Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Martesa, dilema shqiptare: me apo pa kurorë?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Martesa, dilema shqiptare: me apo pa kurorë? Empty
MesazhTitulli: Martesa, dilema shqiptare: me apo pa kurorë?   Martesa, dilema shqiptare: me apo pa kurorë? I_icon_minitimeSun Jan 16, 2011 3:33 pm

Martesa, dilema shqiptare: me apo pa kurorë?

Nga Hamza Hatika

Magjia internet tash më ka vendosur veton me diktatin e saj mbi kohën e lirë dhe veprimet e njeriut, duke i kushtëzuar atij madje edhe rininë. Sipas statistikave, mbi 82 % e perëndimorëve e kalojnë kohën e lirë mbi kompjuter, ndërsa 52 për qind e amerikanëve martohen në lidhjet që na mundëson ekrani i kompjuterit, pas njoftimeve në gazetat e ndryshme. Por, në vendin tonë ka akoma mangësi falë opnionit të ndrydhur, si edhe të oligo-poleve dhe diktatit të tyre në treg nga këto kompani, të cilat aplikojnë tarifa mjaft të larta në krahasim me vendet e rajonit. A thua edhe këto kompani janë venë në garë me telefoninë e lëvizshme mobile mbi xhepat e grisura të qytetarëve shqiptarë si nga tregu i shtrenjtë, ashtu edhe nga piramidat e tranzicionit. Duke dëgjuar boritë e dasmave dhe muzikën mbi normat e lejuara, urojmë që ai çift të trashëgohet, por në fakt, statistikat e fundit na ofruan shifra mjaft alarmante për shtimin e divorceve, si edhe të maratonës në dyert e gjykatave. Barra "kurorë" është kthyer në një makth për mjaft të celebruar, ku edhe ligji i ri i familjes i hyrë në fuqi në Janar 2004, favorizon mjaft femrën, për të mos dalë duar bosh nga shtëpia e burrit dhe në rrugë të madhe pa përkrahje. Për më se një muaj kemi biseduar me mjaft të rinj, të cilët kohën e lirë e kalojnë mbi internet, apo dhe në kafenetë e ish Bllokut, ose siç u pëlqen atyre ta quajnë, "pasarelat e modës për bambolat shëtitëse". Për të kuptuar disa nga faktorët që çojnë një martesë në divorc, e filluam pyetësorin me të rinj të moshës 18-22 vjeç.

A keni menduar ndonjëherë seriozisht për martesën?

Fatkeqësisht, mjaft prej tyre u shprehën se na duket akoma një utopi, pasi ekonomia e dobët dhe liria e shfrenuar, janë në antipodë, sipas tyre. Mbi 70 % e të rinjve, shprehen se duhet të kesh dikë pranë vetes, pasi vetëm nuk jetohet, por martesa, jo, për ta nuk ishte akoma objektivi kryesor.

Po kjo kohë e humbur, si edhe ky investim me këtë njeri ku do të shkonte më pas ?

Përgjigja është e thjeshtë, jemi në demokraci tashmë dhe kemi kohë të mendojmë seriozisht, shprehen ata duke nënëqeshur me këtë pyetje.

Me grup moshat mbi 22 deri në 25 konstatuam se ishim më të ekulibruar dhe kërkonin dikë që të ndjeheshin më të sigurtë mbi të ardhmen, pasi me dikë duhet të jetonin përfundimisht, por frika e divorcit dhe ekonomia e dobët i trembte disi nga kurorëzimi sipas traditës. Dilema traditë dhe epokë e re, është tema që ata i preokuponte më shumë. Ndërkohë që koha ikën dhe shokët, ata më të shtruarit i ftojnë këta në fejesën apo dasmën e tyre, më të lëkundurit nuk dinë se si të prezantohen përpara familiarëve të shoqërisë, e cila edhe në se nuk i pyet edhe heshtja e saj i pyet ndofta më shumë ata.

Përse gjatë kohës që janë njohur me dikë dhe nuk kanë pasur arsye për t'u ndarë, por që aktualaisht tanimë janë vetëm, a mendojnë se ka qenë vendim i gabuar nga ana e tyre?

Natyrisht që kjo s'ju vjen përshtat dhe kur fillojnë të kuptojnë se po dështojnë, ose kanë dështuar në një ish lidhje, tek ta ngushëllimi fillon tek chati, magjia internet, ka mirësinë t'i presi dështakët nën faqet e shumta ndjellëse të njohjeve enigmatike që ajo u ofron. Bisedës me grupe të ndryshme në lokalet e shumta të cilat kanë zaptuar madje edhe trotuarët duke i spostuar kalimtarët drejt rrugës me trafik të rënduar, vështirë se mund të gjesh vajzë e cila nuk ka një veshje "për t'u ngopur syri", por edhe për të ardhur keq në se dikush i ka të afërmit e tyre ato. Megjithatë tashmë ato nuk janë më dallandyshet e para, vera ka ardhur dhe vitrinat e butikëve nuk ofrojnë të tjera veshje, dhe justifikimi në këtë vapë afrikanë justifikon lakuriqësinë e tyre. Pra ato fituan. Nëse pyet dikë se a mendon se motra juaj del dhe shëtit me shoqe dhe bënë jetë natë, pranimi është i vështirë, por ja që lokalet gulçojnë dhe jeta e natës tashmë ka filluar dhe është një monotoni për tiranasit.

A mundet të kuptohet marrëdhënia intime e lejuar nga familja në mes dy të rinjve, megjithëse ata nuk kanë asnjë përfundim?

Në heshtje thonë ata pranohet disi, por akoma në familjet tona nuk po kuptohet dhe prtanohet se për deri sa gjykata kërkon vendim për të martuar minorenë, përse një 20 e kusur vjeç nuk duhet të ketë një partner, megjithëse kjo lidhje nuk mund të përfundojë në altar, shprehen njëzëri ata. Mamaja ime e di, por babin e mbulon ajo, sepse më pas ai do të jetë badyguardi im dhe do të jem shumë e frenuar më pas.

Po sëmundjet e ndryshme seksuale, a njihen nga të rinjtë tanë, kur moskryerja e analizave të pap-testit merr jetën e rreth 600 femrave në vit, e ku shtimi i të prekurve me HIV, është në rritje galopante?

Përsëri habia tek ata është prezente, në bisedat e varfëra të tyre në tavolinat e kafeve janë se ky ka blerë atë makinë, ky i bëri pyshimet aty me atë, apo ajo ka vajtur edhe me shokun e atij. Ndërkohë që tregu i librit është në krizë të thellë me rajonin apo edhe më gjerë. Thashethemet janë kryeflaja e ditës, ndërkohë që Universitetet, tempujt e dijes të një kombi, janë të rrethuara nga klubet me internet, kafetë e mbushura plot me studentë, të cilët frekuentojnë më shumë tavolinat e kafeneve, sesa bankat e auditorëve. Kjo është fatalitet. Dhe kur mbarojnë studimet, armata e tyre nuk guxon të testohet tek privati, sepse nuk mund të ketë kurajon e provës së madhe, ndërsa ata që venë në shkollë për dije janë si uji i pakët i shkretëtirës. Por, simotrat e tyre private lulëzojnë nën ritmin e të hollave, duke nxjerrë studentë jo shumë cilësorë, e ku mbetësat aty përbëjnë risi.

A mbrohen gjatë marrëdhënies dhe ku e kryejnë atë?

Shumë pak na thonë ata, sepse e njohim partneren, por motelet e shumta në tregun e lirë mbijetojnë falë radhëve për të gjetur dhomat e lira. Në fakt, aty gjen edhe femra të lira, të cilat megjithëse janë nën vëzhgimin e policies, përsëeri ato mbajnë stafetën e të parave si profesioni më i vjetër i botës.

Por, a mendojnë se ka ardhur koha për t'u legalizuar kjo punë?

Më shumë na përgjigjen femrat, po na thonë ato, sepse do të na lenë rehat moshat e mesme dhe pleqtë, të cilët janë më të bezdisur se vetë moshatarët tanë që edhe e meritojnë gjithshka tonën.

Por, gjatë vajtjes për në motel, si ndjehen femrat të cilat janë edhe më të ndrojtura për nga natyra?

Fillimisht kishim turp, por qetësia dhe largësia ku askush nuk na sheh ka një plus, ndërkohë që aty edhe trembemi sepse mund të kesh frikën e hyrjes së një apo disa të tjerëve, të cilët kanë epshet e tyre dhe logjika dhe morali se pranon për një femër të dhunohet në këtë mënyrë, pasi ka ndodhur që janë përdhdunuar nga disa djem njëherësh thonë ato. Kjo është e rrallë, por ja që prindërit nuk e pranojnë që jemi ritur dhe duam dikë. Për ta mendimi se vajza nuk pa probleme i qetëson në fasadë, duke pritur fakte tronditëse të cilat as edhe ne nuk i duam, por është pikërisht kjo injorancë e cila shtyn edhe më gabimin në faj. Të rinjtë mendojnë se ka ardhur koha që lekët e harxuara nëpër motele dhe stresi se ku jemi, do të ishte më mirë të legalizohej në mirëkuptim me familjen, kështu do të kishte edhe më seriozitet kur të gjykojnë prindërit apo vëllezërit dhe motrat se më kë po kaloj kohën aq të çmuar.

Dështimi i pritur pas anomalive dhe përfundimi tek chati, si përjetohet nga rinia?

Pasi janë endur dhe hargalisur duke vrarë kohën e artë me aventura dhe shpenzimet pa kriter, rinia pasi kalon të 30-at fillon të bëjë retorikë dhe të japi leksione për më të vegjlit, duke u munduar të minimizojnë egon e moshës në garën e zhveshjes dhe të ndryshimit të partnereve si trofetë e rinisë së jetuar intensivisht. Lufta bëhet nga të dyja anët. Në një anë meshkujt që duhet të thonë se ku e me kë ishin dje, dhe nga ana tjetër femrat të cilat duhet të jenë me fat se kanë vajtur në duar të mira dhe ato ditën ti ndjellin meshkujt jo vetëm për një flesh, i cili me sa duket po infekton të dyja kampet. Tashmë trofe quhet edhe për femrat se sa kanë pasur, madje ato i kanë shpallur luftë virgjërisë. Të jesh e virgjër nuk është më sukses, por dështim që nuk ke ditur të gëzosh rininë, pasi një burrë do ta gjesh. Ky është fisheku i fundit i tyre, pasi janë konsumuar mirë e mirë dhe madje spitalet, si edhe klinikat private me ligjin e abordeve, kanë privilegjin e madh, duke mos i pajisur me kartela personale, duke krijuar një dramë më vehtë të pashkruar për familjen tonë në këtë milenium. Ulemi në spitalin Geraldinë mbi një stol në mbrëmje, por edhe gjatë ditës aty shikon minorenë dhe më të rritur, të cilët me shoqen apo shokun e tyre të venë për masakrën e rradhës. Mjafton të paguash dhe dështimi për moshat e reja është rituali i ditës për mjekët që mbushim xhepat dhe janë klientë të rregullt me viktimat e kohës. Por ato kanë menduar edhe për fanatikët, një e qepur nuk kushton më shumë se 50 euro dhe fanatikët më pas djegin më pas shaminë e beqarit më se të lumtur për fatin e mirë që paten në jetë.

Kalvari i lumturisë, kur mbaron, apo fillon për këta të rinj?

Kjo është fakultative thonë ata, nëse bie në duar të mira e bën jetën e lumtur "martesën", ndërsa ngushëllimi tek ishët apo një lidhje e fshehtë është moda më e re e ditës, pasi je kopsitur mirë me fatin fillon beteja e dytë . Tradhëtia me mirëkuptim . Heshtja është flori, rruga për në motelë është fiksuar tashmë në celuloidin e tyre dhe aty do të gjesh përsëri mjaft mosha të diferencuara, të cilat janë klientët e përhershëm të këtyre bordellove të palegalizuara të turpit. Shoqëria në krizë apo në normalitet duket tek maredhëniet në çift. Kjo është baza e një shoqërie, e cila transmentohet tek martesat me baza dhe me dashuri, të cilat janë të pakta për këtë vit sipas gjykatës së faktit, e cila raporton se; janë celebruar 110 çifte, por janë divorcuar 602 prej tyre. Masmedia që po na çmend me politikën dhe dhunën në faqet e para, i jep efektet gjatë drekës, ku përpara se të ikim për në shtëpi, ashtu si minj të frikësuar falim trupin dhe epshin tonë nën frikën se kush na pa kur u futëm në motel. Dhe më pas në shtëpi vemi me nënqeshjen se dita u mbush për t'ia lenë më pas vendin mbrëjmes fatkeqe nën krahët e dikujt, të cilin e kemi ortak të torturës së pranuar me paktin e padëshiruar të jetës pa kuptim dhe ideale. Ndërkohë që më të vjetrit ngushëllohen në internet duke kërkuar irealen mbi kujtimet reale të humbura diku larg aty, në kohën e pafat ku edhe nuk ditën të gjejnë vetëveten sikur shokët. Magjia internet ju vjen në ndihmë dhe justifikimi se kemi punë dhe ishim andej apo këtej dhe s'kishim fat vazhdon të jetë refreni i tyre në bisedat me dështakët që presin ngushëllimin e rradhës. Por a mund të quhet e vërtetë se të gjithë janë fajtore.

Pyetjes tonë se a mendoni se një prezantim pa emocione me dikë, e se biseda e pastër përpara se të dalësh me dikë është më efektive?

Padyshim që emocionet e shkarkuara më parë dhe njohja e thellë e konceptit për jetën është primare për një lidhje serioze thonë disa të pyetur, të cilët janë bërë mjaft miq të mirë dhe janë martuar duke startuar pikërisht në këtë formë. Këtu hyn edhe takti i munguar për t'u njohur në rrugë apo diku. Në se pyet se a je e lirë të gjithë thonë se duan të njohin dikë, por opinioni dhe shoqëria apo frika nga ndonjë sherr nuk të jep luksin e rinisë dhe të moshës të përshëndetësh dikë më dashamirësi për tu njohur si dy të rinj. Duheët që dikush tju uli, e më vonë rjedhin vetë gjërat. Për mjaft të rinj ky është problemi i tyre, sa të ulen diku, por kjo akoma është e vështirë edhe këtu në Tiranë.

Mblesëria a ekziston dhe përse njerëzit presin fatin nga një tjetër?

Sepse jemi akoma pa një stad shoqëror dhe emancipim ku çdokush duhet të jetë i lirë për të ndjekur fatin i cili krijohet pas çdo etape shoqërie, duke filluar nga shkolla e mesme, e larta dhe puna, e cila tregon më së miri karakterin dhe formimnin intelektual apo professional. Nuk është rastësi që edhe lidhjet e fundit më të sukseshme janë ata në punë mes kolegësh ku koha e gjatë e njohjes i bind përfundimisht njerëzit në vendosjen madhore të krijimiit të familjes së shenjtë, me baza të shëndosha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Martesa, dilema shqiptare: me apo pa kurorë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Martesa mund tё shёrojё depresionin
» Martesa në minus 30 gradë Celsius
» Letërsia Shqiptare
» “Tundim” për pasaporta shqiptare
» Toleranca dhe martesat shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Traditat edhe Zakonet-
Kërce tek: