Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Buhler vlerëson punën e ushtarëve të Shqipërisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Buhler vlerëson punën e ushtarëve të Shqipërisë  Empty
MesazhTitulli: Buhler vlerëson punën e ushtarëve të Shqipërisë    Buhler vlerëson punën e ushtarëve të Shqipërisë  I_icon_minitimeSat Jan 22, 2011 7:00 am

Komandanti i KFOR-it, Erhald Buhler, në vazhdën e udhëtimit të tij nëpër Ballkanin Juglindor ka pasur edhe një vizitë të shkurtë zyrtare në Shqipëri. Me këtë rast u theksua nevoja e forcimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve në të mirë të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon e më gjerë.

Gjatë vizitës Buhler u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Gjeneral Majorin Maksim Malaj si dhe përfaqësuesit më të lartë të shtabit të përgjithshëm.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se Buhler njoftoi mbi sfidat dhe çështjet e KFOR-it për të vazhduar misionin dhe në të njëjtën kohë të përmbush detyrën e “Reduktimit të forcave të KFOR-it dhe transferin gradual të kompetencave tek institucionet e Kosovës veçanërisht tek Policia e Kosovës”.

Ai vlerësoi se KFOR-i me numër të reduktuar të ushtarëve dhe me dy Grupe Shumëkombëshe Luftarake nën komandën direkte të tij dhe me një fleksibilitet të shtuar, lëvizshmëri dhe gatishmëri, do të jetë në gjendje t’i kryejë detyrat që i takojnë.

Gjenerali Buhler vlerësoi situatën në kufi në mes të Shqipërisë dhe Kosovës. Ai tha se dorëzimi i autoritetit nga KFOR-i tek Policia Kufitare ishte i suksesshëm dhe se bashkëpunimi në mes të Forcës së Policisë shqiptare dhe asaj kosovare është i suksesshëm.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare, Gjeneral Major
Maksim Malaj, prezantoi reformat të ndërmarra në Forcat e Armatosura Shqiptare
dhe angazhimin e këtyre forcave në misione jashtë Shqipërisë, në Afganistan, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, etj.

Ndërkaq, Buhler lavdëroi kontributin e fuqishëm dhe kompetent të ushtarëve shqiptar në KFOR. “Ata bëjnë një punë të shkëlqyer dhe na ndihmojnë shumë për të përmbushur detyrat tona. Pjesëtarët e Forcave të Armatosura Shqiptare janë shumë profesional dhe miq të mirë në komunitetin ndërkombëtar të ushtarëve të KFOR-it dhe NATO-s”, tha ai.

Gjeneralët theksuan nevojën e forcimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve në të mirë të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon e më gjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Buhler vlerëson punën e ushtarëve të Shqipërisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vazhdon greva e ish-ushtarëve të UÇK-së
» Jahjaga: Udhërrëfyes vepra e ushtarëve të lirisë
» Diskutohet mbyllja e ICO-s pa e kryer punën
» Përparim i kufizuar në Kosovë, vlerëson BE-ja
» Tahiri vlerëson vizitën e Stefanovicit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: