Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Dugi™
WebMaster
WebMaster
dr.Dugi™


<b>Postime</b> Postime : 574

12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese Empty
MesazhTitulli: 12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese   12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese I_icon_minitimeSat Jan 01, 2011 3:19 pm

Si pjes e nje diete te shendetshme, ushqimet e plota luajn role te
rendesishem duke i ndihmuar trupit tone qe te funksionojne ne menyre
optimale. Ka me mijera ushqime te plota me shume vlera ushqyese, por
disa prej tyre ne kete liste bejne me shume se sa thjeshte te dhurojne
vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojne te sherohemi. Ne fakt, secili
ushqim ne kete list mbart ne vete nje liste te shumte te efekteve
sheruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogelimi i
kolesterines, mbrojtja ndaj semundjes se zemres dhe keshtu me radhe. Ha
keto ushqimet e shendetshme dhe fillo te ndjehesh me i shendetshem.
Kivi


12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese KiviKy
frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjitashtu përplot me vitamin
C (dyfish sasin e portokallit), ka më shumë fiber se sa mollat, dhe
mund bananet si ushqim me më shumë potas (potasium). Perzirja unike e
vitaminave dhe mineraleve qe gjenden në kivi ndihmon kunder sëmundjes së
zemrës, goditjes, kancerit, dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes.
Përzirjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë
pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin
vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut,
zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së
shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që
zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADNs por gjithashtu ndihmon
qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.
Qershit


12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese QershitKur
flasim për ushqimet me te shendetshme aty kemi edhe qershit. Qershit
mburren me nje list te gjate te fuqive sheruese. Qershit jane të pasura
me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo
të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi
ellagjik, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zbrapsin dhe
ndalojnë rritjen e tumorëve e gjihashtu edhe shkaktojnë qelizat
kancerogjene që të bëjnë vetvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e
shëndetshme. Qershit, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe
antibakterial.
Gujava (Guava)


12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese GujavaGujava
është një frut i vogël tropiak që mund të jet i rrumbullakët, oval apo
në formë dardhe. Nuk janë edhe aq të zakonshëm kështu që është vështirë
të gjenden, varësisht se ku jeton. Por nëse i gjen atëherë ia vlen
mundin. Gujava përmbajnë më shumë lisofene, antioksidant që lufon
kancerin, se sa cilido frut apo perime tjetër. Guavat përmbajnë lisofene
gati për 20 përqind më shumë se domatet. Trupi jonë nuk mund të
procesoj shumë nga lisofene që gjenden në domate nëse ato nuk
përgaditen. Procesimi ndihmon në thyerjen e mureve e fortave të
qelizave. Por, struktura qelizore e këti fruti lejon që antioksidanti të
absorbohet pa marr parasysh nëse fruti konsumohet i gatuar apo ashtu si
është natyral. E përveç tjerash ky frut ofron vlerat ushqyese pa sodium
që i shtohet produkteve të procesuara të domateve. Kështu që nëse i
gjen… e din çfar duhet të bësh?
Fasulet


12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese FasuletFasulet
janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në
gjakë dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv
(tretjen) dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me
fiber, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjëherë ju shkon mendja
tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet
ofrojnë që te trijat në një pako. Për këtë edhe fasulet bëjnë pjesë në
listën Ushqimet Me Te Shendetshme.
Lakerishtet


12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese LakerishteJo
vetëm që janë tepër të pasura me materie ushqyese, por gjithashtu është
ushqim pa kalori. Kalori për kalori, ofron katër herë kalcium më shumë
se sa qumështi 2 përqind. Gram për gram ofron vitamin C sa një portokall
dhe hekur më shumë se spinaqi. Është përplot me vitamin A dhe me shumë
sasi të Vitaminës K, e gjithashtu ka shumë lloje të antioksidanteve
karotenoid dhe fitokemikale mbrojtese.
Spinaqi


12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese SpinaqiJu
veçmë e dini që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e keni
dit se sa është i mirë? Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes
së të pamurit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër
kancerit te prostates, zorreve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundes së
zemrës, goditjes në tru (pika ne tru), dhe dementis (çmenduris);
zvogelon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i
mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese
duke përfshirë këtu sasi të vitamines K, kalcium, vitamin A, vitamin C,
folat, magnez dhe hekur.
Qepet


12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese QepetQepet
kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo
nuk është e vetmja pjes e trupi ky qepa ka efekt. Qepet përmbajnë enzime
të fuqishme që lufojnë kancerin; konsumimi i qepes ka treguar të
ndihmoj në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostates dhe ezofagut e
gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja
koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke
mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në
zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterines (kolesterolit), e
gjithashtu përmbajnë edhe peptide që ndihmojnë në parandalimin e
dëmtimit të eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve
tjera të eshtrave.
Karrotat


12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese KarotatKarotat
janë burim shumë i mirë i antioksidanteve potent të njohur si
karotenoid. Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e
rrezikut të kancerit të gjirit postmenstrual e gjithashtu edhe kancerit
të fshikezes se urines, zverkut, prostates, zorres, laringut dhe
ezofagut.


Në anën tjetër dietat me pak karotenoid janë asociur me
sëmundje kronike duke përfshirë këtu sëmundjen e zemrës dhe kancer të
ndryshëm. Hulumtimet sugjerojnë që vetëm një karote në ditë do të
zvogëlonte përgjysmë rrezikun e kancerit të mushkërive. Karotat
gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të veshkave dhe
vezoreve. Përveç që lufton kancerin, materiet ushqyese në karrota
ndalojnë sëmundjet kardiovaskulare, stimulojnë sistemin imunitar,
ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe përkrah shëndetin e veshëve dhe syve.

Lakera


12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese LakeraLakera
është një shtëpi përplot me vitamin K dhe C. Vetëm një grusht me laker
ofron 91 përqind të sasis së rekomandur të vitaminë K, 50 përqind të
vtaminës C, sasi të mirë të fibrës, dhe një mori të mira tjera si
magnez, vitamin B6, folate e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto të mira
i keni së bashku me jo më shumë se 33 kalori. Kalori për kalori lakera
ofron 11 përqind më shumë vitamina C se sa portokallet.
Brokoli


12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese BrokoliVështirë
se mund të gjesh ndonjë ushqim tjetër me kaq shumë përbërës natyral që
ndihmojnë shëndetin ashtu si brokoli. Një grusht (filgjan) me brokoli të
ziera ofron 200 përqind të vitaminës C të rekomanduar (prap më shumë se
portokalli), gati ka po aq vitamin K, dhe rreth përgjysmë të sasis së
rekomanduar ditore të Vitamines A, së bashku me folate, fiber, sulfur,
hekur, vitamina B dhe një mori materiesh tjera ushqyese. Kalori për
kalori brokoli përmbanë gati dy herë më shumë sasi të proteinave se sa
bifteku – e shumë më shumë fitonutrient mbrojtës. Po kërkon ushqimet më
të shëndetshme, ja ku ke brokoli!
Lakera Jeshile (para)



12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese Lakera_jeshileLakera
Jeshile është tejet ushqyese, ka antioksidant të fuqishëm dhe është
anti-inflamatore. Një filgjan me laker jeshile te ziera përmbajnë 1328
përqind të sasis së rekomandar ditore të vitaminës K (edhe 1228% më
shumë!), 192 përqind të sasis së rekomanduar të vitaminës A, dhe deri 90
përqind të vitaminës C. E përveç tjerash është gjithashtu edhe burim i
mirë i kalciumit dhe hekurit.
Luleradhiqet (Pipirit)


12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese Luleradhiqet_pipiritPo
i njëjti bar i cili është i njohur për prishjen e oborrit të shtëpive
ka gjithashtu histori të gjatë të përdorimit si bar shërues në kultura
të ndryshme rreth globit. Një filgjan me flet të luleradhiqeve ofron 535
përqind të sasisë së rekomanduar të vitaminës K dhe 112 përqind të
sasis së rekomanduar të vitaminës A. Fletët e Luleradhiqeve, apo pipirit
ashtu si i quajmë ne në Kosovë, janë gjithashtu burim i mirë i
vitaminës C, kalciumit, hekurit, fibres dhe potases. Nga të gjitha
ushqimet është nga më të pasurit me vitamin A, në mesin e jeshileve
(perimeve jeshile) është burimi më i mirë me beta-karotene. Nëse deri më
tani nuk e keni ditur që konsumohen, tash kur e din që është nga
ushqimet e shendetshme shëruese, a do të ndryshosh, a do fillosh ta
konsumosh?
Keto jane pra ushqimet e shendetshme qe duhet ti beni pjese te dietes
suaj. A ke ndonje tjeter qe do te deshiroje ta shtoje ne kete list te
ushqimeve te shendetshme?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mjeksia-grup.albanianforum.net
 
12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ushqimet e shëndetshme që s’bën t’i harrojmë
» Vetitë shëruese të panxharit
» Prekja është shëruese!
» 20 Fakte Fascinuese Per Fuqin Natyrale Sheruese Te Bananes
» Keshilla Per Diet Te Shendetshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: