim tjetër u mbajt të shtunën edhe në shkollën fillore “ 7 Marsi” në lagjen Kalabria.

Takimi tjetër me qytetarë u mbajt të dielën në lagjen Arbëria.

Tubimi i fundit në Prishtinë gjatë fundjavës u mbajt në shkollën “Mitrush Kuteli” të lagjes Matiqan.

- Lëvizja VETËVENDOSJE! takohet me qytetarë anembanë Kosovës

Në vazhdën e shtrirjes së rrjetit të saj nëpër qytetet, lagjet dhe fshatrat e Kosovës Lëvizja VETËVENDOSJE! të dielën më 14 nëntor ka mbajtur aktivitete të shumta. Tubime u mbajten në vende të ndryshmë anëkënd Kosovës:

1. Në fshatin Nakaradë të komunës së Fushë Kosovës

2. Në Artanë

3. Në lagjen Arbëria në Prishtinë

4. Në Matiqan të komunës së Prishtinës

5. Në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit

6. Në fshatrat Sodovinë e Çerkezëve, të komunës së Vitisë

7. Në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë

8. Në lagjen Fidanishte në Pejë

9. Në lagjen Kalaja në Pejë

10. Në fshatin Strofc të komunës së Vushtrrisë

11. Në Dardanë (ish Kamenicë)

12. Në fshatin Shipasticë e Poshtme të komunës së Dardanës

13. Në fshatin Sferkë të komunës së Klinës

14. Në fshatin Fortesë të komunës së Rahovecit

15. Në Varosh të komunës së Ferizajt

16. Në fshatin Malishevë e Epërme të komunës së Gjilanit

17. Në fshatrat Zhegrovë, Majac dhe Lupç, të komunës së Besianës.



15 nëntor - Nuk ka marrëveshje me ata që e kanë humbur besimin e popullit

Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka marrë pjesë dhe as që e ka nënshkruar Deklaratën e përbashkët të partive politike dhe subjekteve elektorale lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit 2010, meqenëse nuk u beson partive politike në pushtet.



17 nëntor - Florin Krasniqi deponon padinë kundër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi

Sapo e deponova padinë kundër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit, për komunikatën e lëshuar nga kjo parti më datën 5 nëntor të këtij viti, në të cilën shpifin rëndë kundër personit tim, familjes sime, të kaluarës dhe punës sime për vendin dhe përpjekjet tona popullore për çlirim. Për këto shpifje unë e mbajë përgjegjës Hashim Thaçin si kryetar i PDK-së nën siglën e së cilës janë kumtuar shpifjet, tha Florin Krasniqi.





- Lëvizja VETËVENDOSJE! themeloi pikat në Budakovë dhe Bukosh



18 nëntor - Themelohen pikat e Lëvizjes VETËVENDOJE! në fshatrat Gllogjan, Kryshec dhe Baranë të komunës së Pejës



19 nëntor - Themelohen pikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lagjet Ulipiana, Ilirida, Vneshta dhe Sofali të Prishtinës.

- Albin Kurti takon studentët

Albin Kurti mbajti një takim joformal, me studentët të Universitetit të Prishtinës, të angazhuar në Qendrën Studim-Kritikë-Veprim, të Lëvizjes VETËVENDOSJE! pranë Universitetit të Prishtinës. Ai i përgëzoi studentët për anëtarësimin në Qendrën Studim-Kritikë-Veprim, duke theksuar se vetëm organizimi në strukturë krijon fuqi. “Sudentët kanë qenë pararoja e qëllimeve kombëtare gjithmonë” vazhdoi Kurti, duke ua përkujtuar se si çdo ngritje kombëtare është karakterizuar me ngritje në mesin e studentëve, si në vitin 68 e 81, poashtu edhe në 97 dhe 99. Programi Politik i Lëvizjes VETËVENDOSJE! bazohet në tri shtylla kryesore, e ato janë: Sovraniteti, Zhvillimi Ekonomik dhe Demokracia. Universiteti ka rol të madh në emancipimin e një shoqërie dhe krijimin e kuadrove për këto tri shtylla. Ne angazhohemi që arsimi publik të jetë pa pagesë, sepse ne e konsiderojmë arsimin si e drejtë themelore e njeriut, ndërkaq ai privat mund të jetë komplimentar, tha në fund Albin Kurti.



- U themelua pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Cerovik të Klinës

- Themelohen pikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lagjet “10 Qershori” dhe “Bajram Curri” të qytetit të Prizrenit.

- Tubime në fshatrat Studençan dhe Samadraxhë të komunës së Therandës

- Themelohen edhe dy pika të Lëvizjes VETËVENDOSJE! njëra në qytezën e Vitisë dhe tjetra në fshatin Mogillë të kësaj komune

- Themelohen pikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Fshatin e vjetër, në Zllatar dhe në Koshare të komunës së Ferizajt.



20 Nëntor - Takim me studentët e Vitisë

- Formohen pikat në Miradi të Poshtme dhe në një lagje të qytetit të Fushë Kosovs.

- Formohet Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë

- Themelohet Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Poterç të Klinës



21 nëntor - Reagim ndaj ngjarjeve në Rahovec

Lëvizja VETËVENDOSJE! nga burimet e saj në terren ka konstatuar se gjatë ditës së dielë, më 21 nëntor, në Rahovec janë përhapur thashethëme se Lëvizja VETËVENDOSJE! përkrah kandidaturën e kandidatit të AKR-së për kryetar komune në Rahovec. Si rezultat i këtyre thashethëmeve është krijuar konfuzitet i madh tek shumë simpatizues dhe aktivistë tanë, si dhe te popullata në këtë komunë.

Për hir të së vërtetës Lëvizja VETËVENDOSJE! njofton opinionin se nuk merr pjesë në zgjedhjet për kryetar komune në Rahovec dhe nuk është në koalicion me asnjë subjekt politik, rrjedhimisht nuk përkrah asnjë kandidat të asnjë subjekti politik që garon në atë komunë.

- U formua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Deçan

- Lëvizja VETËVENDOSJE! mbanë numër të madh tubimesh anembanë Kosovës

Të dielën më 21 nëntor Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi 29 tubime gjithandej nëpër Kosovë. Tubimet u mbajtën në rajonet e Gjilanit, Prizrenit, Shtimes, Gjakovës, Vitisë, Fushë Kosovës, Drenasit, Prishtinës, Sharrit, Kaçanikut, Ferizajt, Klinës, Vushtrrisë dhe Pejës.



22 nëntor – Shpërndahet trakti “Universiteti është yni!”

Universiteti është i studentëve, për studentët dhe vetëm me studentët ai ka kuptim. Universiteti i Prishtinës si institucion publik duhet të jetë në shërbim të studentëve. Qytetarët e Kosovës i paguajnë taksa shtetit dhe për këtë, shteti duhet të sigurojë shërbime publike. Studentët si qytetarë të Kosovës kanë të drejtë për universitetin si shërbim publik. E drejta për shkollim është e drejtë themelore në një shoqëri të shëndoshë. Për ta realizuar këtë të drejtë duhet arsim publik pa pagesë.



- Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti 12 tubime anembanë Kosovës. Tubimet u mbajtën në rajonin e Besianës, Malishevës, Pejës, Dardanës dhe Rahovecit.



23 nëntor - Themelohet Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Vllahi të komunës së Mitrovicës

- Lëvizja VETËVENDOSJE! mbanë tubim me banorët e fshatit Landovicë të komunës së Prizrenit

- Themelohen Pikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatrat Mirash dhe Talinoc të komunës së Ferizajt

- Lëvizja VETËVENDOSJE! mbanë tubim me banorët e fshatrave Bllacë dhe Mushtisht të komunës së Therandës



24 nëntor Vazhdojnë tubimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me qytetarë

Në kuadër të shtrirjes së rrjetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Këshillat për Zhvillimin e Qendrave në komunat e Mitrovicës, Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Therandës, Gjakovës, Vushtrrisë, Shtimes e Pejës, të martën, më 23 nëntor, mbajtën tubime publike me qytetarë.





- Aksion protestues para Rektoratit

Aktivistë të qendrës STUDIM KRITIKË VEPRIM të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Universitetin e Prishtinës, të ndihmuar nga grupi i studentëve të ardhur nga Tirana, zhvilluan një aksion protestues në oborrin e rektoratit. Meqë studentët nuk u lejuan të hynin në oborrin e rektoratit, ata kaluan dyert dhe vendosën në objektin e rektoriatit posterin me kërkesa studentore si: arsimi publik duhet të jetë pa pagesë, ligjerim të rregullt, ujë për konvikte etj.

- Përmbledhje e aktiviteteve të Lëvizjës VETËVENDOSJE! më 24 nëntor

Këshillat për Zhvillimin e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! edhe të mërkurën, më 24 nëntor, kanë vazhduar me intensitet të madh të organizojnë tubime publike me qytetarët anembanë Kosovës. Tubime u mbajtën në komunat e Besianës, Pejës, Prishtinës, Gjilanit, Kaçanikut, Prizrenit, Vitisë, Sharrit si dhe të Ferizajt.



25 nëntor - Lëvizja VETËVENDOSJE! kërcënohet në Drenas

Bëjmë të njohur për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për mediat, se sot, në datën 25 Nëntor 2010 ka ndodhur incidenti i parë elektoral – në prag të një krimi. Ndërkohë që përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! po organizonin takimin me anëtarë e mbështetës të kësaj lëvizje në fshatin Abri, në komunën e Drenasit, ata janë kërcënuar haptazi prej disa njerëzve të cilët jemi duke i identifikuar, e të cilët dyshojmë se i përkasin strukturave të pushtetit aktual.



- Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj

Këshillat për Zhvillimin e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në kuadër të zgjerimit të rrjetit të saj, kanë organizuar tubime publike me qytetarë në komunat e Fushë Kosovës, Mitrovicës, Prizrenit, Kastriotit, Gjilanit, Vitisë, Drenasit, Vushtrrisë, Dardanës, Prishtinës si dhe të Besianës.



26 nëntor - Lëvizja VETËVENDOSJE! mbanë 20 tubime me qytetarë

Tubime u mbajtën në Malishevë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Pejë, Klinë, Shtime, Dardanë, Lipjan Viti si dhe në Therandë.



27 nëntor - DEKLARATË MBI LEHTËSIMIN E PROCEDURAVE TË MARRJES SË NËNSHTETËSISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PERSONAT ME KOMBËSI SHQIPTARE





- …1968…2010…

Sot në qytetin e Prishtinës, në hapësirat universitare dhe në disa mure të rrugëve të qytetit, mund të lexohet një parullë e njohur për publikun e Kosovës

…1968…2010…

- Incident në Gjakovë

Sonte më 27 nëntor, në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë policia e Kosovës shkaktoi një incident, duke tentuar t’i arrestojë dy aktivistë të kësaj qendre, Demokrat Zhubin dhe Artan Mustafën. “Arsyetim” për këtë ishte heqja e 2 flamujve të ashtuquajtur “të Kosovës” nga rrugët e Gjakovës.

- Lëvizja VETËVENDOSJE! zgjerohet në 13 komuna të Kosovës

Vetëm brenda ditës së shtunë Këshillat për Zhvillimin e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! organizuan 29 tubime publike anekënd Kosovës. Tubime me qytetarë u mbajtën në Gjakovë, Fushë Kosovë, Drenas, Vushtrri, Prishtinë, Therandë, Kastriot, Klinë, Prizren, Kaçanik, Dardanë, Shtime dhe Gjilan.



28 nëntor - 28 Nëntori nuk është festë për këtë flamur, por është festë kombëtare, ështe festë për flamurin kuq e zi

Aktivistët e Lëvizjes VETEVËNDOSJE! në Ferizaj, sot kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të këtij qyteti. Më pas ata kanë vazhduar drejt qytetit, për heqjen e 70 flamujve të imponuar dhe kanë vendosur flamujt tonë kombëtar.

- Arrestohen tre aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lypjan

Sot më 28 nëntor, në Lypjan, policia e Kosovës arrestoi tre aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! derisa ata po i ndërronin flamujt e Ahtisaarit me flamuj kombetarë. Aktivistët e arrestuar janë: Nderim Matoshi, Astrit Fazliu dhe Qendrim Kastrati. Të lartëpërmendurit u arrestuan nga dy policë civilë serbë.







29 nëntor - Rinisë së Prishtinës i ndalohet Festa e Flamurit

Koncerti “Rock për Bashkim” i organizuar në mbrëmjen e 28 Nëntorit në sallën “1 Tetori” është ndërprerë qëllimisht. Ky koncert, i organizuar nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare u ndoq nga rreth 5000 të pranishëm, por nuk u mbërrit të zhvillohej deri në fund, për shkak të dy ndërprerjeve të njëpasnjëshme të energjisë elektrike.

- Lëvizja VETËVENDOSJE! takon zyrtarë Evropianë

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pritur në dy takime të ndara Anëtarin e Ansamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Z. Bjorn Von Sydoë dhe Anëtaren e Parlamentit Evropian znj.Ulrike Lunacek.

- Organizimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk ndalet

Këshillat për Zhvillimin e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, Therandë, Dardanë, Mitrovicë, Pejë, Shtërpcë, Kaçanik e Besianë, të hënën, më 29 nëntor kanë organizuar tubime publike me qytetarë. Gjatë këtyre tubimeve janë themeluar edhe 12 pikat e radhës së Lëvizjes në këto komuna.



30 nëntor - Themelohen edhe 14 pika të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Këshillat për Zhvillimin e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të martën më 30 nëntor, kanë themeluar katërmbdhjetë pikat e radhës në lagjet e qyteteve dhe në fshatrat e komunave përkatëse. Pika u formuan në Prizren, Sharr, Viti, Besianë, Therandë, Gjakovë, Ferizaj, Lypjan, Burim dhe Malishevë.





Dhjetor 2010







1 dhjetor - Nuk mund të bashkohemi pa e bashkuar Mitrovicën

Lëvizja VETËVENDOSJE! hapi fushatën elektorale me një tubim madhështor, në palestrën sportive “Minatori”, në Mitrovicë.







- Fushë-Kosovasit të vendosur për Vetëvendosje!

Në shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, u mbajt tubimi i dytë elektoral i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.





2 dhjetor - Studentët nismëtarë të ndryshimeve

Në diten e dytë të fushatës elektorale, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë ka takuar studentët dhe profesorët universitar.





- Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta kthej "Ballkanin" e Therandës, në pronë të qytetarëve

Lëvizja VETËVENDOSJE! gjatë ditës së dytë të fushatës parazgjedhore ka takuar therandasit.



3 dhjetor - Duam shtet të ri për kombin shqiptar, e jo komb të ri për shtetin e Kosovës





- Në ditën e tretë të fushatës elektorale, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tubim me qytetarët e Gjilanit.





- Të premten, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tubim me qytetarët e Dardanës.





4 dhjetor - Nëse nuk vetëvendosim nuk ia vlenë të votojmë, e nëse votojmë duhet të vetëvendosim





Në Palestrën Sportive “Bill Klinton”, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tubim me qytetarët e Ferizajt.





- Tubim në Viti. Tubimi u mbajt në Shtëpinë e Kulturës "Gursel dhe Bajram Sylejmani".

- Solidarizim i Levizjes VETEVENDOSJE! me qytetarët e zonave të përmbytura në Shqipëri



5 dhjetor - Lëvizja VETËVENDOSJE! ka këto aktivitete





- Tubim në Prizren. Tubimi mbahet në Sallën e Sporteve “Sezai Surroi”.



- Tubim në Rahovec. Tubimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zymberaj”.







6 dhjetor - Lëvizja VETËVENDOSJE! ka këto aktivitete





- Tubim në Pejë. Tubimi mbahet Sallën e Sporteve “Karagaq”.





- Tubim në Deçan. Tubimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës.







7 dhjetor - Lëvizja VETËVENDOSJE! ka këto aktivitete





- Tubim në Vushtrri. Tubimi mbahet në Sallën e Sporteve “Jeton Terstena”.





- Tubim në Drenas. Tubimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës.













8 dhjetor - Lëvizja VETËVENDOSJE! ka këto aktivitete:





- Tubim në Malishevë. Tubimi mbahet në Qndrën Rekreative Sportive "Bekimi".





- Tubim në Gjakovë. Tubimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi”.



- Dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe dy familjarë të tyre, tre prej tyre të mitur janë rrahur brutalisht në Shtime







9 dhjetor - Lëvizja VETËVENDOSJE! ka këto aktivitete:





- Tubim në Besianë. Tubimi mbahet në Palstrën Sportive.





- Tubim në Lypjan. Tubimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës



10 dhjetor - Bashkë do të fitojmë!





Lëvizja VETËVENDOSJE! kurorëzoi fushatën parazgjedhore me tubimin e madh në Prishtinë.

- Lëvizja VETËVENDOSJE! inkurajon qytetarët që të bëjnë verifikimin e pikëvotimit të tyre







12 dhjetor

- Lëvizja VETËVENDOSJE! njofton se në Sharr, në fshatin Plajnik dhe Bresan fillimisht nuk e kanë lejuar të hyjë në qendër të votimit vëzhguesin e dytë të Lëvizjës edhe pse ishte i çertifikuar nga KQZ. Pas insistimit për gati një orë vëzhguesit janë lejuar të hyjnë brenda.

- Nga konferenca e parë për media

Lëvizja VETËVENDOSJE! njofton se procesi zgjedhor ka filluar problematik. Një problem shumë i rëndë që kemi konstatuar deri më tash është fakti se listat përfundimtare të votuesve nuk përmbajnë fotot e votuesve. Ky fakt rrit në mënyrë shqetësuese mundësinë e manipulimeve me letërnjoftime false.

I bëjmë thirrje KQZ që në vend që të dalë në konferenca e të deklarojë se gjithçka po shkon në rregull, të zbatojë ligjin e të ndërhyjë për të rregulluar situatën me llampat ultraviolet.

- Nga konferenca e dytë për media

Qytetarë të Kosovës. Procesi zgjedhor filloi problematik në disa prej Qendrave të Votimit, por disa probleme janë zgjidhur dhe jane marrë masa pas reagimeve të njëpasnjëshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ne jemi duke e monitoruar imtësisht procesin, në secilen qendër e ne secilin vendvotim, dhe duke raportuar edhe për shkelje më të vogla i parandalojme shkeljet e medha.

- Nga konferenca e tretë për media

Tri Qendra të votimit në Mitrovicë - shkolla “Migjeni” me nr.1102b, shkolla “Abdullah Shabani” me nr. 1102x, dhe shkolla “Ismail Qemajli” me numër 1104b - janë pa rrymë, dhe aty ka prani të madhe të aktivistëve të PDK-së të cilët janë duke ushtruar presion ndaj të gjithë pjesëmarrësve në procesin e votimit. 25,000 votues janë në këto tri qendra të votimit.Në Drenas, në Gjimnazin “Skenderbeu”, aktivistë të PDK-së janë duke i mbushur kutitë e votimeve.



13 dhjetor - Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron të papranueshëm rezultatin e votimeve në komunat e Drenasit dhe Skenderajt, dhe është në diskutim të mëtejmë për qëndrimin përfundimtar rreth disa qendrave të votimit në komunat e Deçanit, Mitrovicës dhe Malishevës, ku po ashtu kemi evidentuar shkelje të rënda të procesit zgjedhor.

- Incidenti në fshatin Bajë të Malishevës

Lëvizja VETËVENDOSJE! njofton opinionin se mbrëmë gjatë procesit të votimit në pikëvotimin numër 3032a, në fshatin Bajë të Malishevës është sulmuar vëzhguesi ynë Hazir Krasniqi, i cili është grushtuar dhe shqelmuar nga militantë të PDK-së. Pas rrahjes Hazir Krasniqi është kërcënuar me vrasje nga njëri nga militantët Behlul Limaj ( i afërt i Fatmir Limajt), i cili në tentativë e sipër është kapur nga policia duke ia drejtuar revolen Hazir Krasniqit.



- Konferencë: Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh indinjatën ndaj procesit zgjedhor të zhvilluar dje. Ndërkohë që sipas të gjitha të dhënave nga terreni ne kemi patur mbështetje popullore, kjo mbështetje nuk ka arritur të pasqyrohet në përfundim. Kjo për shkak të vjedhjeve, për shkak të shtimit artificial dhe të paligjshëm të votave për parti të tjera dhe për shkak të papërgjegjshmërisë kriminale të organizatorëve të këtyre zgjedhjeve.

Pas shqyrtimit të imtësishëm e të detajuar që i kemi bërë procesit të mbajtur dje kemi marrë vendimin që të mos i pranojmë e të mos i njohim rezultatet në Decan edhe në Malishevë, si edhe në Drenas e Skënderaj. Në këto komuna përveç shformimeve të vullnetit të votuesit, përveç problemeve me votimet e numërimet, zgjedhjet e djeshme janë karakterizuar nga brutaliteti dhe dhuna.

- Konferencë: Video inçizimin të cilin do e shfaqim tash tregon qartë për manipulimin e votës. Ky inçizim është bërë dje nga një person, i cili për shkaqe sigurie ka insistuar të mbetet anonim.



14 dhjetor – Konferencë:

Albin Kurti

Zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit nuk ishin aspak demokratike dhe të ndershme. Gjithandej nëpër Kosovë ka pasur shkelje dhe parregullsi. Rezultatet e KQZ-së janë të papranueshme sepse i gjithë deformimi i vullnetit të votuesve është i inkorporuar në to. KQZ-ja nuk u tregua as e paanshme dhe as e pavarur. Gjatë tërë kohës ajo ishte e ndrojtur, joprofesionale dhe e ndikueshme. ...



16 dhjetor - Nga konferenca për media

Dardan Molliqaj

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të hedhë dritë mbi të gjitha shkeljet e dhunimet e ndodhura gjatë procesit zgjedhor. Të gjitha provat e faktet që ne kemi do t’i bëjmë publike, duke e bërë të qartë për të gjithë, se cilët janë vjedhësit e votave.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ngrejë 15 padi penale për personat që kanë ushtruar dhunë e që kanë shkelur ligjin në Deçan e në gjithë Kosovën.

- UÇK-ja nuk mund të njolloset me bëmat e Hashim Thaçit



16 dhjetor - UÇK-ja nuk mund të njolloset me bëmat e Hashim Thaçit

Raportuesi zviceran i Asamblesë së Këshillit të Evropës, Dick Marty ka paraqitur raportin e tij lidhur me pretendimet se pjesëtarët e UÇK-së paskan keqtrajtuar njerëz dhe paskan trafikuar organe njerëzore. Këto pretendime po shpalosen në vazhdën e dyshimeve dhe përbaltjeve të ngritura nga ish kryeprokurorja e Gjyqit të Hagës, Carla del Ponte. Në mesin e atyre që apostrofohen si protagonistë të veprimeve të tilla çnjerëzore dhe të lidhur me krimin e organizuar përmendet edhe ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se pretendimi për ta njollosur UÇK-në, kësaj radhe nëpërmjet Hashim Thaçit, është tendencë e turpshme dhe e papranueshme, që synon ta degradojë në aktivitet të ulët e kriminal luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. UÇK-në nuk mund ta njollosë kush përmes Hashim Thaçit, apo cilitdo individ. Pavarësisht faktit që persona të caktuar mund ta kenë keqpërdor luftën fisnike çlirimtare me qëllime të pastra për përfitime personale, kjo nuk mund të përzihet me përpjekjen e popullit tonë për liri, një përpjekje fisnike për të dalë nga prangat e dhunës e për t’i shpëtuar shtypjes e spastrimit etnik. …

Më gjërësisht rreth “UÇK-ja nuk mund të njolloset me bëmat e Hashim Thaçit” shikoni në: http://vetevendosje.org/?cid=1%2C2%2C2627



17 dhjetor - Komunikatë nga konferenca për media

Dardan Molliqaj

Vendimi i KQZ - së dje, për përseritjen e zgjedhjeve vetem në komunat e Deçanit, Drenasit, Malishevës, Lypjanit dhe Skenderajit, ishte i padrejtë dhe i pjesshëm. Tash krimi nuk është vetëm partiak por edhe institucional sepse vjedhjes i bashkohet edhe KQZ.

Besnik Bislimi

Lëvizja VETËVENDOSJE! disa herë ka tërhequr vërejtjen për manipulimin e votave nga komisionerët dhe militantët e partive politike. Sot do të flasim për anshmërinë e skajshme, joprofesionalitetin dhe papërgjegjësinë e Komisionit Qendror Zgjedhor.





-Arrestohen katër aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndërmorën një aksion, me qëllim të demaskimit të plotë të partisë në pushtet dhe liderit të saj në procesin zgjedhor të së dielës, me ç’rast janë shkruar parullat “hajn”, dhe “së pari Kosova, për ta vjedhur”, në billbordat e PDK-së dhe Hashim Thacit, nëpër qytet.



20 dhjetor - Shpërlarja e votave

Megjithë mungesën e një deklarate zyrtare nga KQZ, sipas raportimeve të mediave të shtunën KQZ-ja ka filluar rinumërimin e kutive nga 40% e vendvotimeve gjithandej nëpër Kosovë. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka theksuar se zgjedhjet e 12 dhjetorit nuk ishin as demokratike e as të ndershme, si dhe i ka kontestuar rezultatet, sepse këto rezultate kanë qene te bazuara në një mashtrim gjithëpërfshirës, sistematik dhe të organizuar. Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje KQZ-së që të fokusojë veprimet e veta në hetimin e krimit që ka ndodhur më 12 dhjetor, në mënyrë që përgjegjësit të japin llogari.

- Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk qëndron prapa asnjë kandidature në zgjedhjet lokale në Rahovec



21 dhjetor - Buka si luks

Çmimi i bukës u ngrit sërish në Kosovë. Dhe kërcënon të ngritet prapë. Nga 30 cent që paguanim, për një bukë 500 gramëshe tash paguajmë 40 cent....

- Hajnia dhe korrupsioni nuk janë vleraKreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së i doli prapë në ndihmë Hashim Thaçit.

- Hajnia dhe korrupsioni nuk janë vlera

Kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së i doli prapë në ndihmë Hashim Thaçit. Sa herë që Thaçi ka nevojë, pranë e ka Muharrem Xhemajlin, i cili zellshëm e keqpërdorë pozitën e vet si kryetar i Shoqatës për t’ia vendosur atë si mburojë të gjallë Hashim Thaçit. Dhe atë me arsyetimin se po i mbronë vlerat e luftës së UÇK-së. Paçka që si udhëheqje e Organizatës kurrë nuk bënë asgjë për ta mbrojtur UÇK-në e përjashtuar nga Kushtetuta e Kosovës, flamurin kombëtar të përjashtuar nga institucionet e Kosovës, dinjitetin e Kosovës të përdhosur përmes secilës negociatë të kaluar a të ardhme të Hashim Thaçit me pushtetin e Serbisë.

Nuk është hera e parë që këto organizata dalin kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! Para çdo demonstrate të njëjtët udhëheqës pas takimit paraprak me Hashim Thaçin e kanë sulmuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! edhe pse protestonim për të njëjtat vlera për të cilat ka luftuar UÇK-ja. Akti i fundit, kur gjatë procesit zgjedhor të 12 dhjetorit vet Muharrem Xhemajli i ka mbushur kutitë me vota të PDK-së në Krajkovë të Drenasit, tregon se cilat vlera në të vërtetë i mbron ai. …

Më gjërësisht rreth “Hajnia dhe korrupsioni nuk janë vlera” shikoni në: http://vetevendosje.org/?cid=1%2C2%2C2638





26 dhjetor - Qeni i keq t’i sjell ujqit në torishtë

Serbia po vazhdon ta shtrijë ndikimin e saj në Kosovë. Në punën e saj po i vjen në ndihmë si gjithmonë edhe Qeveria në dorëheqje e Kosovës.

Që nga orët e para të mëngjesit, MUP – i Serbisë në bashkëpunim të panjoftuar publikisht, me Policinë e Kosovës, stacioni në veri, i kontrolluar nga Serbia ishin çuar peshë për të siguruar rrugën e delegacionit serb që po vinin për në Prizren.

Serbia siç e njohim, po e vazhdon shovenizmin e saj tradicional. Kisha ortodokse serbe e Boris Tadiqit, po e vazhdon punën e kësaj kishe aty ku e kishte lënë po kjo kishë nën Nikolla Pashiqin e Sllobodan Millosheviqin. Por, kësaj radhe edhe me ndihmën Qeverisë së Kosovës. Së fundi Hashim Thaçi nuk rresht së deklaruari për gatishmërinë e tij për të biseduar me Serbinë, ndërkohë që Tadiq ka filluar të tregohet më i matur pas deklaratave të pakushtëzuara të Thaçit.

Më gjërësisht rreth “Qeni i keq t’i sjell ujqit në torishtë” shikoni në:

http://vetevendosje.org/?cid=1%2C2%2C2650





Gjatë vitit 2010 u arrestuan 31 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.





Për informata më të hollësishme rreth çdo aktiviteti të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përgjatë vitit 2010 vizitoni: www.vetevendosje.org, më pas rubriken Lajme dhe në fund vitin 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mjeksia-grup.albanianforum.net
 
Lëvizja 2010 - Pjesa e pestë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lëvizja 2010 - Pjesa e parë
» Lëvizja 2010 - Pjesa e dytë
» Lëvizja 2010 - Pjesa e tretë
» Lëvizja 2010 - Pjesa e katërt
» Diskutohet për raundin e pestë të bisedimeve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: