Produktet ushqimore që forcojnë imunitetin Konsumimi i sa më shumë produkteve që rrisin imunitetin e
organizmit është këshilla kryesore, që japin specialistët e mjekësisë
bimore për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve virale.Duke
qenë se tashmë secili prej nesh është i rrezikuar nga virozat gripale më
tepër se kurrë, parandalimi i vetëm i tyre përveç vaksinimit, mund të
bëhet vetëm nëpërmjet marrjes së produkteve bimore që rrisin imunitetin,
pasi në një organizëm të shëndoshë rreziku për tu prekur nga viruset
është shumë i vogël.
Ilaçet bimore që përbëhen nga bimë të ndryshme të tretura në alkool
janë preparatet më efikase për të rritur imunitetin dhe për të
parandaluar prekjen nga sëmundjet.
Hekuri, hudhra, kanella, bima e quajtur kthetrat e maces (ungaria),
kulumbria, ilaçi bimor i quajtur propolis, aloe vera janë disa nga
produktet që ndikojnë në rritjen e imunitetit të organizmit.
Përdorimi i përditshëm i mjaltës me pluhur kanelle forcon sistemin
imunitar dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale.
Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe
hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon
rruazat e gjakut për ti luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.
HudhraHudhra është antibiotik natyral që stimulon sistemin e imunitetit dhe
rrit efektivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rruazave T. Ajo
bllokon prodhimet e toksinës me mikrobe. Hudhra gjithashtu ka një
spektër të gjerë baterostatik dhe veti bakteriocidale.
Me fjalë tjera, ajo ose i ndalë ose i vret bakteret. Në mënyrë të
mrekullueshme, hudhra gjithashtu nxit aktivitete të ngjashme kundër
viruseve, fungive (këpurdhave) dhe parazitëve. Hudhra pa dyshim është
çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër
infektimeve.
Së paku 200 komponentë janë identifikuar në thelbit e hudhrës duke
përfshirë më shumë se 70 komponente të sulfurit; vitaminat A, B1 dhe C,
kalcium mineralesh, kopër, hekur, magnezium, potasium, selenium dhe
zink, flavonoide si vitamina si dhe tetë amoniacide esenciale dhe nëntë
aminoacide jo-esenciale.
Aloe vera Aloe vera është një tjetër produkt tepër efikas për të rritur
imunitetin e organizmit. Ajo përmban më shumë se 200 përbërës të
verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për
vetëshërim dhe ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore.
Kërkimet shkencore provojnë se efekti kryesor i aloe veras, domethënë
aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv
akemanan (një kompleks karbohidratesh), i cili thithet nga zorrët dhe
grumbullohet në membranat e qelizave. Ky përbërës rrit rezistencën e çdo
qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve.
Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues që gjenden në aloe vera,
vitaminat A, C dhe E që përdoren për të luftuar sëmundjet e civilizimit
dhe masat paraprake për kancerin janë vërtetuar edhe shkencërisht.
Përbërësit dytësor bimor të aloe vera, e ndihmojnë trupin tonë që t’i
thithë me lehtësi këto substanca jetësore 11 prej 20 aminoacideve më të
njohura, modulet e proteinave që shpenzohen gjatë jetës si dhe shtatë
aminoacide kryesore.
Një nivel i lartë i aminoacideve në gjakun tonë çon në forcimin e
kockave, muskujve, një shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda
organizmit, një sistem të fortë imuniteti si dhe një mendje të
mirëekuilibruar. Për më tepër, përbërja e mineraleve, elementët e
gjurmëve në aloe vera janë të një rëndësie të madhe.
Përveç hekurit, kalciumit dhe magneziumeve, të cilat janë substanca
thelbësore për të pasur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe për një
metabolizëm të mirë, bima shëruese siguron gjithashtu sasi shumë të
mëdha potasi, të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në trupin
tonë dhe për një tension më të ulët të gjakut. Zinku e forcon sistemin e
imunitetit, ndërsa magnezi e ndihmon trupin gjatë dezintoksikimit.
Vaji i peshkutAcidet yndyrore omega 3-6-9 që gjenden tek vaji i peshkut janë shumë
të rëndësishme për trupin e njeriut, por ato nuk mundet të sintetizohen
nga organizmi ndaj dhe quhen acide yndyrore thelbësore. Çdo qelizë e
trupit përdor acidet yndyrore.
Ato janë gjithashtu, të rëndësishme në prodhimin e prostaglandinave
mjaft të rëndësishme këto si mesazhere dhe rregullatorë të shumë
proceseve në organizëm. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin
viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial si dhe reduktojnë rrezikun e
aritmisë.
Njerëzit që konsumojnë një drekë me peshk në javë kanë 50 për qind më
pak risk për infarkt. Vetëm tre kapsula në ditë omega janë më të
mjaftueshme se sa të hash peshk çdo ditë. Marrja e saj mund të reduktojë
deri në 40 për qind vdekjet nga zemra te burrat e moshës së mesme.
Përsa i përket inflamacionit ajo luan një rol të rëndësishëm në sintezën
e prostaglandinave (kryesisht PGE1) prandaj ndihmon në të gjitha llojet
e artriteve sidomos në ngurtësimin mëngjesor.
Nga një studim është parë se disa njerëz kanë ndërprerë
anti-imflamatorët josteroide nga marrja e omega. Ato ndikojnë në uljen e
dhimbjeve menstruale, kur dihet se te gratë me çrregullime janë të
rritura substancat inflamatore. Gjithashtu, marrja e omega 3-6-9 ndikon
në depresion dhe migrenë si dhe është e nevojshme te gratë shtatzëna
sidomos në periudhën e krijimit të trurit dhe të syve të bebes së
ardhshme.