Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Shkon në 3 numri i të vdekurve Berisha kërkon hetim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Shkon në 3 numri i të vdekurve Berisha kërkon hetim Empty
MesazhTitulli: Shkon në 3 numri i të vdekurve Berisha kërkon hetim   Shkon në 3 numri i të vdekurve Berisha kërkon hetim I_icon_minitimeSat Jan 22, 2011 7:08 am

Tiranë, 21 janar - (E Plotësuar) Sipas njoftimit më të ri të TV Top Channel, në përleshjen e sotme para Kryeministrisë së Shqipërisë janë regjistruar tri viktima. Shefi i Urgjencës në Spitalin Ushtarak, Sami Koçeku ka konfirmuar për tre të vrarë në demonstratën e sotme të dhunshme në Tiranë. Sipas lajmeve të para, njëri person i vrarë është Vezir Veizi nga Gjirokastra. Mirëpo, në njoftimin e mëvonshëm u bë e ditur se bëhet fjalë për Zyber Veizi, 45 vjeçar. Viktima e dytë e identifikuar është nga Dibra dhe quhet Hekuran Deda, derisa identiteti i të vrarit të tretë ende nuk dihet. Sipas mjekëve, ata janë vrarë me pistoleta nga afërsia, gjë që e konfirmoi edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami, duke demantuar pohimet se demonstruesit janë vrarë me snajperë nga ndërtesat përreth. Koçeku deklaroi se përveç tre të vrarëve, janë edhe 21 civilë të plagosur, 3 prej tyre të plagosur me armë. Sipas tij, të plagosur janë edhe 17 policë.


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur para gazetarëve sonte, tha se përgjegjësia e plotë për ndodhitë në Tiranë gjatë ditës së sotme bie mbi organizatorët e demonstratës së dhunshme, qëllimi i të cilëve ishte që me çdo kushte të merrej Kryeministria, Parlamenti dhe ministritë.
Ai u shprehu ngushëllime familjarëve të tre personave të vrarë, duke theksuar në vazhdim se nga hetimet e para del se ata janë vrarë me armë (pistoleta) që nuk gjenden në armatimin e policisë shqiptare, andaj kryeministri kërkoi që hetuesia të zbardhë sa më shpejt rastet e këtyre vrasjeve.

Rreth orës 17:20, policia e ndërhyrjes së shpejtë ka shpërndarë protestuesit, të cilët kanë thyer dhe dëmtuar katet e para të dy Kullave Binjake.

Preç Zogaj, përfaqësues i opozitës së bashkuar, duke folur nga Spitali Ushtarak në Tiranë, është shprehur se duhen marrë masa në mënyrë që të shpëtohen jetë njerëzish të pafajshëm.
“Të ndalohet dhuna dhe të gjithë ata zyrtarë që kanë ende koshiencën e detyrës, të vijnë këtu dhe të marrin masa për të shpëtuar jetët e tjera që po ikin. Këtu mjekët po bëjnë çmos dhe i gjithë personeli është i angazhuar, por po vdesin njerëz nga mungesa e mundësive për të dhënë ndihmë”, deklaroi Zogaj.

Më tej, Zogaj kërkoi që të mbajnë përgjegjësi ata që kanë përdorur snajperat dhe kanë qëlluar mbi njerëzit e pafajshëm: “Shtetasi Aleks Leka është goditur nga mbrapa në kokë me snajper. Urgjentisht duhet të dalë përgjegjësia nga i pari tek i fundit për ata që kanë përdorur snajperë për të ekzekutuar jetë njerëzore. Duhet të dalin përgjegjësitë. Qeveria të japë dorëheqjen që t’i hapë rrugë zgjidhjes politike”, tha ai.
Gjendja në Tiranë tash është më e qetë dhe protestuesit janë larguar nga vendi ku u përleshën me policinë.Përleshjet midis forcave të rendit dhe të protestuesve, që kanë rrethuar Kryeministrinë njoftohet se kanë rezultuar me së paku tetë policë të plagosur, njëri nga të cilët rëndë, kurse njoftohet për lëndimin e 27 demonstruesve.
Janë thyer xhamat e Kryeministrisë dhe ka shumë makina të djegura.
Policia pohohet se ka filluar të shtie në ajër me armë zjarri, si shenjë paralajmëruese për dëbimin e demonstruesve.
Presidenti i vendit Bamir Topi ka bërë thirrje për qetësi. Thirrje për qetësi kanë bërë edhe nga Kryeministria.
Ndërkohë, në një konferencë shtypi, rreth orës 16 e 30 minuta, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, që ka thirrur opozitën për të demonstruar deri në përmbysjen e Qeverisë Berisha, për dhunën që shpërtheu sot nga demonstruesit akuzoi Qeverinë dhe forcat e rendit se ata kishin provokuar.
Duke u bërë thirrje ithtarëve të vet për zbutje gjakrash, ashtu siç, sipas tij, po bëjnë edhe deputetët socialistë, duke u bërë thirrje edhe prindërve të pjesëmarrësve të protestës që të ushtrojnë ndikimin në ta për qetësi, Rama akuzoi Qeverinë dhe organet e rendit për provokim të demonstruesve, siç u shpreh ai – 250 deri 300 mijë pjesëmarrësve nga e gjithë Shqipëria,(sipas agjencisë amerikane të lajmeve AP, në këtë protestë kanë marrë pjesë rreth 20 mijë veta) të cilët po kërkonin me qetësi të natyrshme zgjidhjen e problemeve politike e të tjera, që po e mundojnë vendin. Për pasojë ata humbën kontrollin.
Rama ka ripërsëritur thirrjen drejtuar Berishës për të gjetur një rrugë zgjidhjeje, duke e akuzuar për situatën.
Situata vazhdon të mbetet e tensionuar.
Mediat e Tiranës njoftojnë për përshkallëzim të situatës para Kryeminsitrisë. Policia tashmë ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve të dhunshëm me ujë dhe gaz lotësjellës. Nga hapësirat rreth Kryeministrisë, ku opozita e bashkuar ka ftuar ithtarët të demonstrojnë për përmbysjen e qeverisë së Sali Berishës, televizionet po transmetojnë pamje shqetësuese të shtëllungave të tymit dhe të krismave nga të shtënat me armë. Turma e demonstruesve duket gjithnjë e më e pa përmbajtur. Pamjet rrëfejnë edhe për djegie veturash.
Funksionarë të policisë së shtetit po bëjnë thirrje për qetësi dhe mospërdorimin e dhunës. Ndërsa vazhdon marshimi i protestuesve, të cilët kanë rrethuar thuajse nga të katër anët selinë e Kryeministrisë.
Gazetarët e Shekullit në terren njoftojnë për dy policë të plagosur dhe disa demostrues.
Sipas planit të organizuar nga PS-ja dhe forcat e tjera përkrahëse të opozitës, në orën 14:00 ka filluar demonstrata.
Gazetarë të "Shekulli"-t shprehen se të gjitha dyqanet dhe bizneset përreth Kryeministrisë janë mbyllur dhe kanë mbetur të hapura vetëm lokalet.
Vazhdon protesta e dhunshme e protestuesve në sheshin para kryeministrisë dhe pranë piramidës.
Protesta ngjan me ato të huliganëve që po shkatërrojnë gjithçka gjejnë përpara.
Disa makina janë shkatërruar me mjete të forta nga protestues të dhunshëm. Situata duket e nderë, por ajo që shpresojmë është që mos përshkallëzohet më.
Protestuesit e shumtë të opozitës të mbledhur para kryeministrisë u shpërndanë brenda pak sekondash nga dy automjete që hodhën ujë. Protestuesit kanë hedhur gurë të shumtë në drejtim të ndërtesës së qeverisë, njofton “Start”.
Policia ka hedhur bomba molotov dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve që kanë hedhur përveç gurëve dhe këpucë dhe mjete të tjera në drejtim të forcave të rendit. Ka edhe disa të plagosur lehtë nga demonstrata.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë për të qetësuar situatën, protestuesit vazhdojnë të hedhin sende të forta.
Protestuesit përleshen me policinë para kryeministrisë
Demonstrata e paralajmëruar e Partisë Socialiste, ka nisur në orën 14:00. Qindra mijëra qytetarët po grumbullohen në sheshin “Nënë Tereza” për të demonstruar kundër qeverisë.
Protesta vjen pas publikimit të një videoje midis Ilir Metës dhe ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, ku flitej për afera korruptive. Demonstrata po mbahet në sloganin: “Berisha ik, dorëzo bllokun”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkon në 3 numri i të vdekurve Berisha kërkon hetim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Moskë: Numri i të vdekurve në minierë arrin 30
» Jeremic kërkon hetim për organet në OSHA
» Hetim ndaj SHIK-ut
» Masakra e Tivarit, hetim Ramiz Alisë
» BeH: Numri i të papunëve mbi 520 mijë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: