Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Alarmi, duhani pasiv shkakton mijëra të vdekur

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Alarmi, duhani pasiv shkakton mijëra të vdekur Empty
MesazhTitulli: Alarmi, duhani pasiv shkakton mijëra të vdekur   Alarmi, duhani pasiv shkakton mijëra të vdekur I_icon_minitimeSat Jan 01, 2011 12:31 pm

Studimi i OBSH-së për efektet e duhanit pasiv ka zbuluar se vret 600 mijë persona në Shuperka. Ligji parashikon mbrojtjen nga duhani pasiv


Duhanpirësit nuk dëmtojnë vetëm shëndetin e tyre, por edhe të njerëzve që i rrethojnë. Studimi i parë global realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për efektet e duhanit pasiv ka zbuluar se ai vret 600 mijë persona në vit. Një e treta e këtyre viktimave janë fëmijë, shpesh herë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit në shtëpitë e tyre. Në fakt, në vendin tonë u miratua ligji, i cili mbronte popullatën, pikërisht nga duhani pasiv, por, për fat të keq, ky ligj mbeti vetëm në letër. Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik, Roland Shuperka, shpjegon për gazetën se duhani pasiv dëmton rëndë shëndetin, ndaj popullata duhet të jetë më e ndërgjegjësuar rreth këtij problemi.


Studimi
Studimi i OBSH-së, i kryer në 192 vende, zbuloi se duhani pasiv është jashtëzakonisht i rrezikshëm për fëmijët, pasi mund t'iu shkaktojë atyre sindromën e vdekjes, pneumoni dhe astmë. Studimi tregon gjithashtu se duhani pasiv shkakton sëmundje zemre, probleme me frymëmarrjen dhe kancer. "Kjo do të na ndihmojë ne të kuptojmë koston e vërtetë të duhanit", - ka deklaruar Armando Peruga, zyrtari i OBSH-së që drejtoi studimin.


Studimi i parë i realizuar mbi duhani pasive ka dalë në përfundimin se ky fenomen shkakton mbi 600 mijë viktima anekënd botës çdo vit. Një e treta e këtyre viktimave mësohet se janë fëmijë, shpesh të ekspozuar ndaj duhanit në shtëpi, thotë Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë. Duke ditur rrezikshmërinë nga duhanpirja, specialisti i ISHP-së, Roland Shuperka, thekson se strategjia kombëtare kundra duhanit ka dy drejtime kryesore që është pikërisht mbrojtja e popullatës ndaj duhanpirjes pasive dhe reduktimi i numrit të duhanpirësve.


Në fakt, ligji, i cili ndalon duhanpirjen në ambientet e mbyllura ka dështuar, sepse në çdo lokal, spital dhe kudo në ambiente të mbyllura konsumohet duhan. "Përzierja e infeksioneve dhe duhani pasiv, rezulton të jetë një kombinim vdekjeprurës", - theksoi Peruga. Ekspozimi ndaj duhanpirjes pasive mendohet të ketë shkaktuar 379 mijë viktima nga problemet me zemrën, 165 mijë viktima nga problemet në frymëmarrje, 36 900 viktima nga astma dhe 21 400 viktima nga kanceri në mushkëri.


Fëmijët
Fëmijët duket se janë viktimat kryesore të duhanit pasiv. Studimi tregon se duhani pasiv është veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët, të cilët rrezikohen nga sindromi i papritur i vdekjes foshnjore, pneumonia dhe astma. Duhanpirja pasive shkakton probleme me zemrën, probleme me sistemin e frymëmarrjes dhe kancer në mushkëri. "Kjo na ndihmon ne të kuptojmë numrin e vërtetë të viktimave nga duhani", - tha Armando Peruga, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Si pajojë e problemeve në sistemin e frymëmarrjes të shkaktuara nga duhani, çdo vit humbin jetën 165 mijë fëmijë, shumica në pjesën e Azisë Juglindore dhe në Afrikë. Studimi thotë se ky grup është më i ekspozuar ndaj duhanit pasiv se çdo grup tjetër, kryesisht në shtëpitë e tyre.


Duhanpirësit nuk dëmtojnë vetëm shëndetin e tyre, por edhe të njerëzve që i rrethojnë.
Studimi i parë global nga OBSH-së tregon se duhani pasiv vret 600 mijë persona në vit
Një e treta e këtyre viktimave të duhanit pasiv sipas studimit të OBSH-së se janë fëmijë
Në vendin tonë u miratua ligji, i cili mbronte popullatën nga duhani pasiv, por nuk zbatohet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Alarmi, duhani pasiv shkakton mijëra të vdekur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Alarmi i Aziz Salihut
» Vetmia, e dëmshme sikurse duhani dhe alkoolizmi
» Duhani, në ç’masë është ai i dëmshëm
» Duhani, rrezik në rënien e marrëdhënieve
» Nga pesë infarkte, katër shkaktohen nga duhani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: