Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Shteti, nga spektator, në aktor-faktor

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Shteti, nga spektator, në aktor-faktor Empty
MesazhTitulli: Shteti, nga spektator, në aktor-faktor   Shteti, nga spektator, në aktor-faktor I_icon_minitimeThu Jan 27, 2011 6:41 am

Të mërkurën, më 26 janar, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tribunën e rradhës me temën “Modeli i shtetit zhvillimor”, referues i së cilës ishte Blendi Kajsiu, doktorant në Universitetin e Eseksit në Britaninë e Madhe.

Ai e filloi ligjërimin duke e analizuar modelin aktual në Kosovë, pra modelin neoliberal, i cili po zbatohet nga ndërkombëtarët sot në Kosovë dhe karakteristikat kryesore të tij, siç janë supremacia e tregut, tregtia e lire, investimet e huaja si prioritet, privatizimi i pasurive publike, shteti minimal etj.

Duke i analizuar këto karakteristika, Kajsiu spjegoi efektet negative që këto kanë në ekonominë e Kosovës. “Tregëtia e lirë ka efekt pozitiv, në vendet me të njejtin nivel zhvillimi, por negative në vende me zhvillim të ndryshëm,sepse vendi që është me zhvillim më të ulët do të shëndrrohet në ekonomi subsidiare në funksion të ekonomisë së zhvilluar, duke pësuar deficit tregtar”. Kjo u ilustrua me shembuj nga Shqipëria, e cila tregëton me BE-në, duke pësuar deficit milionësh çdo vit. Gjithashu ai spjegoi se si investimet e huaja janë ato që zakonisht e ndjekin zhvillimin ekonomik, por nuk e krijojnë atë. Për më tepër liberalizimi i tregut të kapitalit i lejon investitorët, që kapitalin e fituar ta nxjerrin nga vendi lirisht, me ç’rast ekonomia e vendit dëmtohet.

Si model alternativ, Blendi Kajsiu propozoi Modelin e shtetit zhvillimor, i cili nuk do të jetë vetëm spektator, por edhe aktor dhe faktor në zhvillimin ekonomik të vendit. Shteti duhet të ketë rol koordinues dhe orientues për ta përcaktuar një strategji afatëgjatë zhvillimi, duke e stimuluar kërkimin, edukimin dhe diplomimin në ata sektorë industrialë, drejt të cilëve kërkon të zhvillojë ekonominë. Pikat kryesore me të cilat arrihet kjo janë: kreditimi i zhvillimit, mbrojtja dhe subvencionimi i prodhimit vendas, ruajtja e sektorit publik, përzgjedhja e investimeve të huaja etj. Esenca e këtij modeli është se zhvillimi buron nga Brenda, tha Kajsiu, duke potencuar faktorët e brendshëm të prodhimit si më të rëndësishëm, sesa investimet nga jashtë. Ndërsa thelbi i këtij modeli është optimizmi politik dhe vetëbesimi, sepse nëse nuk ka vetëbesim nuk mund të realizohet asnjë zhvillim.

Qytetarët e Kosovës duhet të kujtojnë se gjithë këto vite pas lufte, zhvillimi kryesor i Kosovës ka ardhë nga remitancat e qytetarëve të Kosovës jashtë shtetit shumë më tepër sesa nga investimet e huaja, përfundoi Blendi Kajsiu.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shteti, nga spektator, në aktor-faktor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bill Clinton bëhet aktor
» Sheqeri, faktor përgjegjës për plakjen e lëkurës
»  Dialogu me Kosovën, faktor vendimtar për Serbinë
» Shteti i Vatikanit, me 572 qytetarë
» Shteti me 62 mijë banorë po zhduket

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: