Te hash shendetshem nuk ka te bej me ndonje filozofi strikte te te
ushqyerit, te qendrosh i thate ne menyre jo reale, apo te privosh veten
nga ushqimet qe i done. Por ka te bej me ju qe te ndiheni mire, te kesh
me shume energji dhe te mbash veten sa me te shendetshem qe mundeni dhe e
gjithe kjo mund te arrihet duke mesuar bazat e te ushqyerit dhe duke i
inkorporuar ato ne nje menyre qe funksionon per ju.
Zgjedh llojet e ushqimeve te cilat permiresojne shendetin tuaj dhe
shmang ato lloje te cilat rrisin rrezikun per ndonje semundje sikur
semundja zemres, kanceri dhe diabeti. Zgjero morin e ushqimeve te
shendetshme duke perfshire ketu edhe nje mori te ushqimeve te kendshme.
Meso ti perdoresh udhezimet dhe keshillat per te krijuar dhe mirembajtur
nje diet te shendetshme dhe te knaqshme.
Te Ushqyerit E Shendetshem: Strategji Per Diet Te Shendetshme
Me poshte keni disa keshilla se si ti zgjedhni ushqimet qe
permiresojne shendetin tuaj dhe ti shmangni ato te cilat rrisin rrezikun
per ndonje semundje dhe ne te njejten kohe te krijoni nje plan per nje
diet qe funksionon per ju.
Konsumo Mjaft Kalori por Jo Teper
Mirembaje nje balance ne mes te kalorive qe merr dhe ato qe hargjone –
me fjale te tjera mos ha me shume ushqim se sa i duhet dhe perdor trupi
jua. Sasia mesatare e rekomanduar qe lejohoet eshte 2000 kalori por kjo
varet nga mosha juaj, gjinia, gjatesia, pesha dhe aktiviteti fizik i
juaj.
Ha Nje Mori Te Gjer Ushqimesh.
Te hash shendetshem eshte nje raste per ju qe te zgjeroni morin e
zgjedhjeve – duke provuar ushqime te ndryshme e veqanarisht perime,
frutat dhe produktet e drithrave te plota – ushqime qe zakonisht nuk i
keni ngren me pare.
Mbaj Porcionet Mesatare.
Veqanarisht tek ushqimet me shume kalori. Ne vitet e fundit madhesia e
servimit me ushqim eshte rrit shume e veqanarisht ne restorane. Nese ju
servohet nje pjate e madhe me ushqim ne ndonje restorant ateher ndaje
ate me dike qe ke afer apo – edhe me mire – porosit pjat mesatare ose te
vogel.
Ha Shume Fruta, Perime, Drithera dhe Bime Bishtanjore
ushqime te larta me karbohidrate komplekse, fiber, vitamina dhe
minerale, me pak yndyr dhe pa kolesterol. Mundohu te gjesh prodhime te
fresket lokale.
Pi Me Shume Uje
Trupi jone eshte 75% uje. Dhe uji eshte nje pjes e vitale e dietes te
shendetshme. Uji ndihmone te pastrojme sistemin tone, veqanarisht
veshket dhe fshikezen urinare, nga toksinat dhe mbeturinat. Shumica e
njerezve e kalojne jeten e tyre te dehidruar.
Kufizo Ushqimet Me Sheqer, Kripe Dhe Produktet E Drithrave Te Rafinuara
Sheqeri i shtohet nje sasie te madhe ushqimeve qe prodhohen. Gjate
nje viti vetem nje kanaqe me soda (coca cola) qe ka 160 kalori, mund te
shtoj peshen tuaj per 7 kilograme!
Mos U Be Polic i Ushqimeve
Ju mund te knaqeni me embelsirat qe pelqeni dhe ushqimet e ferguara
ne nje mase perderisa ato jane pjese e rastesishme (here pas here) e
dietes tuaj te shendetshme. Ushqimi eshte burim i mire i knaqesise dhe
knaqesia eshte e mire per zemren tuaj!
Leviz
Nje diet e shendetshme permireson energjine dhe ndjenjen e mireqenies
tuaj gjersa zvoglon rrezikun tuaj ndaj shume semundjeve. Nese shtoni
aktivitetin fizik dhe ushtrimet do te bej qe plani i te ushqyerit te
shendetshem te funksionoj edhe me mire.
E sa per fund vazhdo hap pas hapi duke futur shprehi (huqe) te reja
te ushqimit me ushqime te reja te shendetshme. Cka mendoni, a ka edhe
ndonje keshille qe kam harru ta permend dhe qe duhet te shtohet? Nese
po, perdor komentet per te treguar.