Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Sekretet e “Google”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Sekretet e “Google” Empty
MesazhTitulli: Sekretet e “Google”   Sekretet e “Google” I_icon_minitimeSun Jan 02, 2011 12:06 pm

Në kampusin e “Mountain View”, në zemër të rrjetit, ku çdo ditë, 9 mijë persona me kombësi të ndryshme përpunojnë pyetjet e së gjithë botës. Udhëtim mes tempullit të internetit, mes plastrave, kafeneve, kopshteve për fëmijë.

Njeriu i cili mbledh të gjitha pyetjet e botës vjen në zyrë në orën 9:30. Ulet në karrigen e tij në “Google plex” dhe veprimi i parë që bën ka lidhje me hapjen e e-mail-eve. Këtu nisin menjëherë problemet që do të çmendin çdo njeri tjetër, përveç këtij inxhinieri nga Bangalore që në “Silicon Valley” ka gjetur parajsën. “Shoh listën e të gjitha gjërave që nuk shkojnë dhe nis nga puna. Në fund të fundit, gjëja më e bukur e këtij zanati është se çdo ditë ka diçka interesante”, tregon Ben Gomes. I kujtohet kur rreth 11 vjet më parë i bënë pyetjet për ta punësuar. “Unë nuk e dija se çfarë ishte ‘Google’, asnjëri nuk e dinte”, tregon ai. Shkoi në shtëpi dhe në internet shkroi “Gogl”. “Sepse nuk e dija as si shkruhej”, tregon Gomes. Ndoshta edhe për faj të atij gabimi, Ben Gomes është njeriu i cili ka transformuar idenë e Larry Page dhe Sergey Brin në atë “makinë lufte” që sot iu korrigjon fjalët e shkruara gabim dhe iu jep opsionet për atë të saktën. Është pikërisht ai që ka ideuar “Autocomplete”, funksioni që përfundon duke e shkruar fjalën për ju, teksa jeni duke e shtypur. Për më tepër, tani mund të gëzoni avantazhet e “Instant”, funksioni që përfundon duke iu shkruar gjithë pyetjen teksa ju jeni duke shkruar germën e parë. Sipas revistës “Slate”, “Google” bëhet në këtë mënyrë e pandërgjegjshmja jonë: na tregon se çfarë kërkojmë para se ta dimë edhe ne vetë. Nuk ndihet paksa si doktor Frojdi i uebit? Rreth 1 miliard kërkime në ditë dhe përgjigjet që vijnë për më pak se 1 sekondë. Qëllimi? “Të nisim kërkimin para se ju të shkruani”, thotë Gomes. Tempulli gjigant i internetit gjendet rreth një orë larg nga San Francisko. Është një ndërtesë gjigante që në 12 vite jete është zgjeruar shumë, me qëllimin e vetëm për të pritur rreth 9 mijë punonjësit e “Google” që çdo ditë gumëzhijnë si bletë. Nga një zyrë në tjetrën, shpesh shkohet me biçikletë. Janë rreth 500 të tilla në dispozicion. Këtu në shtëpinë “Google” ka 2 kopshte gjigante, 200 dhi për qumësht, 4 lakanderi automatike, 4 palestra, 1 park gjigant lojërash, madje edhe 2 pishina në ajër të pastër: kur ka diell sheh punëtorë që notojnë të qetë. I gjithë kampusi ka një sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrorë. Janë 17 bare, 300 makina elektrike dhe 1 sallë e madhe video-lojërash ku të gjithë kanë akses. Një perandori në dukje në kaos. Këtu ka një algoritëm për të gjithë: filozofia e formulës sekrete, mitikja PageRank (Page, nga emri i njërit prej themeluesve të “Google”, Larry Page) duket se jeton në çdo cep të kampusit. Madje edhe në makinën e kafesë. “Ky aparat është rregulluar në mënyrë të tillë që t’u ofrojë punëtorëve kafenë më të mirë”, rrëfen Ben. “Rregull dhe Liri” është një binom që asnjë kompani nuk i ka “lidhur” bashkë, por këtu në “Google”, është një praktikë e përditshme. Nuk ka një orar fiks për hyrjen dhe daljen në kampus. “Burrat dhe gratë, sidomos ata që janë prindër, vijnë më herët dhe ikin më shpejt, ndërsa beqarët vijnë më vonë dhe ikin më vonë”. Fëmijët sigurisht që janë gjithmonë të mirëpritur këtu, por edhe kafshët shumë prej punonjësve i duan shumë. E shtuna dhe e diela është pushim, por ka gjithmonë zyra hapur, pasi ndonjë inxhinier është duke përfunduar projektin e tij. I sheh teksa dalin nga parkingjet e nëndheshme. Pothuajse këtu është gjithçka bio. E tillë është mbi të gjitha “metoda” bio. Ashtu si të gjithë gjigandët “hi-tech”, edhe ky që e ka ndërtuar famën e tij në kërkimet e informacioneve fsheh sekretet pas mureve të asaj privatësie, që motorët e tij të kërkimit akuzohen shpesh se shkelin. Sa inxhinierë punojnë për rreth njëmijë projektet e grupit? Sistemi operativ “Android” me të cilin sfidon “Apple” dhe “Microsoft” edhe në telefona, “Google TV”, që po bën të dridhet Hollywood-i dhe televizori, brauzeri “Chrome”, i cili shumë shpejt do të paraqitet në një version të ri për kompjuterët. Asnjë koment. Sigurisht, zemra mbetet motori i kërkimit. Dhe këtu sekretet janë dy. Të parin e zbulon teksa lexon emrat në dyert e zyrave: Mustafa Hamad, Radu Popovici, Wir Wiswanti, Janfei Zhiu. Me pak fjalë, “United Colors of Google”. Një pjesë shumë e madhe e atyre që punojnë aty nuk janë amerikanë. Dhe sekreti i dytë është sistemi i hapur. Të shpjegojnë se “Bix Box” është vendi ku punojnë inxhinierët e bazës. Çdo sektor që merret me kërkimin është autonom dhe i ndarë: “Google Voice”, “Google Box”, megjithatë të gjithë janë të lidhur me njëri-tjetrin. Ideja është ajo e ndërtimit të një skuadre gjigante: Të gjithë bëjnë detyrën që u takon, duke u konsultuar pastaj me njëri-tjetrin për të nxjerrë në dritë më të mirën. Po shefat e mëdhenj? Larry e Sergey? Jason Freidenfelds, një nga menaxherët e komunikimit, tregon se herën e fundit që Page dhe Brin u ulën në kafenenë “Charlie’s”, ishin të rrethuar nga stafi i “Google mail”. Ishin duke i dhënë dorën e fundit këtij projekti madhështor, që po revoluciononte botën e postës elektronike. Me pak fjalë, shefat e mëdhenj ndërhyjnë në fillimin dhe fundin e një projekti. Gjithsesi ata janë gjithmonë të informuar me detaje mbi atë çfarë ndodh në kompaninë e tyre. Këtu, çdo sekondë pas orarit zyrtar të punës, paguhet një më një. Shumë prej projekteve gjigante si “Google News, “Street View” dhe “Google Instant” kanë lindur pikërisht kështu, jashtë orarit zyrtar. Po cili është njeriu që u hedh një sy para se të dalin? Inxhinieri Ben Gomes, i cili në fillim nuk dinte as si shkruhej “Google”. E teksa zbulojmë disa prej sekreteve të tij të brendshme, arrijmë pa dashur të bëjmë pyetjen. Si do jetë motori i kërkimit në të ardhmen? Gomes thotë “gjithmonë e më i shpejtë”, ndërsa matematicienia Johanna Wright tregon: “Gjithmonë e më i inteligjent. I aftë të futet në kontakt me botën, ashtu si ne ndërveprojmë me të: përmes zërit dhe syve. Në të ardhmen e tij të ndritur funksioni “touch” do të jetë gjithmonë e më i rëndësishëm. Ju duket si fantashkencë? Aspak, këtu të gjithë janë optimistë dhe kanë shumë besim te puna e mirë e koordinuar në grup.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Sekretet e “Google”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Google rifreskon edhe shërbimin Google Docs
» Google bën ndryshime në Google News
» Google lanson funksionin “Me on the Web”
» Google hetohet nga një komision i BE-së
» Lokalizohet Google!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Teknologjia-
Kërce tek: