Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Produktet ushqimore që eliminojnë gripin dhe të ftohtin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Produktet ushqimore që eliminojnë gripin dhe të ftohtin Empty
MesazhTitulli: Produktet ushqimore që eliminojnë gripin dhe të ftohtin   Produktet ushqimore që eliminojnë gripin dhe të ftohtin I_icon_minitimeSun Jan 09, 2011 9:21 am

Sot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetarianë ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin edhe agjërimi, dieta është po aq e rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tonë të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër gripit dhe të ftohurit. Dietologu David Grotto, nga Chikago, në një libër ka përmbledhur 101 ushqime të dobishme për shëndetin. Ndërsa më poshtë, po nga ky libër radhiten 10 bimë dhe ushqime të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër gripit.
Marrë nga “Forbes”

Hudhra
Mbase aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, por hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Është e shëndetshme për vetë faktin sepse ajo përmban fitokimikate të cilat i vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Këtë kanë treguar edhe përfundimet e studimeve të një shkencëtari David Grotto, nga Chikago, i cili i bazuar në studimet dietologjike ka botuar një libër me 101 ushqime që mund të shpëtojnë jetën tuaj. Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, e cila është e këshillueshme që të hiqet lëvozhga, të pritet në copa të vogla, të shtypet, dhe pastaj të përdoret.

Kërpudhat
Kërpudhat, duke filluar nga bishti, e deri te koka, apo edhe pjesa e poshtme me ngjyrë të bardhë e “çadrës”, përmbajnë beta-glukanë, të cilat mund të përforcojnë aftësinë tuaj për të luftuar gripin dhe të ftohurin. Sipas studimeve të bëra ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundje shkaktuese. Sipas dietologut David Grotto, kërpudhat janë vërtet të shijshme nëse gatuhen siç duhen. Ato janë një pjatë e pëlqyer sidomos gjatë periudhave kur jeni të ftohur apo me grip. Ato përdoren si një pjatë e dytë kur skuqen.

Çaji
Në të vërtetë çaji është i njohur nga të gjithë, për efektet e tij kundër gripit dhe të ftohurit, ai është i pasur në kalori, nuk është i kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. Çaji përmban polifenole, të cilat antioksidantë mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe veprojnë si anti-inflamatorë, thotë Ëendi Bazilian, një mjek amerikan. Sipas tij, por edhe eksperiencave jetësore, janë tashmë të ditura efektet pozitive që jep çaji në shëndetin e njeriut. E rëndësishme është të njihet mënyra dhe masa e duhur për përgatitjen e tij, për të marrë rezultatin e dëshiruar.

Tërshëra
Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit) janë relativisht më të pasura në lipide (5%) dhe përmbajnë proteina (rreth 14%) glucide të ndryshme, (rreth 60%); ku kryesori është amidoni (55%). Tërshëra përmban edhe pak aveninë, një substance fuqizuese të sistemit imunitar, me strukturë ende të panjohur dhe një substance estrogjene. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.

Manaferra
Është një frut i ëmbël në shije, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e Mjekisë Popullore ky frut është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Duket e pabesueshme por është e vërtet. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak. Ky frut lufton gripin dhe të ftohurit.

Lakra
Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Mjekësia Popullore ne Evropë, Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se ky është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshme, kjo edhe për numrin e kalorive që përmban. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë simptomat gripale. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.

Mjalti
Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dizinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të Dr.Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu do ishte e rekomandueshme 2 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast, lufton bakteret dyfish më shpejt, se sa një tretje sheqeri.

Proteina e hirrës
Ajo nuk është vetëm për trupin. Proteina e hirrës është një zinxhir aminoacidesh, e cila ndihmon në përtëritjen e muskujve dhe zhvillimin, që quhet themelimi i Çikagos, bazuar në dietologun David Grotto. Studimet kanë treguar gjithashtu, që ato mund të risin sistemin imunitar, neutralizojnë efektet rrënjësore. Grotto rekomandon shtimin e proteinës së hirrës tek frutat. Është e rekomandueshme që të konsumohet gjatë periudhave gripale, sepse fuqizon sistemin imunitar dhe ndihmon që të largohet gjendja gripale apo gjendjet e të ftohurit.

Elbi
Një tjetër burim i fibrave dhe beta-glukozëve, elbi ka treguar që përmirëson imunitetin, aq mirë sa kolesteroli i ulët. Antioksiduesit që janë gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojnë qelizat nga dëmtimi, thotë David Grotto, autori i “101 ushqimeve që mund të shpëtojnë jetën tuaj”. Elbi mund të shtohet lehtësisht tek supërat, mishi i zier, dhe sallatat. Elbi përmban Potasiumin, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave. Këshillohet përdorimi i 4-5 biskotave me elb çdo ditë. Sidomos nëse doni të luftoni gripin.

Patatja e ëmbël
Patatet e ëmbla janë plot me fibra dhe imunizojnë sistemin, rrisin betakarotinën, thotë dietologu, David Grotto. Mund të fusësh të gjithën në furrë sobe, ose thekëse, dhe i pjek ato për një tas të shëndetshëm me patate të skuqura. Shikoni për patate me lëkurë të errët, të cilat përmbajnë një sasi të madhe betakarotine. Patatja është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe me push nga poshtë e me lule të bardha, zhardhokët e saj përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim etj. Në mjekësinë popullore patatja përdoret kundër djegieve, plagëve dhe syve të nxirë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Produktet ushqimore që eliminojnë gripin dhe të ftohtin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Produktet ushqimore që forcojnë imunitetin
» Produktet që parandalojnë plakjen
» Japonezët shpikin pasqyrën e cila zbulon gripin
» Substancat ushqimore shkaktarë të kancerit të stomakut
» Produktet e qumështit dhe kariesi te fëmijët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: