Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Studime për mundësinë e trashëgimisë së Parkinsonit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Studime për mundësinë e trashëgimisë së Parkinsonit  Empty
MesazhTitulli: Studime për mundësinë e trashëgimisë së Parkinsonit    Studime për mundësinë e trashëgimisë së Parkinsonit  I_icon_minitimeFri Jan 14, 2011 5:57 am

Zbulime të reja për gjetjen e një kure për sëmundjen e Parkinsonit, po përqendrohen tek një sërë faktorësh, në mënyrë që mjekët të fillojnë trajtimin, para shfaqjes së simptomave të tjera.

Diagnostikimi i tanishëm klinik i Parkinsonit bazohet tek dridhjet e dukshme dhe kontraktimi i gjymtyrëve. Por studiuesit thonë se nevojitet një diagnostikim më i plotë. Dr. Fernando Pagan në Universitetin Xhorxhtaun të Washingtonit është drejtor i Fondacionit për Parkinsonin.

Dr. Pagan dhe studiues të tjerë thonë se faktorët mjedisorë dhe ata gjenetikë mund të japin informacione për sëmundjen, trajtimin e saj dhe gjetjen e një kure.
Ata po kërkojnë për mundësinë e një faktori biologjik, ose të një gjeni, i cili mund të gjendet tek shumë njerëz me Parkinson.

Një nga gjenet më të rëndësishme që kemi zbuluar është LRRK2 (larktu). Pra, në se mund të mësojmë më tepër për këtë gjen të veçantë, ne mund të jemi të jemi në gjendje të gjejmë një trajtim, ose një kurë specifike për të.
Dr. Pagan thotë se gjeni LRRK2 mund t’i ndihmojë mjekët ta diagnostikojnë shpejt sëmundjen, por ai dhe ekspertë të tjerë theksojnë se njohja e këtij gjeni nuk mund të shërbejë për zbulimin e një kure, sepse Parkinsoni është i llojeve të ndryshme.
Studime për mundësinë e trashëgimisë së Parkinsonit  Foto%201(10)
Tani, e vetmja gjë që mjekët mund të bëjnë, është trajtimi i simptomave që keqësohen gradualisht. Dr. Pagan ka marrë pjesë në një sërë analizash mbi metodat e ndërhyrjes për Parkinsonin.
Të tre provat treguan se pasja e një trajtimi është më mirë se sa të mos ketë fare. U vu re se avancimi i sëmundjes ishte më i ngadalshëm tek ata persona që ishin trajtuar më parë, krahasuar me ata persona që u mjekuan më vonë. Po mësojmë se trajtimi i Parkinsonit që nga koha kur e diagnostikojmë sëmundjen ndihmon për trajtimin e saj”.

Studiuesit thonë se Parkinsoni është sëmundja e dytë neurologjike që degjeneron me kalimin e kohës, pas asaj të Alxajmerit. Rreth 10 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga kjo sëmundje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Studime për mundësinë e trashëgimisë së Parkinsonit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Apple shqyrton mundësinë e investimit në Kosovë
» Mustafa sërish hedh poshtë mundësinë e koalicionit me PDK-në
» ICO po shqyrton mundësinë e anulimit të vendimit të qeverisë për rrogat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: