Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Mundësi për spitalet private të trajtojnë raste të sektorit publik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

  	  Mundësi për spitalet private të trajtojnë raste të sektorit publik  Empty
MesazhTitulli: Mundësi për spitalet private të trajtojnë raste të sektorit publik      	  Mundësi për spitalet private të trajtojnë raste të sektorit publik  I_icon_minitimeTue Jan 18, 2011 8:23 pm

Drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë kanë zhvilluar të martën një takim në ministri me drejtorët e spitaleve private të Kosovës, në të cilin është diskutuar për modalitetet e trajtimit të pacientëve kosovarë në këto spitale, për ato shërbime shëndetësore që nuk ofrohen në sektorin publik, e për të cilat deri tash, pacientët kosovarë janë dërguar për trajtim jashtë vendit.

Ilir Tolaj, sekretar permanent i ministrisë, i ka njoftuar drejtuesit e spitaleve private në Kosovë, se pas miratimit të Udhëzimit Administrativ nr. 03/2010 - Programi për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike, Ministria e Shëndetësisë ka krijuar kushtet ligjore që një numër i madh i pacientëve të cilët nuk mund të marrin shërbime të caktuara shëndetësore në institucionet publike të vendit, tashmë do ta kenë këtë mundësi që ato shërbime t’i marrin në institucionet private shëndetësore, të licencuara nga ana e ministrisë, kryesisht nga lëmitë deficitare si Kardiologjia invazive, Kardio-kirurgjia, Radio-onkologjia, disa shërbime nga Oftalmologjia, Ortopedia, Gjinekologjia, etj.

Tolaj ka thënë se spitalet private duhet të ofrojnë listën e shërbimeve që ofrojnë (ato që nuk ofrohen në sektorin publik), e cila do të analizohet nga ministria, pastaj çmimet e shërbimeve, të cilat ministria pret të jenë më të lira se në vendet jashtë Kosovës, të garantojnë kualitetin e materialeve mjekësore me të cilat do të punohet si dhe të sigurohet një qasje uniforme, e cila do t’u mundësojë të gjitha spitaleve private që të kenë qasje në këtë program, por duke i siguruar pacientëve atë që ua garanton Ligji për shëndetësinë, që ata vetë ta zgjedhin spitalin në të cilin do të trajtohen, brenda limiteve financiare të cilat ministria mund t’i mbulojë.

Sipas Tolajt, kjo nuk do të thotë se të gjithë pacientët do të ndalen në vend për trajtim, sepse një numër do të duhet edhe më tej të trajtohen jashtë vendit, por ideja është që shumica të ndalen në vend për mjekim, duke siguruar në të njëjtën kohë shërbimin kualitativ, konkurrencë të shëndoshë midis sistemit publik dhe atij privat dhe numër më të madh të shërbimeve për pacientët kosovarë brenda vendit.

Ky plan i ministrisë është vlerësuar si shumë i qëlluar dhe është mbështetur nga drejtuesit e spitaleve private, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ministrinë, duke siguruar se do ta kenë parasysh edhe komponentin social që në raste të caktuara, rasteve të ndryshme, t’u mundësohet pacientëve trajtimi edhe falas.

Pritet që disa detaje teknike rreth listës së shërbimeve e çmimeve të kryhen deri në fund të muajit, ashtu që sa më parë që të jetë e mundur që Programi për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike të nis zbatimin e tij në Kosovë. /
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mundësi për spitalet private të trajtojnë raste të sektorit publik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Inxhinieria në ndihmë të sektorit të shëndetësisë
» Një mundësi e re kurimi për tumorit
» Shëndetësi pa kufij - Mundësi për kurim kudo në BE
» Nëntëdhjetedy raste me A/ H1N1
» 150 arsye pse nuk duhet te teshtini ne publik

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: