Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 "Maunokratët" e partitizmit shqiptar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Princo
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Princo


<b>Postime</b> Postime : 68

"Maunokratët" e partitizmit shqiptar Empty
MesazhTitulli: "Maunokratët" e partitizmit shqiptar   "Maunokratët" e partitizmit shqiptar I_icon_minitimeFri Jan 28, 2011 10:03 am

nga Kim Mehmeti,

Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në emër të kësaj ideje monstruoze, ai i vrau dhe i asgjësoi të gjithë ata që e kuptuan se “religjioni” ideologjik i Enverit, shqiptarit ia shkatërronte vlerat më të rëndësishme morale që e kishin mbajtur me shekuj, e mbi të gjitha familjen. Pra, ai i burgosi e i vrau të gjithë ata që me kohë e kuptuan se enverizmi e donte vetëm njeriun e gjunjëzuar, individin e zhveshur nga vetvetja dhe të bërë pronë të religjionit të quajtur “komunizëm”, që e donte vetëm shqiptarin e gjunjëzuar përpara “perëndisë” së quajtur Enver.

Dy dekada me radhë,“maunokratët” shqiptarë në Tiranë (dhe jo vetëm atje), duke ëndërruar të njëjtën që tentonte ta realizojë Enveri – pra duke dashur të bëhen “baballarë” të kombit – nuk bënë asgjë më shumë përpos copëtimin e “enverizmit” në më shumë pjesë të quajtura parti. Dhe këtij “enverizmi” të shpërndarë në më shumë “parti të punës”, i nevojitej një “tempull” i ri ku do e çonin popullin të gjunjëzohej. Kështu që, nëse Enveri luftonte të bëhet perëndi e vetme e shqiptarëve duke i joshur ata me tempullin ideologjik, “demokratët” e dy dekadave të fundit, zbuluan “tempullin” më joshës ku do gjunjëzohej populli i varfëruar shqiptar - lekun. Dhe bënë çmos që ky tempull të ishte sa më vezullues dhe çdonjëra prej tyre ta kishte në bollëk, për ta ndjellë popullin e partisë së vet. Me çka edhe nuk kishte si mos bëheshin atë që janë sot – njësoj të shkathëta në plaçkitjen e vendit dhe popullit të vet. Kështu ia dolën që librezën partiake ta barazojnë me atë të kursimeve bankare, ia dolën ta bindin popullin se partia, e jo vlerat njerëzore, është ajo që t’i mundëson të gjitha. Kështu pra, nëse Enveri shqiptarëve ua vrau Perëndinë, “maunokratët” e dy dekadave të fundit, shqiptarëve ua vranë Njeriun. Apo e bindën një pjesë të madhe të popullit se njeriu nuk është i përbërë nga vlerat dhe dhuntitë individuale që posedon, por nga pesha që ka në partinë e tij.

Dy dekada me radhë, në Shqipëri zhvillohet vetëm një betejë – kush do jetë pronar i lekut dhe kush do ketë të drejtë atë t’ua shpërndajë “besimtarëve” të partisë së vet. Kështu që, shoqëria shqiptare nuk mund t’i shpëtonte “privatizimit” të popullit që e bënë partitë, ajo nuk mund të mos egërsohej, ngaqë çdonjëri donte ta sheh sa më të fortë e sa më të begatë thesarin e “kishës” së vet partiak, duke mos mbajtur llogari se kështu dëmtohej, varfërohej dhe rrënohej tempulli i shenjtë i quajtur mëmëdhe. Andaj, mbase gabojnë ata që thonë se vetëm politika në Shqipëri është grindavece dhe e egër. Në Shqipëri janë egërsuar thuajse të gjitha sferat e shoqërisë. Në Tiranë janë kokëngrënëse edhe disa media, në Shqipëria janë kufomëngrënës edhe shumë analistë që i shohim çdo natë nëpër disa debate televizive, në mëmëdheun tonë, edhe shumë të punësuar nëpër institucionet arsimore, shëndetësore..., religjion dhe perëndi të vetmen kanë lekun. Në Shqipëri është egërsuar edhe arti, sepse shumica e krijuesve shqiptar nuk i përkulen tempullit artistik, por vetëm atij të lekut. Me çka edhe u bënë shërbëtorë partish, me çka me asgjë nuk ndryshojnë nga ata të dikurshmit që i përkuleshin Enverit.

Nuk ka dyshim se shumëçka njeriu e bën për shkak të të mirave materiale. S’ka dyshim se paraja është një ndër faktorët që përcaktojnë sa një njeri vlen në profesionin e vet. Njësoj siç nuk ka dyshim se në shtetet ku politika është biznesi më fitimprurës, partitë politike shndërrohen në “kompani” fitimprurëse me kryepronarët dhe aksionerët që e ndajnë mes tyre fitimin. Dhe në ato shtete, vetëm naivët mund të flasin për ligjshmëri, për demokraci, për “opozitë” dhe “pozitë”. Në ato shtete, shumëçka duhet nisur nga e para. Posaçërisht pasi të jetë kaluar periudha e “demokraturës”, gjatë së cilës, politikanët janë bërë kapitalistët më të fortë të vendit dhe politika u shërben vetëm si jorgan për ta mbuluar këtë pasuri të tyre. Andaj, mbase ka ardhur koha kur Shqipëria duhet t’i largojë nga skena politike “kapitalisto-politikanët” që i prodhoi gjatë dy dekadave të kaluara dhe ata t’i zëvendësojë me politikanë të mirëfilltë, me të atillë që posedojnë aq vlera materiale e njerëzore, sa mos mund t’i nënshtrohen vetëm “perëndisë” së quajtur lek. Pra t’i zëvendësoj me të atillë, të cilët në mos më shumë, e dinë se aty ku rrënohen të gjitha vlerat njerëzore, edhe pasuria materiale e humb kuptimin saj, ajo bëhet e kundërta e vetvetes – e vret njeriun, e bën individin të ketë atë çmim që ia cakton “kisha” partiake, apo njeriun e barazon me çdo mall që shitet e blihet, me çdo mall tjetër harxhues. Shqipërisë i nevojiten politikanë që e kanë kuptuar se kapitalizmi është shoqëri harxhuese, por që kujdeset për substancës njeri. Dhe se në kapitalizmin e zhvilluar, më të shtrenjta dhe më të vlefshme janë vlerat individuale. (shqip)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Maunokratët" e partitizmit shqiptar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe një shqiptar i dyshuar për vrasjen e Zymberit
» ZGJOHU! nismë për bashkimin e faktorit politik shqiptar
» Talenti shqiptar në kampionat botëror
» Flamuri shqiptar, i pikturuar më 1459
» Sot pesë anije turke në ujërat shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: