Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Infermierët, 6 muaj praktikë para se të emërohen në punë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Infermierët, 6 muaj praktikë para se të emërohen në punë Empty
MesazhTitulli: Infermierët, 6 muaj praktikë para se të emërohen në punë   Infermierët, 6 muaj praktikë para se të emërohen në punë I_icon_minitimeSat May 22, 2010 11:22 am

Infermierët, 6 muaj praktikë para se të emërohen në
punë



Infermierët, 6 muaj praktikë para se të emërohen në punë Shendeti

Presidenti i Urdhrit të Infermierëve, Skënderaj, dha të gjitha
propozimet që i janë bërë Ministrisë së Shëndetësisë. Si do të veprohet
me infermierët pa fakultet
Propozimi
Studentët që mbarojnë fakultetin e Infermierisë duhet të bëjnë në
mënyrë të detyrueshme deri në 6 muaj praktikë në spitale pastaj të
emërohen në vendet e punës. Madje, në fakultete, studentët e
infermierisë duhet të bëjnë 50% teori dhe 50% praktikë. Ndërsa për
infermierët që kanë shkollë të mesme, kurse apo shkollë të lartë do të
ketë disa kritere për ekuivalentimin e tyre.
Këto janë disa nga propozimet e Urdhrit të Infermierëve projekte këto
që u paraqiten dje në Komisionin e Shëndetësisë. Presidenti i këtij
institucioni, Sabri Skënderaj, theksoi se infermierët përbëjnë 70 për
qind të personelit shëndetësor, ndaj dhe edukimi në vazhdim i këtij
sektori është shumë i rëndësishëm.
Praktika
Studentët e Infermierisë kanë mangësi të mëdha sa i takon përgatitjes
së tyre praktike. Kështu u shpreh Sabri Skënderaj, i cili propozoi se
të gjithë studentët e Infermierisë, pavarësisht që tashmë mbarojnë një
shkollë të lartë duhet që të bëjnë deri në 6 muaj praktikë në spitale të
mbikëqyrur nga infermierë që kanë shumë vite eksperiencë në punë,
pastaj të emërohen në punë. “Ne propozojmë që edhe në fakultet,
studentët, 50 për qind të mësimnxënies ta kenë praktikë dhe 50 për qind
ta kenë teori.
Është e rëndësishme teoria për infermierët dhe mendoj se praktika
përbën pjesën më të rëndësishme të formimit të tyre”, – pohon Skënderaj.
Ndërkohë, edhe përfaqësues të Institutit të Zhvillimit të Arsimit
theksuan se deri tani nuk është bërë asgjë për trajnimin e infermierëve.

Edukimi
Edukimi në vazhdim do të jetë një ndër kriteret kryesore të
infermierëve për të mbajtur vendet e punës.Sipas Sabri Skënderajt,
edukimin në vazhdim do ta praktikojnë, pavarësisht edukimit shkollor që
kanë apo eksperiencës në punë.
Sa i takon ekuivalentimit të diplomave dhe dëshmive që kanë kategori
të ndryshme infermierësh, ai theksoi se do të veprohet në këtë mënyrë.
“Infermierët që janë me shkollë të mesme, por që kanë mbi 20 vjet
eksperiencë në punë, kjo eksperiencë do t’u njihet, pasi për ne edhe
eksperienca në punë është shumë e rëndësishme.
Duhet të dini se infermierët e rinj që janë me fakultet mësojnë nga
infermierët e vjetër. Ndërsa infermierët që kanë më shumë se 15 vjet
punë do t’u njihen kurset dhe specializimet që ata kanë mbaruar”, pohon
Skënderaj. Gjithashtu, ai theksoi se i kanë propozuar Ministrisë së
Shëndetësisë që edhe për infermierët të futen gradat shkencore, pasi
edhe ky sektor është i rëndësishëm siç janë kirurgët apo mjekët
specialistë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Infermierët, 6 muaj praktikë para se të emërohen në punë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova evropiane në letër, jo në praktikë?
» SHBA-të inkurajojmë bisedimet për çështje praktike
» Kafja shton produktivitetin në punë
» Jo më shumë se dy punë përnjëherë
» Bar i ri për pacientët me punë jo të rregullt të zemrës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: