Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Eshte koha e dietes teknologjike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Eshte koha e dietes teknologjike  Empty
MesazhTitulli: Eshte koha e dietes teknologjike    Eshte koha e dietes teknologjike  I_icon_minitimeFri Jan 21, 2011 8:45 am

Eshte koha e dietes teknologjike  1295359143-gjume
Një bisedë e sinqertë në familje? Thuajse e pamundur. Një diskutim i
prindërve për shkollën e fëmijëve? Shumë e vështirë. Po ashtu një
pasdite ku të gjithë familjarët ndodhen në shtëpi dhe bisedojnë të
lumtur mbi atë që u ka ndodhur gjatë javës është tashmë një mit i
largët. Ai është tërësisht i dhënë pas “Home Office”, ndërsa ajo nuk
mund të rrijë pa hapur e-mail-et. Fëmijët nga ana tjetër janë të gjithë
me celular në dorë edhe në momentin kur në tavolinë është shtruar për të
ngrënë. Të ndodhur përpara këtij problemi “Wall Street Journal”
prezantoi dietën teknologjike, me udhëzime që duhen ndjekur dalëngadalë
për të mos qenë gjithmonë të fiksuar pas teknologjisë. “Nëse nuk e bëni
dot menjëherë dhe nuk i detyroni dot as fëmijët që ta bëjnë diçka të
tillë fikeni kompjuterin dhe smartphone-in të paktën për disa minuta në
ditë dhe pastaj vazhdoni në mënyrë progresive”, propozon Susan Maushart,
mamaja e tre fëmijëve dhe autorja e studimit për varësinë ndaj
teknologjisë. Nga studimet e disa ekspertëve të specializuar në kurën
ndaj varësisë teknologjike del se edhe vetë individët mund të luajnë një
rol të madh. “Është e drejtë t’u vendosësh rregulla të rinjve edhe në
këtë pikë, ashtu si në të gjitha gjërat e tjera. Nuk mund të luash
playstation në tavolinë ashtu si nuk mund të fusësh gishtin në hundë dhe
shpresohet që të rriturit t’u mësojnë atyre rregullat e mira të
sjelljes”.

Kur krijojmë varësi


E-mail-in më të rëndësishëm të jetës së tij, Kord Campbell, një
ekspert informatike e lexoi plot 12 ditë me vonesë. Bëhej fjalë për një
ofertë shumë të mirë pune, që shkoi dëm. Këto janë gjëra që mund t’u
ndodhin maniakëve të uebit që duke u përpjekur të bëjnë shumë gjëra
njëkohësisht, humbin në detin e informacioneve që lexojnë çdo ditë. Kord
është një prej shumë 'multitaskers', skllevër të uebit, tërësisht të
paaftë të shkëputen prej mjeteve teknologjike. Bashkë me gruan dhe dy
fëmijët adoleshentë, çdo mëngjes, Kord ha mëngjes duke klikuar në Ipad,
lexojnë lajmet në kompjuter dhe dëgjojnë muzikë në kufjet e Iphone. Në
darkë shkojnë të flenë me lap-topin e mbështetur në krevat, pasi u janë
përgjigjur e-mail-eve të fundit dhe kanë përshëndetur miqtë në chat.
Tepritë teknologjike, ashtu siç shkruan “Wall Street Journal” mund të
krijojnë probleme në perceptimin e realitetit madje edhe në botën e
afrimitetit. Të dhënat janë befasuese: kush përdor kompjuterin në punë
hap programe apo sheh e-mail-et mesatarisht 37 herë në ditë, duke e vënë
trurin përpara një stresi shumë të madh. Shumë informacione së bashku
shkaktojnë një lloj varësie. Të mos jesh i lidhur me internetin
ndonjëherë shkakton edhe ankth, të njëjtin që Kord tregon se provon çdo
mëngjes në 221 sekonda kur metroja me të cilën shkon në punë kalon
poshtë një tuneli.

“Kur isha i ri, tregon, luaja basketboll dhe
maksimumi kaloja një orë në video-game”. Përkundrazi, tani interneti
është bërë si një punë për të dhe në kohën e lirë nuk shkëputet
asnjëherë nga aparatet teknologjike. Sipas një studimi të Universitetit
të San Diegos, në vitin 1960 njerëzit kalonin rreth 4 orë përpara
ekranit të vogël të televizorit. Sot mesatarja është rreth 12 orë dhe ka
nga ata që kalojnë shumë kohë njëkohësisht përpara kompjuterit dhe
televizorit. Për më tepër, sipas një kërkimi të “RescueTime”, amerikanët
vizitojnë rreth 40 faqe interneti në ditë. Por e gjithë kjo mund të
shkaktojë probleme: një test i hartuar nga Eyal Ophir, një studiues i
Stanford tregon se 'multitaskers' janë shumë më të pakujdesshëm në
krahasim me ata që drejtojnë më pak informacione njëkohësisht. Në
veçanti, kush arrin të bëjë shumë gjëra së bashku është më i zoti se të
tjerët për të marrë informacione të reja, por më pak i aftë të vlerësojë
se cili informacion është i domosdoshëm për punën e tij. Për t’u
shqetësuar është edhe mungesa e tyre për të jetuar në mënyrë normale
gjestet e përditshme. Kord tregon se ditën që nuk pa e-mail-in e famshëm
për ofertën e punës harroi shumë herë hamburgerët në zjarr, nuk i mori
fëmijët në shkollë dhe mungoi në një sërë takimesh. Por edhe fëmijët nuk
ngelen pas për sa i përket teknologjisë: janë vazhdimisht të
pandërprerë nga “Facebook”, “Twitter” dhe miqtë në chat dhe shpesh nuk
arrijnë të përqendrohen për të bërë detyrat dhe rezultatet e tyre në
mësime kanë rënë ndjeshëm. Dhe kanë të drejtë, sepse koha që i kushtojnë
uebit i bën të mos jenë të përqendruar në gjërat e tjera.


gjithë së bashku provuan të dizintoksikohen duke shkuar me pushime, por
nuk ia arritën dot. Pas shëtitjes së parë në plazh, nuk rezistuan dot
duke “vajtur” me kokë te kompjuterët dhe telefonat. Sipas specialistëve,
problemi i varësisë teknologjike po bëhet gjithmonë e më shqetësues.
Njerëzit janë 24 orë online, madje edhe kur flenë. Ka nga ata që edhe
natën nuk arrijnë dot pa parë nëse kanë ndonjë mesazh në celular apo
“Facebook”. Zgjidhja më e mirë është që çdo ditë e nga pak të kufizohet
koha që i kushtohet teknologjisë. Po ashtu është më mirë nëse në darkë
flini me celular apo kompjuter të fikur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Eshte koha e dietes teknologjike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kur është koha e duhur për të bërë ushtrime fizike
»  Produktet teknologjike të vitit 2011
» Rruga jonë është e vështirë, sepse është pëpjetë, por ajo është e qartë, sepse është e drejtë
» Suksesi i dietës Dukan
» Këshilla Teknologjike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Teknologjia-
Kërce tek: