Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë! Empty
MesazhTitulli: Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë!   Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë! I_icon_minitimeThu Jun 03, 2010 7:48 am

Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë!


Anestezia nënkupton humbjen e plotë ose të pjesshme të
ndjeshmërisë së gjithë trupit a të një organi, duke mundësuar operimin
pa ndjerë dhimbje.
Dr. Sadbere Kamberi
Anestezia nënkupton humbjen e ndjesive, megjithatë kjo fjali
ndërlidhet me humbjen e ndjenjës së dhembjes ose vetëm humbjen e
ndjesisë ose të dyja bashkë.
Ecuria e anestezionit është reverzibile; organizmi pas pushimit të
efektit, të gjitha funksionet e indeve nervore duhet të kthehen në
gjendje normale. Gjatë anestezionit lokal, epidural dhe spinal bllokohet
përcjellja e impulseve nervore, kështuqë sinjalet nuk përcillen në tru.
Anestezia mund të jetë: e përgjithshme, regjionale, peridurale dhe
lokale. Ekzistojnë dy lloje të anestezionit: anestezioni i përgjithshëm,
dhe ai regjional.
Pavarësisht llojit të anestezionit të nevojshëm për operimin tuaj,
funksionet vitale do të jenë të monitoruara, duke përfshirë ritmin e
zemrës, shtypjen e gjakut, nivelin e gazrave në gjak, frymëmarrjen,
temperaturën, ndërsa në rast nevoje, do të monitorohen edhe funksionet
tjera trupore.
Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë! Foto-1anmestezia
Anestezia e përgjithshme
Anestezia e përgjithshme është humbja e plotë e perceptivitetit dhe
nënkupton gjumin, analgjezionin, supresionin e reflekseve viscerale dhe
relaksimin e muskujve. Anestetikët inhalator induktojnë gjumin me një
mekanizëm akoma të panjohur.
Në mjekësinë moderne, anestezia e përgjithshme përbëhet nga tre
elementë kryesore:
Anestezi: Ulja e nivelit të zgjimit (vërja në gjumë) me anë
të lëngjeve (p.sh. barbiturate, propofol, ketaminë) ose/dhe gazeve
anestetike (halotan, gaz qeshës)
Analgjezi: Heqja e ndjesisë së dhimbjes me anë të lëndëve
analgjezike, si p.sh. opiate
Relaksim muskulor: Çlirim i plotë i muskujve të trupit me
anë të relaksantëve muskulorë.
Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë! Foto-2anestezia
Anestezia lokale
Anestezia lokale përkufizohet si një humbje e përkohshme e
ndjeshmërisë në zona të kufizuara, e shkaktuar nga një rënie në
eksitimin (nxitjen) e mbaresave nervore ose nga një pengim i
përçueshmërisë së impulsit në nervat periferik. Një nga karakteristikat
më të rëndësishme të anestezisë lokale është se shkakton humbje të
ndjeshmërisë pa sjellur humbje të ndërgjegjes. Dhe është pikërisht kjo
arsyeja që evidenton ndryshimin mes anestezisë së përgjithshme dhe asaj
lokale.
Anestezioni lokalë realizohet me dhënien e barërave, anestetikëve, të
cilët ndërprejnë vazhdimin e impulseve përgjatë rrugëve nervore në ato
regjione ku është bëhet aplikimi i anestezioni. Te anestezioni lokal,
ruhet ndjesia.
Ja disa nga mënyrat që induktojnë (japin) efektin e
anestezisë lokale:

* Traumat mekanike
* Temperatura e ulët
* Anoksia (mungesa e oksigjenit)
* Irritantët kimikë
* Agjentët neurolitik siç janë alkooli dhe fenoli
* Anestetikët lokal (agjentë kimikë)

Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë! Foto-3anestezioni
Megjithatë vetëm substancat dhe agjentët kimikë te cilët shkaktojnë
një gjendje të përkohshme dhe reversibile(të kthyeshme) të anestezisë
mund të përdoren klinikisht. Gjithashtu me rëndësi është të theksosh se
jo të gjithë anestetikët veprojnë efektivisht si në injektimet në ind
ashtu dhe në përdorimet topikale (mukozë).
Pas çdo anestezioni, duhet që pacienti, patjetër të trajtohet, duhet
kontrolluar funksionet vitale, presionin e gjakut dhe pulsin. Çdo
komplikimi duhet marrë me seriozitet dhe personeli mjekësor i pranishëm
menjëherë të shmang çrregullimet.
Kirurgu dhe anestezisti duhet të bashkëveprojnë me efikasitet midis
tyre dhe janë të dy përgjegjës për pacientin. Përveç kirurgjisë
anestezistët tani ndërhyjnë në mënyrë rutine për t’i përgjumur dhe
qetësuar pacientët në shumë procedura, si thyerja e gurëve me
ultratinguj, rezonanca magnetike, skaneri me kontrast, terapia
elektrokonvulsive, kateterizimi i zemrës, etj. /Telegrafi/
Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë! Foto-4anestezioni














//




Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Anestezia - zona e panjohur e mjekësisë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Anestezia i ngjan komës
» Ana e “panjohur” e Xhavit Halitit
» Gjaku artificial, shpresa më e re e mjekësisë
» Forcat afgane marrin kontrollin në 7 zona

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: