Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Sinusiti, kur duhet shkuar te mjeku?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Sinusiti, kur duhet shkuar te mjeku?  Empty
MesazhTitulli: Sinusiti, kur duhet shkuar te mjeku?    Sinusiti, kur duhet shkuar te mjeku?  I_icon_minitimeFri Jan 21, 2011 8:51 am

Mes shqetësimeve më të përhapura të sezonit të ftohtë të dimrit është
edhe sinusiti. Për fat të keq shpesh kjo patologji nënvlerësohet dhe nuk
kurohet si duhet: mund të çojë në shndërrimin e tij në problem kronik.
Sinusiti, kur duhet shkuar te mjeku?  1294837194-sinositi
Sinusiti
është inflamacioni kronik apo akut i flegrave të hundës. Ai paraprihet
gjithmonë nga një patologji nazale, për shembull një alergji, apo
infeksion që shtrihet në hapësirën e parahundës, duke ënjtur dhe acaruar
membranat që përbëjnë atë. Të tjera shkaqe mund të jenë defektet
anatomike, si deviacioni i hundës që pengon ajrosjen në mënyrën e duhur
të hapësirave të hundës, infeksionet e dhëmbëve, ekspozimi ndaj
substancave irrituese apo ndjeshmëri ndaj faktorëve klimatikë, si i
ftohti dhe lagështira.

Cilat janë simptomat?

Për
sinusin akut mund të dyshohet kur një ftohje zgjat më shumë se 10-15
ditë, nëse ka një dhimbje të fortë koke që nuk përmirësohet me qetësues.
Dhimbja mund të përfshijë pjesën e syve, të hundës, ballit. Hundët janë
thuajse gjithmonë të zëna, pacienti ka sekrecione dhe ndonjëherë edhe
kollë e temperaturë. Ndjesia se je gjithmonë i ftohur dhe teshtimat e
shpeshta janë shqetësimet që më shpesh karakterizojnë format kronike.

Si përcaktohet diagnoza me saktësi?

Për
format akute në përgjithësi mjaftojnë simptomat e dhëna nga pacienti.
Për format kronike dhe në rastet më të shpeshta të prekjes është e
nevojshme të bëhen disa analiza radiologjike apo edhe endoskopia nazale
me fibra optike që ndihmon në përcaktimin e edemës (ënjtjes) në mukoza
dhe praninë e sekrecioneve të ngjashme me qelbin. Nëse mendohet se
shkaku është alergjia janë të nevojshme analizat klasike alergologjie.
Zakonisht, sinusiti shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni e
tensioni dhe është e shpeshtë te njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj
një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje
lidhet më emocionet. Nga ana tjetër, dhimbjet e kokës kanë dy shfaqje
karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga
shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një
shenjë e mirë; shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e
fortë dhe e përsëritur është simptomë e një sëmundjeje cerebrale si:
hematomë, encefalit, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.

Cilat janë terapitë?

Sapo
gjendet shkaku duhet vepruar mbi të. Në rreth 90 për qind të rasteve
episodet akute lidhen me infeksionin bakterial të mukozës në hapësirat
paranazale, për të cilët përdoren antibiotikë specifikë, që mund të
bashkërendohen me ilaçe të tjera specifike (kortizonikë, mykolitikë,
antiinflamatorë).

Mund të përdoret edhe kura kirurgjikale?

Po,
por kirurgjia u rezervohet formave kronike apo akute dhe sigurisht
aplikohet atje ku ekziston një patologji që nuk mund të zgjidhet komplet
me terapitë e ndjekura.

Llojet

Sipas
vendndodhjes dallojmë 4 lloje sinusitesh. Sipas përhapjes, sëmundja
mund të jetë mono ose bilaterale. Kur inflamacioni kap më shumë hapësira
(seni), quhet polisinusit. Nga ana klinike, këto konsiderohen si
bllokime të këtyre hapësirave, duke mos lejuar daljen e lëngut që
formohet gjatë infektimit).

Kurimi në shtëpi

Teksa
prisni të shkoni te mjeku të merrni kurën e duhur për të lehtësuar
simptomat e sëmundjes me një kurë me ilaçe natyrale, mund të merrni
menjëherë masa që mund t’ua lehtësojnë dhimbjet dhe përshpejtojnë
shërimin.
Xhenxhefili

1 lugë xhenxhefil i freskët mund të përzihet me një lugë mjaltë në një enë me ujë të zier. Pini tre-katër filxhanë në ditë.

Erëzat

Shtojini ushqimit piper të zi dhe spec djegës. Kujdes nëse vuani nga ulcera.

Ujë me kripë


një litër e gjysmë ujë të zier më parë shtoni një lugë e gjysmë çaji
kripë. Bëni gargarë nga fyti dhe përmes një shiringe futeni në vrimat e
hundës dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Fibrat

Hani
ushqime me fibra që në mëngjes. Kjo është një nga këshillat bazë për të
mbajtur sa më larg sinusitin. Sipas specialistëve, shumë nga ushqimet e
veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por një ndryshim i veçantë që rrit
nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur
me fibra. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt
pozitiv në funksionimin e organeve. Sipas specialistëve, duhen ndjekur
edhe disa këshilla të thjeshta që kanë lidhje me stilin e jetesës:
evitoni diellin në pikun e vapës, mbani gjithmonë syze edhe në dimër
edhe në verë, përdorni sa më shumë ushqime me fibra, në rast se ju
fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe, evitoni
zhurmat e larta. Për t’u qetësuar qëndroni në qetësi të plotë dhe në një
ambient të mbyllur e në errësirë për të paktën 30 minuta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Sinusiti, kur duhet shkuar te mjeku?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sa duhet mbajtur në gji foshnjën?
» Arrestohet mjeku turk i rastit "Medicus"
» Qëllohet me pistoletë mjeku i Spitalit Ushtarak
» Duhet vetëm të qeshni!
» Ata duhet të skuqen!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: