Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ana e “panjohur” e Xhavit Halitit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Ana e “panjohur” e Xhavit Halitit  Empty
MesazhTitulli: Ana e “panjohur” e Xhavit Halitit    Ana e “panjohur” e Xhavit Halitit  I_icon_minitimeSun Jan 23, 2011 4:20 pm

Bazuar në një raport të shërbimit inteligjent të KFOR-it të vitit 2004, gazeta e njohur franceze Le Monde boton të dielën një shkrim për Xhavit Halitin, ku flet për natyrën e rrezikshme të tij, lidhjet me SHIK-in, krimin dhe afera të tjera.

Shkrimi i titulluar “Fytyra tjetër e Kosovës” flet se shërbimi inteligjent i KFOR-it ishte fokusuar shumë në aktivitetet e të fortëve të Kosovës, ndërsa Xhavit Haliti, ishte njëri prej tyre, si ish themelues i UÇK-së dhe drejtues i lartë i PDK-së. “Sot është një biznesmen i fortë, anëtar i partisë së Hashim Thaçit, dhe anëtar i kryesisë së parlamentit”, shkruan gazeta, raporton Indeksonline.

Bazuar në këtë dokument, Xhavit Haliti, i njohur me nofkën “Zeka”, ka edhe anën tjetër - njëri prej sponsorëve të mafisë kosovare, që gjithashtu ka një ndikim të madh në politikë. Dhe nuk është i vetmi për këtë rol të dyfishtë në elitën politike kosovare, e dominuar nga ish liderë të UÇK-së dhe të shërbimeve të ndryshme sekrete.

Bashkësia ndërkombëtare, shkruan Le Mond, është informuar vazhdimisht edhe në detaje për “anën e errët” të të fortëve të UÇK-së. Së paku, janë zyrtarët e kundërzbulimit që nuk kanë kurrfarë dyshimi për aktivitetet e tyre ku shumica e liderëve të Kosovës janë të kyçur: të gjitha llojet e trafikimit, komplote, krim të organizuar të lidhur edhe me rajonin, reketim, frikësim likuidim të kundërshtarëve etj.

Shkrimi më tej hedh hije dyshime për vërtetësinë e provave të Dick Martyt se UÇK-ja ka trafikuar organe në 1999, por faktet e tjera që i lidh ata me krimin e pasluftës ekzistojnë.

“Nëse jemi për t’i besuar raportit të shërbimit intelegjent të KFOR-it në vitin 2004 (informata që janë përfshirë edhe në një analizë tjetër të shërbimit gjerman muaj më vonë), Haliti shfaqet i ndërlidhur me shumë rrugë si Zvicër, Prishtinë e Shqipëri”, shkruan Le Monde.

Në raportin e kundërzbulimit të KFOR-it, thuhet se është i lidhur me kafe “Dubrovnik” në Prishtinë, hotel “Theranda” në Prizren. I lidhur me grupet ku i takon shpesh në restorantin “Thana”, ndërmjet Pejës dhe Prishtinës. “Anëtar i bordit të Kosova Petrol, njëri prej liderëve kryesor kriminal në Kosovë; ka shumë dyqane dhe restorante në Pejë. Së fundi është raportuar se është anëtar i SHIK-ut”.

Në shkrimin e Le Monde, ku botohen pjesë të raportit të KFOR-it theksojnë se “ka fjalë që thonë se ai kishte lidhje edhe me UDB-në (shërbimi sekret serb), ku i informoi ata për destinimin e armëve për FARK-un (fraksion ky i lidhur me Ibrahim Rugovën)”. “Ai ishte i lidhur me frikësimin e anëtarëve të LDK-së përmes SHIK-ut. Thuhet të jetë një multi-milioner. Fondi ‘Vendlindja Thërret’ është menaxhuar pothuajse prej tij. I përfshirë shumë në prostitucion, trafikim armësh, drogë dhe gjithashtu me naftë. Është i lidhur me Fatos Nanon. Ai e mbështet financiarisht Hashim Thaçin dhe merret me financat e PDK-së”, thuhet në raportet e KFOR-it, të botuara nga Le Mond
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ana e “panjohur” e Xhavit Halitit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: