Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Feith kërkon që Thaçi t’i lë jashtë qeverisë njerëzit nën hetime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Feith kërkon që Thaçi t’i lë jashtë qeverisë njerëzit nën hetime Empty
MesazhTitulli: Feith kërkon që Thaçi t’i lë jashtë qeverisë njerëzit nën hetime   Feith kërkon që Thaçi t’i lë jashtë qeverisë njerëzit nën hetime I_icon_minitimeMon Jan 24, 2011 7:36 am

Prishtinë, 23 janar - Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë kanë përforcuar qëndrimin e tyre për të mos përfshirjen në përbërjen e re të qeverisë personat e dënuar më parë nga gjykatat e as personat që aktualisht janë nën hetime.
Pas ambasadorit amerikan Christofer Dell, është Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, ai i cili kërkon haptas nga Thaçi që të lë jashtë qeverisë njerëzit e partisë së tij, ndaj të cilëve po zhvillohen hetime.
Në një intervistë për Alsat, Feith tha se do ta kishte shumë të vështirë që të zhvillojë raporte me njerëzit që janë nën hetime, në rast se ata përfshihen në qeverinë e re, për çka ai tha se e ka njoftuar edhe Thaçin.
“Ajo çka më siguri do të ndihmonte në ketë drejtim është që qeveria të përbëhet nga njerëzit që kanë nivelet më të larta të udhëheqjes etike dhe qeverisjes politike. Me fjalë të tjera, ajo çka kërkohet janë njerëz që janë të pastër, që nuk janë të akuzuar, që nuk janë nën hetime, njerëz që kanë aftësi dhe kompetenca teknike për tu marrë me çështjet me të cilat ballafaqohet Kosova, njerëz të cilët e kanë besimin e qytetarëve të Kosovës dhe që gëzojnë besueshmëri edhe jashtë Kosovës. Pra, një qeveri e klasës së parë dhe me nivel të lartë etik e politik do të ishte e rëndësishme për të garantuar kredibilitetin dhe legjitimitetin që duam ta kemi”, tha Feith.
Kreu i ICO-s tha se nuk sheh asnjë arsye për zgjedhje të reja, siç po kërkojnë disa forca politike. “Jo, nuk mendoj se do të ishte zgjidhje, sepse Kushtetuta dhe ligjet janë shumë të qarta. Ato thonë se qeveria e re duhet të jetë në gjendje të përmbushë mandatin katërvjeçar. Përveç nëse e humbet besimin e parlamentit. Kështu që unë nuk shoh ndonjë nevojë të veçantë për të devijuar nga kjo. Duhet të ketë stabilitet dhe, nëse qeveria do të ketë besimin e shumicës në Kuvend, ajo do të jetë në gjendje të përmbushë ketë mandat”, vlerësoi Feith.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Feith kërkon që Thaçi t’i lë jashtë qeverisë njerëzit nën hetime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Serbia kërkon hetime urgjente
» Pacolli nuk e ka problem nëse mbetet jashtë qeverisë
» Thaçi: Ura mbi Stinicë lidhë njerëzit pa dallim etnie
» Thaçi e Feith sulmojnë Prizrenin
» Vetëvendosje: Thaçi, Kermabon dhe Feith, fajtorë për dhunën e policisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: