Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Votoni për veten, për Kosovën, për shqiptarinë!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Dugi™
WebMaster
WebMaster
dr.Dugi™


<b>Postime</b> Postime : 574

Votoni për veten, për Kosovën, për shqiptarinë! Empty
MesazhTitulli: Votoni për veten, për Kosovën, për shqiptarinë!   Votoni për veten, për Kosovën, për shqiptarinë! I_icon_minitimeFri Jan 07, 2011 5:21 pm

Të premten më 7 janar, në Shtëpinë e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, Lëvizja VETËVENDOSJE! takoi qytetarët e Deçanit. Deçanasit i përshëndeti fillimisht kandidatj për deputete nga kjo komunë, Fetnete Ramosaj e cila theksoi se: “Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është thjesht një parti politike që garon për pushtet, por gjithnjë e më shumë po merr përmasat e një lëvizje gjithëpopullore, sepse ka marrë përsipër të bëjë ndryshime rrënjësore në dobi të qytetarëve të vet, në dobi të vendit dhe të kombit”. Ajo i ftoi qytetarët që janë kundër negociatave të paralajmëruara me Serbinë e për sovranitet e zhvillim ekonomik që më 9 janar të votojnë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!



Ndërsa kandidati tjetër për deputet, Visar Ymeri theksoi se Deçani është ndër komunat më të varfëra dhe me numrin më të madh të të papunëve në Kosovë, ndërkohë që po nga kjo komunë vijnë edhe disa prej politikanëve më të pasur në Kosovë. Ymeri tha edhe se “Lëvizja VETËVENDOSJE nuk e sheh Kosovën si plaçkë që duhet shitur, por e trajton atë si një vend për të gjithë qytetarët e saj të cilëve u duhet zhvillimi, bashkimi, punësimi, shkollimi e përparimi”. Ymeri kritikoi edhe procesin e privatizimit të egër neoliberal duke thënë se Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta luftojë atë dhe se do të angazhohet për një ekonomi që ndihmohet nga shteti e mbi të gjitha për një ekonomi pa haraç.



Para Deçanasve foli edhe lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti. Kurti tha se: “Deçani është komuna e cila ka dhënë shumë veprimtarë dhe dëshmorë të kombit. Deçani është komuna me më së shumti shtëpi të djegura në luftën e fundit. Ndërsa sot Deçani është një ndër komunat më të varfëra në Kosovë, e për më keq më 12 dhjetor këtu ndodhi vjedhje masive e votive, e paparë në Kosovën e pasluftës”. Ai theksoi se prapëseprapë përkundër shumicës së komunave tjera në Kosovë ku votat u vodhën Deçani prapë mund të konsiderohet komunë me fat. Për shkak se më 9 janar do ta ketë mundësinë që gjatë rivotimit ta korrigjojë procesin e devalvuar të 12 dhjetorit.



Albin Kurti i siguroi pjesmarrësit se Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do të bëhet kurrsesi pjesë e kualicioneve dhe qeverive teknike, duke mos u bërë kështu pjesë e së keqës por se të keqën do ta luftojë. Kurti i ftoi deçanasit që më 9 janar të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për veten, për Kosovën, për shqiptarinë, për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mjeksia-grup.albanianforum.net
 
Votoni për veten, për Kosovën, për shqiptarinë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» VV:Votuesve në Mitrovicë u thuhet "Votoni Ipko", që nënkupton numrin 49 - PDK
» Ngulit veten në kosh
» PDK rrëzon ‘veten’ nga pushteti
» PDK rrëzon ‘veten’ nga pushteti
» Tajvanezja martohet me veten

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: