Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 SHBA-të inkurajojmë bisedimet për çështje praktike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

SHBA-të inkurajojmë bisedimet për çështje praktike Empty
MesazhTitulli: SHBA-të inkurajojmë bisedimet për çështje praktike   SHBA-të inkurajojmë bisedimet për çështje praktike I_icon_minitimeFri May 21, 2010 8:48 am

SHBA-të inkurajojmë bisedimet për çështje praktike F.0520125948538_m
Ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Warlick ka bërë të qartë se SHBA-të nuk do të mbështesin fillimin e negociatave të reja për statusin e Kosovës dhe se kundërshtojnë ndarjen e Kosovës.
Por, në anën tjetër SHBA-të inkurajojnë fuqishëm bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës për çështje praktike, siç është furnizimi me energji elektrike, për telefoninë, doganat, gjyqësinë, thotë ambasadorja amerikane në një intervistë për gazetën "Danas".

E pyetur nëse ndihmës-sekretari amerikan Philip Gordon ka kërkuar nga Beogradi "bashkëpunim praktik" me Prishtinën, ambasadorja Warlick ka theksuar se Gordon kishte porositur që "SHBA-të mbështesin vendosjen e dialogut të dyja palëve" për zgjidhjen e çështjeve praktike në terren, në Kosovë.

"Sa i përket statusit të Kosovës, SHBA-të qysh më herët janë 'pajtuar që të mos pajtohen', ne edhe nuk presim që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, por mendojmë dhe shpresojmë që është me rëndësi që të dyja palët të punojnë së bashku në përparimin e kushteve të njerëzve që jetojnë atje", është shprehur Warlick.

Duke folur për format e bisedimeve, ambasadorja amerikane thotë se ekzistojnë "forma të ndryshme për zgjidhjen e çështjeve praktike". Sipas ambasadores kur është fjala për furnizimin me energji elektrike, KEK-u dhe Elektroekonomia e Serbisë mund të ulen së bashku dhe të merren vesh për aranzhmanet konkrete komerciale dhe se për këtë duhet të harmonizohen palët e interesuara.

"Por ne dëshirojmë që së bashku me miqtë tanë evropianë, të ndihmojmë nisjen e dialogut dhe zgjidhjen e atyre çështjeve", ka thënë ajo.

Ndërkaq, duke folur për paralajmërimin e Beogradit për hapjen e debatit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për statusin e Kosovës, pas verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Warlick tha se shpreson që mendimi këshillues i GJND do të jetë i tillë që t'u mundësojë të dyja palëve që të ecin më tutje.

"Ne jemi plotësisht të qartë kur themi se nuk do të mbështesim rifillimin e negociatave për statusin e Kosovës, se nuk do të mbështesin ndarjen e Kosovës. Nga ana tjetër, besojmë se po vijnë ditë të mira për bisedime për çështje praktike, ndërsa ne do të mbështesim një lloj të tillë të dialogut", është shprehur ambasadorja amerikane.

Në vërejtjen se Amerika po lobon që kjo të mos ndodhë në OKB, Vorlik tha se qëndrimi amerikan është i qartë se "çështja e statusit të Kosovës është zgjidhur".

"Ne e njohim pavarësinë e Kosovës dhe konsiderojmë se kjo është çështje e kryer. Ne në asnjë mënyrë nuk lobojmë. Pozicionin tonë për statusin e kemi bërë plotësisht të qartë dhe tani dëshirojmë të jemi partnerë të të dyja palëve me synimin e përpjekjeve efikase për vendosjen e dialogut", ka nënvizuar ambasadorja Warlick. /qik/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
SHBA-të inkurajojmë bisedimet për çështje praktike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova evropiane në letër, jo në praktikë?
» ÇAMËRIA nuk është thjeshtë çështje pronash
» Heqja e vizave çështje urgjente
» Kosova s’ka çështje të hapura me Maqedoninë
» Njëzetegjashtë çështje në ndryshimet kushtetuese

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: