Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Humbja e shqisave të nuhatjes paralajmëron vdekjen e shpejtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Humbja e shqisave të nuhatjes paralajmëron vdekjen e shpejtë Empty
MesazhTitulli: Humbja e shqisave të nuhatjes paralajmëron vdekjen e shpejtë   Humbja e shqisave të nuhatjes paralajmëron vdekjen e shpejtë I_icon_minitimeTue Jan 18, 2011 8:21 pm

Me mplakje të njerëzve, mplaken edhe shqisat e tyre. Atëherë syzet apo aparatet për dëgjim bëhen nevojë. Hulumtimi amerikan ka treguar se humbja e shqisave të nuhatjes tek të moshuarit zakonisht nënkuptojnë edhe vdekjen e shpejtë, shkruan Daily Mail.

Ekspertët nga qendra mjekësore universitare Rush në Chicago kanë zbuluar se personi i cili mund të ndiejë më shumë aroma të ndryshme sigurisht do të jetë gjallë edhe disa vjet me radhë.

Ekipi i shkencëtarëve ka testuar mbi 1.000 vullnetarë në mes të moshave 52 e 100 vjeç. Testi është përbërë nga dymbëdhjetë aroma të ndryshme, siç është aroma e tymit, limonit, piperit, çokollatës e cimetit. Asnjëri prej pacientëve nuk vuante nga demencia apo sëmundja e Parkinsonit gjatë asaj periudhe. Shkencëtarët më pas kanë përcjellë edhe gjendjen e tyre në kohëzgjatje prej katër vjetësh. Gjatë asaj periudhe 321 njerëz kanë vdekur, respektivisht 27.6 për qind e vullnetarëve.
Humbja e shqisave të nuhatjes paralajmëron vdekjen e shpejtë Shqisat1
Ata kanë kuptuar se rreziku se nga vdekja është për 36 për qind me i madh tek ata njerëz të cilët kanë ndier gjashtë aroma krahasuar me ata që kanë ndier njëmbëdhjetë apo dymbëdhjetë aroma të ndryshme. Kjo përqindje është e njëjtë edhe kur merret parasysh mosha e pleqërisë, depresioni, çrregullimi i trurit dhe aktiviteti.

“Rezultatet kanë dëshmuar se vështirësitë në dallimin e aromave në moshë të shtyrë janë ngushtë të lidhura me vdekjen”, ka shkruar udhëheqësi i hulumtimit Robert Wilson në botimin e janarit të revistës Chemical Senses.

Doktori Wilson ka thënë se me hulumtimet e mëhershme është vërtetuar se vështirësitë me shqisën e nuhatjes janë shenja të hershme të gjendje neuro-degjenerative siç është demencia.

“Secila prej këtyre gjendjeve zhvillohet në periudhë prej disa vitesh dhe është e lidhur me vdekjen e shtuar. Problemet me shqisën e nuhatjes janë në lidhje të drejtpërdrejtë me këto gjendje, prandaj besojmë se ka lidhje edhe me vdekshmërinë” ka thënë Wilson.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Humbja e shqisave të nuhatjes paralajmëron vdekjen e shpejtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 23-vjeqari dhuron jete me vdekjen e tij
» Edhe paracetamoli mund të shkaktojë vdekjen
» Humbja e peshes me terapi ujore.!
» Humbja e peshës ndihmon në kujtesë!
» Duhanxhinjtë pasivë dhe humbja e dëgjimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: