Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.
Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.
Titulli: Këshilla Teknologjike Sat Oct 30, 2010 10:26 am
Këtu do të gjeni shum Këshilla Teknologjike, qe do ju hyne ne pune.
Si te bëjmë ? (ë, Ë, ç, Ç)
Alt 137 (ë) Alt 0203 (Ë) Alt 135 (ç) Alt 128 (Ç)
Edituar për herë të fundit nga BeLti në Tue Nov 02, 2010 10:28 am, edituar 1 herë gjithsej
BeLti Anëtarë i MG
Postime : 1065
Titulli: Re: Këshilla Teknologjike Sat Oct 30, 2010 10:28 am
Përmirësoni mbulimin e rrjetës tuaj pa tela – wireless
Secili që ka punuar me rrjetë pa tela (wireless) e di shumë mirë se, muhabetet për 100 metra e më shumë të radiusit të mbulimit, nuk janë gjithmonë të sakta. Nganjëherë mjafton edhe një mur i trashë, që të prish tërë sinjalin. Ju ofrojmë disa këshilla, se si të mbuloni më mirë banesën apo shtëpinë, me sinjal të rrjetës pa tela. Shumë shtëpi sot kanë më shumë se një kompjuterë, andaj nevoja për rrjetëzim është çdo ditë e më e madhe, ndërsa mënyra më praktike është rrjetëzimin nëpërmes rrjetës pa tela. Fatkeqësisht, radio-valët me anë të të cilave udhëtojnë të dhënat, dinë të jenë tinëzare, andaj sinjali ndoshta nuk do të jetë i mjaftueshëm sa duhet në të gjitha pjesët e banesës apo shtëpisë. 1. Nëse keni banesë apo shtëpi me dy etazhe, routerin pa tela apo access pointin vendoseni në katin e sipërm. Nëse keni vetëm një kat, atëherë provoni që pajisjen ta vendosni në ndonjë pikë më të lartë, për shembull mbi vitrinë. 2. Kini vëmendjen te pengesat, që mund të jenë në mes të routerit dhe kompjuterit. Konstruksionet metalike, akuariumet, muret e trasha dhe pasqyrat, ndikojnë dukshëm në kualitetin e sinjalit. 3. Provoni të vendosni komponentët e rrjetës pa tela, sa më larg që mundeni nga pajisjet që mund të nxisin pengesa/interferenca, siç janë telefonat pa tel, poçet halogene apo furrat me mikrovalë. 4. Ndërroni kanalin të cilin punon rrjeta juaj. Pothuajse në të gjitha pajisjet është kanali 6, kryesisht shumica e shfrytëzuesve nuk e ndërron atë, andaj ekziston mundësia që dy pajisjet e afërta t’i pengojnë njëra-tjetrës. Ky problemi më së shpeshti theksohet në ndërtesa publike, ku mund të gjenden numër më i madh i rrjetave pa tela. 5. Nëse asgjë tjetër nuk ndihmon, e pengesat në mes të routerit dhe kompjuterit janë gjëra të patejkalueshme, mund të kërkoni antena diç më të forta. Duhet të kontrolloni nëse routeri juaj ka, apo nuk ka mundësi, të largimit të antenës ekzistuese. Pos kësaj, blerja e antenës së re kushton. Një alternativë tjetër, e cila nuk do t’u kushtojë shumë, është një antenë që ju do të punoni në formë parabole nga kartoni dhe folies nga alumini. /Telegrafi Se si të bëni një antenë të tillë, shikoni këtë VIDEO.
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
Titulli: Re: Këshilla Teknologjike Sun May 15, 2011 4:18 pm
Shkurtesa të dobishme për Windows
Shumica prej nesh i di disa shkurtesa në tastierën të cilën e përdorim për punën e përditshme. Mirëpo, nganjëherë është mirë t’i rikujtojmë apo të mësojmë edhe ndonjë shkurtesë të re; disa prej tyre mund tu lehtësojnë dhe përshpejtojnë dukshëm punën në kompjuter.Shumica e urdhrave në Windows mund të gjenden edhe në tastierë. Në aspektin kohor është shumë e vlefshme të përdoren disa nga urdhrat më të shpeshta. Nëse kombinohet përdorimi i shpeshtë i këtyre urdhrave me miun, puna kryhet shumë më shpejt. U ofrojmë një listë të shkurtesave të cilat gjithsesi duhet t’i dini.
Tasti Windows + D – Shtypja e këtij kombinimi të tasteve minimizon të gjitha dritaret e hapura dhe shfaq desktopin, edhe një shtypje kthen gjendjen e mëparshme.
Tasti Windows + E – Hap Windows Explorer (jo Internet Explorer) për qasje më të shpejt në dosjet e diskut.
Tasti Windows + F – Nis mekanizmin për kërkim.
Alt + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin.
Tasti Windows + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin në mënyrën flip (funksionon vetëm në Vista).
Alt + F4 – Mbyll dritaren apo programin aktiv i cili është hapur aktualisht.
Ctrl+ESC – hap përzgjedhësin Start
Ctrl + C – Kopjon përmbajtjen e përzgjedhur.
Ctrl + X – Këput përmbajtjen e përzgjedhur.
Ctrl + V – Ngjit (anglisht. paste) përmbajtjen e kopjuar apo të këputur.
Këto në asnjë mënyrë nuk janë të gjitha shkurtesat të cilat mund të përdoren nëpër sistemet operative Windows, por bien në mesin e më të shpeshtave
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
Titulli: Re: Këshilla Teknologjike Sun May 15, 2011 4:19 pm
Pa bateri jeni të pafuqishëm
Duke marrë parasysh që fotoaparatet digjitale janë të varur nga bateritë, vlen të mësohen disa gjëra për përdorimin e baterive tek pajisjet për fotografim. Në vijim i keni disa këshilla se si të punojë fotoaparati juaj më mirë.Bateritë Alkaline
Bateritë Alkaline dhe Mignon do të duhej t’i nxirrni nga fotoaparati, dhe nga të gjitha pajisjet elektrike të cilat përdorin bateri, nëse nuk i përdorini për një kohë të gjatë. Këtu nuk mendojmë për dy muaj, por dy javë. Nëse nuk i nxirrni, bateritë mund të rrjedhin, dhe lëndët kimike nga bateritë mund të shkatërrojnë elektronikën e pajisjes.
NiCd dhe NiMh
Edhe pse tek bateritë alkaline rekomandohet që t’i nxirrni nga fotoaparati, bateritë NiCd (Nickel-Cadmium) dhe NiMh (nickel metal hydride battery) nuk ka nevojë të nxirren nga fotoaparati, sepse ato nuk rrjedhin, mirëpo mbushni ato nëse nuk i keni përdorë për kohë të gjatë.
Mos i përzieni
Asnjëherë mos i përzieni bateritë alkaline me ato mbushëse, sepse tensionet e ndryshme mund të dëmtojnë elektronikën e aparatit. Bateritë alkaline kanë 1.5V, derisa ato që mbushen 1.2V.
Bateritë mbushëse
Gjatë përdorimit të parë të baterive, rekomandohet që ato të zbrazen tërësisht, dhe të mbushen më pas pa ndërprerje nga 10 deri në 12 orë. Arsyeja për këtë është kapaciteti i baterisë që duhet të shfrytëzohet maksimalisht./Telegrafi/
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
Titulli: Re: Këshilla Teknologjike Sun May 15, 2011 4:20 pm
Kujdes nga porositë e drejtpërdrejta në Twitter
Dërgimi i porosive të drejtpërdrejta në shërbimin për mikro-blogje dhe rrjetin për shoqërim onlin Twitter është një prej shtojcave me të cilën u është mundësuar përdoruesve të komunikojnë larg syve të publikut. Megjithatë, këtë shtojcë shpesh e shfrytëzojnë cyber-kriminelët për punët e tyre të pista.Nëse dy përdorues përcillen në mes veti në Twitter, ata në mes veti mund të shkëmbejnë porosi të drejtpërdrejta. Përmbajtjet e porosisë do t’i shohin ekskluzivisht përdoruesit të cilët komunikojnë në këtë mënyrë.
Nëse llogarinë tuaj në Twitter e komprometon ndonjë aplikacion apo shtojcë e jashtme, shumë shpesh nga llogaria e përdoruesit fillojnë të vijnë porosi me përmbajtje të dyshuar, më së shpeshti me një lidhje të caktuar të interneti prapa së cilës fshihet shtojca dashakeqe e cila tenton të merr përsipër llogarinë e përdoruesit të ri. Kohëve të fundit në Twitter është paraqitur një dukuri e re e porosive të tilla të drejtpërdrejta me tekstin “You're on here?” dhe me lidhjen e shfaqur. Lidhja e drejton përdoruesin në faqen e internetit të emëruar “mhansenhome” me porosinë “someone posted on their blog about you”.
Faqja e përmendur kërkon nga përdoruesi të kyçet me të dhënat e tij nga Twitter, me ç’rast edhe ajo llogari “e re” komprometohet. Edhe një herë ju këshillojmë, mos hapni lidhjet e internetit brenda porosive të drejtpërdrejta me përmbajtje të dyshuar sepse edhe llogaria juaj do të mund të jetë e radhës që komprometohet nga dashakeqët. /Telegrafi/
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
Titulli: Re: Këshilla Teknologjike Sun May 15, 2011 4:21 pm
Këshilla për fotografët fillestarë
Dëshironi të futeni në botën e fotografisë, por nuk jeni të sigurt si të filloni? Përmbajuni disa këshillave të thjeshta dhe shpejt do të përparoni. 1. Mos i blini menjëherë pajisjet më të shtrenjta
Është e mundur që të bëhen edhe fotografitë e mira me pajisje të lira, e derisa e praktikoni do të shihni se për çfarë aparati keni nevojë. Përvoja më e mirë është ajo personale.
2. Blini trekëmbësh për fotoaparat
Me përdorimin e trekëmbëshit fotografitë do të janë dukshëm më të pastra, posaçërisht kur fotografohet në kushte me më pak dritë. Trekëmbëshi mundëson edhe disa efekte shumë interesante me ekspozimin e zgjatur, e çmimi i një trekëmbëshi solid për një fotoaparat digjital nuk është edhe aq i madh.
3. Gjithmonë bartni aparatin me vete
Edhe mos ngurroni që ta përdorni. Shanset për të bërë fotografi të mira janë kudo rreth nesh dhe ato duhet të shfrytëzohen.
4. Kënaquni në procesin e mësimit Shfletoni faqet e internetit si ajo e Flickr ku vendosen fotografi të ndryshme, kyçuni në komentimin e fotografive, pyetni se si janë fotografuar dhe në fund paraqitni edhe fotografitë tuaja në ndonjë galeri online (qoftë edhe në telegrafi.com) dhe lexoni komentet e këshillat për ato fotografi.
5. Provoni mënyrat e ndryshme të funksionimit në fotoaparat Edhe pse fotoaparati juaj i parë pothuajse sigurt do të jetë një digjital kompakt, mos ngurroni të provoni fotografimin në mënyrë të ndryshme. Sigurisht që fotoaparat mund të bëj shumë më shumë sesa që ju e prisni, e ju do të mësoni diçka.
6. Fotografoni çdo ditë Praktikoni që të fotografoni për çdo ditë, por jo fotografi kot, por tentoni të gjeni një motiv që ia vlen të fotografohet. Mbani mend apo shënoni motivet që ju i vëreni edhe kur nuk e keni fotoaparatin me veti e më pas kthehuni dhe fotografoni ato.
Shumë galeri online ka detyra të javës për fotografim, provoni veten në to.
7. Mos keni frikë të eksperimentoni
Më së pari mësoni rregullat e kompozimit dhe çfarë duhet të evitoni, e me kohën do të mësoheni që t’i mos i shkelni – edhe vet do të shihni se çfarë do të ndodhë. Shpesh herë eksperimentimi jep rezultate të shkëlqyera./Telegrafi/
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
Titulli: Re: Këshilla Teknologjike Sun May 15, 2011 4:22 pm
Bllokoni për siguri
Një metodë e efektshme për të luftuar kundër përmbajtjeve të padëshirueshme në internet është bllokimi i qasjes në disa faqe. Kjo metodë e shndërron kompjuterin në një mekanizëm të fuqishëm për mësim dhe, zvogëlon rreziqet nga gjërat e këqija online për fëmijën tuaj.Janë dy grupime kryesore të “kriminelëve” në internet. Ata të cilët në mënyrë parësore janë të interesuar për fëmijë, si për shfrytëzim të drejtpërdrejt (pedofili, kidnapim…) apo për mbledhje të të dhënave mbi prindërit, dhe ata të cilët e bëjnë atë për të mbledhur të dhëna mbi prindërit, si dhe ata të cilët nuk “diskriminojnë” por i kanë viktima potenciale të gjithë ata të cilët shëtisin nëpër internet.
Metoda dhe mënyra të mbrojtjes nga të gjitha sulmet ka me të vërtetë shumë, mirëpo më e efektshmja është thjesht evitimi i faqeve problematike.
Windows Vista e ka të integruar mundësinë e bllokimit të qasjes në faqe dashakeqe të internetit, si dhe mundësinë e përcaktimit të kohës kur fëmija guxon të shpalos internetin, e kur jo.
Mbrojtja aktivizohet lehtë në kuadër të User Accounts të cilin mund ta gjeni në Control Panel. Zgjidhni "Set up parental Controls" dhe klikoni "On, enforce current settings". Në Web filter gjithsesi vendosni nivelin e mbrojtjes në "High" nëse fëmija juaj shkon ende në shkollën fillore.
Nëse dëshironi që të siguroheni se fëmija do të shërbehet me kompjuter vetëm për mësim, atëherë zgjidhni opsionin "Only allow websites which are on the allow list" dhe më pas definoni ueb faqet përkatëse në "Allowed list".
Këtu mund të përcaktoni edhe sa orë fëmija juaj guxon të ketë qasje në internet, të kufizoni shkarkimin e dosjeve e madje edhe llojin e lojërave e programeve të cilat fëmija guxon t’i shfrytëzojë.
Me këtë lloj mbrojtjeje do të siguroni që fëmijën mund ta leni pa merak vetëm afër kompjuterit për një periudhë të shkurtër. Mirëpo, keni parasysh: për fëmijët më të vegjël është kyçe që prindërit të shfletojnë internetin bashkë me ta, sikurse është e rëndësishme që kjo të bëhet edhe në të gjitha aktivitetet tjera./Telegrafi/
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
Titulli: Re: Këshilla Teknologjike Wed May 18, 2011 2:58 pm
Rregulloni fotografitë në internet
Për përpunimin e fotografive nuk është e domosdoshme të keni të instaluar Photoshop. Shërbimet online për këtë qëllim janë avancuar aq shumë sa që ofrojnë edhe përpunimin e fotografive – dhe atë në të shumtën e rasteve pa pagesë. Ja disa programe që mund t’ju lehtësojnë përpunimin e fotografive.Snipshot
Snipshot është shumë i thjeshtë për përdorim, lexon shpejt fotografitë, ndërsa për përpunim online mjafton një lidhje e kënaqshme interneti. Përpunon fotografitë deri në 10 megabajt, e veçanërisht është i dobishëm opsioni undo, i cili ka numër të pakufizuar të hapave prapa. Megjithatë, Snipshot është program i cili mundëson vetëm përpunimin e fotografive. Më së shumti i mungon opsioni për shkurtim dhe ndryshim të madhësisë së fotografisë, që thuajse përdoren më të shumti.
Ky është një program jashtëzakonisht i lehtë për t’u përdorur. Gjatë përpunimit të fotografive pak më të mëdha duhet të pritet që programi të bëj punën e vet dhe në përgjithësi gjatë punës me të duhet të kihet pakëz durim. Ekziston edhe një nën-rubrikë e plotë e pajisjeve të cilat janë përcaktuar si zbavitëse, por në parim janë shumë të dobishme për përpunimin e fotografive. Një prej lëshimeve është mungesa e opsionit për theksim të fotografisë.
Ky editor pos dukjes ka edhe opsione ambicioze për përpunimin e fotografive. Do të gjeni mbështetje për filtrat, shtresat, pajisje të shumta, e shumë praktik është bashkëpunimi me shërbimet e fotove Picasa e Flickr, si dhe me shërbimin çdo ditë e më të popullarizuar Facebook. As Splashup nuk është pa të meta, ndërsa një prej më të mëdhave që ka, është shpejtësia. Nëse përpunoni një fotografi pak më të madhe, përgatituni për pritje dhe jostabilitet, bukur shpesh ndodhë që thjesht të ndalon të reagojë në klikime.
Shërbimi për përpunimin e fotografive që ofron Preloadr është i lidhur ngushtë me shërbimin e Yahoo-së, Flickr. Që ta fusni në funksion Preloadr, duhet të keni llogari të hapur në Flickr, gjë që, për ata të cilët nuk janë shfrytëzues të këtij shërbimi për foto, do të jetë irrituese. Në anën tjetër, Flickr ka numër të madh të shfrytëzuesve të cilët janë potencial për përdorimin e këtij programi për përpunimin e fotografive. Ergonomia në tërësi është marrë nga Flickr, ndërsa programi ofron shumë opsione të avancuara të si shtresat dhe histogrami.
Ai ka edhe një sistem të tërë filtrash siç janë ata për theksim, turbullim apo shndërrim në ngjyra bardh e zi.
Titulli: Re: Këshilla Teknologjike Wed May 18, 2011 2:59 pm
Rritni mundësitë e Internet Explorer 7
Shtojca pa pagesë e shfletuesit të Microsoftit, IE7, dukshëm ia rrit mundësitë, e disa thonë që e barazon me ato që i ka shfletuesi konkurrent, Firefox.IE7 Pro është një shtojcë pa pagesë, derisa lidhjen deri tek faqja përkatëse mund ta merrni në fund të këtij teksti. Pas instalimit, IE7 duket krejtësisht njëjtë si më herët, por një linjën e statusit i shtohet edhe një ikonë me anë të së cilës thirren opsionet e shtojcës IE Pro. Opsionet e shtuara do të janë shumë të njohura për shfrytëzuesit e Firefoxit sepse bëhet fjalë për shumë nga ato opsione që Firefoxi i përmban në vete, por edhe opsionet të cilat nuk mund të merren me instalimin e shtojcave të Firefoxit.
Njëra nga mundësitë më të rëndësishme që merren me instalimin e këtij programi pa pagesë, janë mundësitë e menaxhimit më të mirë të tab-ave dhe shtojcat për bllokimit të reklamave dhe flash-ave të animuar në faqet e hapura.
Janë interesante edhe udhëzimet për shfrytëzues (User scripts) të cilat mund të kyçen për të rritur funksionalitetin. Disa prej mundësive të fituara nga këto udhëzime janë “marrja” nga YouTube apo video shërbimeve tjera, apo dhe ndryshimi i pamjeve të disa nga faqeve më të popullarizuara në internet.
Kyçja dhe shkyçja e mundësive të reja të cilat IE7Pro i jep shfletuesit të ri të Microsoftit është jashtëzakonisht e thjeshtë, derisa informatat më të detajuara për çdo mundësi mund të gjenden në wiki faqen e programuesve, të cilët qëndrojnë pas këtyre të dhënave. Përfundimi ynë është që një herë kur të provoni këtë shtojcë - më nuk do të mund të punoni pa të.
Titulli: Re: Këshilla Teknologjike Wed May 18, 2011 2:59 pm
Mbroni të dhënat në laptopin tuaj
Laptopët janë praktik, mirëpo të dhënat brenda tyre janë të ekspozuara ndaj disa rreziqeve shtesë, që është veçanërisht shqetësim nëse jeni shfrytëzues afarist i cili merret me të dhëna të ndjeshme. Disa nga këshillat e mëposhtme do të duhej të zvogëlonin dëmin në rast se ndodhë më e keqja. Të dhënat në laptopë, shumë shpesh, vlejnë më shumë se vet ai kompjuter, e edhe nëse nuk kanë ndonjë vlerë të madhe materiale, në rast të vjedhjes, shumica e të dhënave personale të cilat gjenden në kompjuter - po ra në duar të personave të gabuar, mund t’i shkaktojë kokëçarje të mëdha pronarit - andaj situatat e tilla më mirë është të parandalohen.
1. Asnjëherë, ama bash asnjëherë mos i leni fjalëkalimet (passwordat) në shtëpizë të laptopit apo në çantën e kompjuterit. Provoni t’i mbani mend, por nëse mbajtja në mend nuk u shkon për dore, atëherë ruani ato në ndonjë pajisje tjetër që e keni gjithmonë afër vetes – si p.sh. celular. Gjithashtu do të ishte e mençur të shkruhet fjalëkalimi në atë mënyrë që të mos jetë e qartë se për çfarë bëhet fjalë.
2. Vjedhja e laptopëve në rastet më të shpeshta ndodhë kur dikujt i jepet rasti ta bëj atë. Po e latë laptopin pa mbikëqyrje në një vend ku ka shumë njerëz, sigurisht që dikush do ta vjedhë vetëm për faktin pse mundet. Kur ta leni laptopin në automjet, gjithmonë vendosni në bagazh ku nuk shihet nga kalimtarët, në dhomë të hotelit asnjëherë mos e lini në tavolinë, por vendoseni në çantën e vet dhe largojeni nga vendi ku bie në sy. Më së miri do të ishte ta vendosni në ndonjë sef, andaj para se ta rezervoni dhomën pyetni nëse ajo ka në dispozicion një sef. Shumica e hoteleve kanë, nëse asgjë tjetër, një përqindje të dhomave me sef.
Një metodë e shkëlqyer kundër vjedhjes së laptopëve është brava (bllokuesi) Kensington. Laptopët modern kanë një vrimë në shtëpizë ku mund të fusni bravën me tel apo me zinxhir i cili më pas ngjitet për diçka të fortë dhe që është fikse (radiator, tavolinë e rëndë, krevat). Bravat Kensington posedojnë shifrën apo drynin me çelës, e emrin e kanë marrë sipas kompanisë e cila fillimisht ka filluar t’i shfrytëzojë ato. Me kohë sistemi i tyre është bërë standard i miratuar nga pothuajse të gjithë prodhuesit e laptopëve.
3. Të dhënat posaçërisht të ndjeshme në laptopë gjithsesi mbroni me enkriptim shtesë. Sistemi Windows përmbajnë në vete EFS (Encrypted File System), e mund të përdoren edhe zgjidhje nga prodhuesit tjerë, siç është Drivecrypt i kompanisë me renome botërore Securstar. Të dhënat e mbrojtur në këtë mënyrë pothuajse është e pamundur të lexohen, e shanset që këtë të arrijë ndonjë hajn i rëndomtë janë barazi me zero.
4. Mbroni sistemin tuaj me fjalëkalime. Çdo laptop mund të sigurohet me fjalëkalimin në BIOS qysh në nisjen e kompjuterit, fjalëkalimi shtesë mund të kyçet para fillimit të punës së Windows. Keni kujdes që fjalëkalimi të mos jetë i thjeshtë dhe shfrytëzoni shkronja të mëdha e të vogla si dhe numra në një fjalë. E në rast që laptopi ka transmetues identifikimi nëpërmes gishtit, gjithsesi përdoreni.
5. Nëse ndodhë me e keqja dhe ua vjedhin laptopin, do të kishte shumë vlerë po ta gjenit prapë. Ekzistojnë kompani të cilat mundësojnë përcjelljen e laptopëve në bazë të softuerit të instaluar. Fatkeqësisht, ai softuer mund të bëj punë vetëm kur laptopi juaj i vjedhur të kyçet në internet, por edhe kjo është më mirë se hiç. /Telegrafi/
Titulli: Re: Këshilla Teknologjike Wed May 18, 2011 3:00 pm
Rregullat e sjelljes së duhur në rrjetet shoqërore
Shoqërimi me anë të rrjeteve për shoqërim online mund të arrijë rezultate pozitive, por vetëm nëse përdoret në mënyrë profesionale. Secila fotografi e cila publikohet në profil duhet të zgjidhet me kujdes. Kështu fotografitë të cilat shfaqin aktivitete sportive dhe pushim të qetë familjar e bëjnë një profil të rregullt, e në të njëjtën kohë edhe aktiv. Aktivitetet potencialisht ofenduese siç janë keqpërdorimi i alkoolit apo ekspliciteti seksual nuk do të duhej të janë pjesë e albumeve të fotografive. Gjithmonë ekziston mundësia që punëdhënësit të kontrollojnë kandidatë nëpërmes profilit të tyre në Facebook, e papjekuria mund të jetë faktor kyç në punësimin e një kandidati.Statuse të maturaStatuset të cilat vendosen në Facebook do të duhej të bënin me aktivitet ditore, ngjarje të veçanta apo plane të ardhshme të cilat janë të përshtatshme për njoftim publik. Ani pse statuset nganjëherë shërbejnë për nisje të debateve grupore, duhet të përmbahen nga publikimi i komenteve të komenteve të vrazhdëta të cilat mund të fyejnë dikë.Porositë nuk janë publikeNëse organizoni shoqërim me miq apo anëtarë të familjes evitoni njoftimet publike në murin e dikujt ku çdokush ka qasje në atë porosi. Nëse duhet që t’i dërgoni dikujt diçka personalisht, gjithmonë ia dërgoni porosinë private, të cilën do ta sheh vetëm ai apo ajo.Pa njerëz të panjohur në listën e miqveNë listën e miqve do të duhej të zinin vend vetëm ata njerëz që i njihni, e jo njerëz tërësisht të panjohur. Nëse e kufizoni numrin e njerëzve në listën e miqve, kjo do të ndihmojë në parandalimin e shkeljes së privacisë tuaj apo shpërndarjen e viruseve. Përcaktoni konfigurimet e privacisë në atë mënyrë që ta mbroni profilin.Komunikoni me bashkëpunëtorëtMos evitoni mundësinë e komunikimit me bashkëpunëtorët dhe shefat në Facebook, sepse kështu mund të merrni vesh më shumë për zgjidhjet në karrierën tuaj. /Telegrafi/
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
Titulli: Re: Këshilla Teknologjike Wed May 18, 2011 3:00 pm
Si t'i përcaktoni konfiguracionet në Facebook
Ndryshimet e fundit të cilat janë bërë në rrjetin më të madh për shoqërim online Facebook, ato të privacisë së përdoruesve, na kanë bërë të besojmë që edhe vet përfaqësuesit e Facebook do të mund të mos dinin si të gjinden në tërë ato që kanë vendosur vet. Ua sjellim dy vegla të cilët do të mund t’iu ndihmojnë sesi ta konfiguroni.Kohë pas kohe Facebook bën disa ndryshime të shërbimit të vet. Disa kanë të bëjnë me vet punën e shërbimit dhe sjellin mundësi e shtojca, mirëpo edhe mjaft prej tyre kanë të bëjnë me konfigurimin e privacisë së përdoruesve. Siç qëndrojnë gjërat tani, përdoruesve u është mundësuar përcaktimi i 50 konfiguracioneve me mbi 170 opsione të ndryshme. Vështirë se dikush mund të gjendet në tërë këto, prandaj ja ku i keni këto dy vegla që mos ta qani kokën tepër.Kompania Untangle, e cila zakonisht merret me ndalimin e porosive të padëshiruara (spam) dhe vendosjen e mekanizmave filtrues softuerik (firewall), ka nisur një shërbim të cilin e ka emëruar SaveFace. Bëhet fjalë për një shtojcë për cilindo shfletues të internetit i cili, kur ta nisni, konfiguracioni i informatave, kërkimeve, miqve, lidhëzave dhe artikujve të publikuar me një klikim t’i vendosni që të shihen vetëm për miqtë tuaj.Shërbimi ReclaimPrivacy po ashtu është një shtojcë për shfletues të internetit i cili shfrytëzohet në të njëjtën mënyrë si shërbimi i përmendur më lartë. Megjithatë, ReclaimPrivacy do të analizojë në mënyrë të hollësishme konfiguracionet tuaja të privacisë dhe t’ua tërheqë vërejtjen për ato të cilat do të duhej t’i përcaktoni shtesë. /Telegrafi/
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
Titulli: Re: Këshilla Teknologjike Wed May 18, 2011 3:01 pm
Gjashtë këshilla për rekrutim efektiv në rrjetet shoqërore
Ky shkrim fillimisht u shfaq në American Express OPEN Forum, ku faqet e njohura për lajme të teknologjisë kontribuojnë rregullisht me artikuj të ndryshëm për rrjetet shoqërore dhe të teknologjinë, i cili do ta ndihmonte çdo biznes të vogël gjatë procesit të rekrutimit.Qëllimi i rekrutimit është për të gjetur personin e duhur në kohën e duhur. Logjikisht, kjo do të thotë se një burim i vetëm nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Çdo punëdhënës do të dëshironte të trokas në mediumet e ndryshme, për të gjetur kandidatët më të mirë. Në mesin e këtyre mediumeve, as rrjetet shoqërore nuk bën përjashtim.Çdo platformë e ka demografinë e saj unike. Dhe ju si punëdhënës, do të dëshironit të merrni në konsiderim edhe audiencën e asaj platforme online, kur dëshironi të merrni vendimin për të përdorur aplikacione të caktuara, gjatë procesit të rekrutimit.Pavarësisht nga aplikacionet, ka disa elemente të përbashkëta për t’i përdorur gjatë rekrutimit në rrjetet shoqërore. Më poshtë janë gjashtë gjëra për tu marrë parasysh, kur përdorni ndonjë aplikacion për rekrutim përmes rrjeteve shoqërore.1. Krijo një prani online. Tregoni se kush jeni njëNjë përfaqësim adekuat, biografi aktuale së bashku me informatat kontaktuese do të bëjnë njerëzit të dëshirojnë të lidhen me ju. Sigurohuni që keni organizuar mirë profilin tuaj në rrjetin shoqëror, për t’i dhënë njerëzve potencial një ide më të mirë, se kush jeni ju, kështu që ata të kenë një arsye për të komunikuar me ju, e ndoshta edhe të fillojnë të formojnë një marrëdhënie me ju.“"Është për njerëzit", shpjegon Bill Boorman, autori i Recruiting Unblog. "Njerëzit lidhen me njerëzit, jo me brendet. Lidhuni me të gjithë, sepse kurrë nuk dihet se kush do të bëjë rekomandim ose lidhjen për ju. "2. Shfrytëzoni kohën tuajNjë pjesë e madhe e çdo suksesi me rrjetet shoqërore, është përfshirja. Dhe, kjo është veçanërisht e vërtetë në qoftë se ju dëshironi t’i përdorni rrjetet shoqërore, për rekrutim.Ndërsa aplikacionet në telefona mobil, gjithashtu mund të ndihmojnë me këtë, Boorman pajtohet se, "Nevojitet një investim i madh i kohës për të ndërtuar një komunitet me njerëz të talentuar." Për të maksimizuar përpjekjet tuaja, ai thotë se duhet pyetur njerëzit se çfarë kanale ata përdorin ose shohin atë që konkurrentët tuaj janë duke e bërë." Drejtoni mesazhet tuaja në një pikë të vetme, p.sh. në një blog ose në faqe interneti të ndonjë kompanie të rëndësishme. "3. Ndërtoni qasje individualeDeri në një pikë, ju duhet të lidheni edhe me njerëzit që ju nuk i njihni, për tu bërë pjesë e bisedave të tyre. "Unë e kam të lehtë", thotë Chris Havrilla, menaxher i rekrutimit për Hitachi Consulting, një udhëheqës botëror në biznes dhe strategji për IT."Unë e kam kuptuar se, nëse ju komunikoni me njerëzit në një mënyrë domethënëse dhe të drejtpërdrejt, biseda juaj kurrë nuk mund të shkojë keq."Qasja e Havrilla’s është që të lidhet me njerëzit të cilët kanë një interes të ngjashëm me të, kompaninë e tij, apo edhe industrinë në përgjithësi. “Unë mundohem të komunikoj me njerëzit nga ajo “fushë”, i dëgjoj dhe i respektoj mendimet e tyre, dhe në qoftë se është e përshtatshme, atëherë unë marrë pjesë në komunikim. Nëse lidheni direkt me dikë, atëherë ju e keni individualizuar qasjen tuaj, dhe jeni munduar që të kuptoni se me kënd po bisedoni, duke e respektuar me korrektësi kohën dhe interesin e tyre”.4. Bëhuni origjinalRekrutuesit gjithnjë kërkojnë për “kandidatin e vërtetë”, dhe për të arritur tek ata, edhe ju duhet të jeni real, dhe të sinqertë. Amanda Hite, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive në Talent Revolution Inc., thotë se kur është fjala për rrjetet shoqërore, ju duhet që: "Mos të harroni se jo gjithçka ka lidhje me mjetet, përkundrazi gjithçka bëhet për marrëdhëniet me njerëzit. "Pra, mos kini frikë të jeni vetvetja. Hite shton, "Duke qenë origjinal, dhe duke mos kërkuar ndjesë për gjithçka, ju tregoni edhe personalitetin tuaj të vërtetë. Por më e rëndësishmja, kur ju zgjidhni vërtetësinë tuaj dhe qëndroni të angazhuar për të qenë 'vetja juaj" pa marrë parasysh, ju do të tërhiqni atë lloj të punëdhënësve që bëjnë të njëjtën gjë, dhe ju konsiderojnë se ju jeni zgjidhja më e mirë. "5. Shkëmbeni gjëra interesante në mes vetiVetëm puna, pa asnjë argëtim, bëhet e mërzitshme. Pra, këmbimi i gjërave të interesit të përgjithshëm mund të krijojnë atë që mund të jetë e barasvlershme, me “një bisedë të shkurtër, në rrjetet shoqërore”, e cila çon në bisedat edhe më të detajuara."Llogaria imë në Twitter është për brendim personal dhe për të bërë lidhjet me njerëz të ndryshëm, gjithashtu. Unë më së shumti cicëroj (tweet) për punën time, produktet dhe të industrinë e rekrutimit gjatë orëve të punës, bisedojë me miqtë dhe bashkëpunëtorët e biznesit gjatë ditës, dhe gjithashtu bëj edhe një përzierje të hobit tim dhe të interesave të caktuara (të tilla si grupi Hawaiiana).”Unë e trajtoj faqen Twitter si "një freskues për zyre”, ku unë mund të kap lajmet në lëvizje dhe të bashkëbisedoj me njerëz në komunitetet e ndryshme të internetit, në të gjithë botën."6. Përqendrohuni në substancëNëse dikush ju drejton një pyetje përmes rrjeteve shoqërore, mundohuni të gjeni një mënyrë për t'u përgjigjur, qoftë ajo edhe bisedë offline."Çështja kryesore është substanca," thotë Steve Brown, drejtor Ekzekutiv i Burimeve Njerëzore në LaRosa, një piceri rajonale në Cincinnati."Unë do të rekomandoja që njerëz të rekrutojnë duke përdorur edhe rrjetet shoqërore, mirëpo duke qenë të fokusuar në substancë dhe jo vetëm në bazë të informacionit të rezymesë.Shikoni se si një kandidat i caktuar është i lidhur në rrjetet shoqërore, dhe gjithashtu shikoni se si ata i kontribuojnë profesionit të tyre përmes rrjeteve shoqërore.Nëse ata janë të angazhuar online në internet, gjasat janë që ata do të jenë të angazhuar edhe duke punuar për kompaninë tuaj. /Telegrafi/