A.Z™ Moderator/e
Postime : 2150
| Titulli: Masakra e Tivarit, hetim Ramiz Alisë Mon Jun 07, 2010 4:48 pm | |
| Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar Ramiz Alinë për Masakrën e Tivarit, dhe ka kërkuar ngritjen e një grupi hetimor parlamentar për këtë ngjarje, të cilën e konsideroi si njërin nga gjenocidet më të mëdha në historinë e Luftës së Dytë Botërore. “Gjenocidi Tivarit është një nga gjenocidet më të mëdha në historinë e Luftës së Dytë Botërore deri më sot. Për shqiptarët kjo përbën vrasjen më masive ndoshta në historinë e tyre. Gjenocidi i Tivarit nuk është një fantazi, por është vepra më e shëmtuar, më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë mbi këtë komb. Ata të cilët u mblodhën derë më derë, në të gjitha trevat shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë, nuk ishin oficerë, siç ishin oficerët polakë, që u ekzekutuan në Katin, por ata ishin lulja e kombit shqiptar. Ishin djemtë e familjeve shqiptare të cilët u ekzekutuan vetëm e vetëm për t’u pakësuar shqiptarët”, ka thënë Berisha. Më tej kreu i ekzekutivit shqiptar tha se ky gjenocid u ndihmua dhe u bashkë organizua, nga klika barbare e Tiranës “dhe këta kriminelë shqiptarë, që morën pjesë në këtë masakër duhet të marrin ndëshkimin e tyre ekzemplar, si një kusht i domosdoshëm që shpirtrat e tyre të prehen të qetë”. “Ekzistojnë të gjitha dokumentet dhe kur diktatori Ramiz Alia vetëm pak ditë më parë do të deklaronte se: t’i gjejnë kosovarët se kush i bëri. Nuk mund t’i lash duart xhelat kaq lehtë ndaj këtij akti. Ndaj dhe Parlamenti duhet të fillojë me vendosmëri Komisionin Hetimor parlamentar, të vendosë bashkëpunimin me të gjitha parlamentet e vendeve përreth, të mblidhet çdo dokument, çdo fakt, çdo dëshmi, ende ka të gjallë, ka dëshmi, ka prova, dhe t’i bëhet botës, t’i bëhet shqiptarëve në radhë të parë e qartë se ku shkoi lulja e rinisë shqiptare, se çfarë roli luajti klika barbare e Enver Hoxhës, dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilën, keni konstatuar tani se po përpiqen ta rikthejnë me ardhjen e bllokmenëve në krye të Partisë Socialiste”, shtoi më tej Berisha. Ai tha se është në nderin e madh të këtij parlamenti të japë një kontribut të madh kombëtar në zbardhjen e kësaj të vërtete, në mënyrë që të mos ushtojë më në historinë tonë gjëma e shpirtrave të mijëra e mijëra djemve shqiptarë që u ekzekutuan vetëm sepse ishin gjak shqiptar, vetëm sepse i përkisnin kësaj etnie, këtij kombi. | |
|