Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 BE ndihmon Kosovën në menaxhimin e pyjeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

BE ndihmon Kosovën në menaxhimin e pyjeve  Empty
MesazhTitulli: BE ndihmon Kosovën në menaxhimin e pyjeve    BE ndihmon Kosovën në menaxhimin e pyjeve  I_icon_minitimeSat Jan 29, 2011 8:01 am

Zyra ndërlidhëse e KE-së lansoj të premten një projekt dy vjeçar për përkrahjen e menaxhimit të pyjeve në Kosovë. Nga ky projekt përfitojnë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia Pyjore e Kosovës, të cilat do të udhëzohen për menaxhimin e pyjeve shtetërore dhe private sipas praktikave më të mira evropiane.

Ekspertiza do të jetë e përqendruar në zhvillimin e rrjetit kombëtar të rrugëve pyjore, menaxhimit të parqeve kombëtare, si dhe në trajtimin e çështjeve të prerjes ilegale të drunjve dhe fillimin e përdorimit të bioenergjisë nga drunjtë. Projekti do të vendos standardet e BE-së për menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë.

Melvin Asin, Zëvendësdrejtor i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian tha se pyjet ofrojnë kushte jetese për punëtorët, ndërmarrësit dhe pronarët e pyjeve, si dhe kontribuojnë dukshëm në rritjen ekonomike.

Projekti pritet të stimuloj zhvillimin rural përmes përforcimit të sektorit pyjor dhe bujqësor, si dhe të punësimit në zonat rurale. Në të njëjtën kohë, projekti do të përkrahë përmirësimin e menaxhimit të zjarreve të pyjeve kombëtare, kafshëve të egra dhe menaxhimin e gjuetisë.
Ministri i Bujqësisë në largim, Blerand Stavileci, tha se projekti i Binjakëzimit, synon të shtoj kontributin dhe të rrisë aktivitetet e shumëllojshmërisë, për të gjeneruar mundësi punësimi nëpër zonat rurale dhe për të ndikuar në rritjen e aftësisë konkurruese. “Legjislacionin dhe strategjitë që kemi miratuar vitin e kaluar janë në koherencë me objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social e mjedisor dhe implementimi e zbatimi i tyre është duke e mundësuar një shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve pyjore, për përfitime shumëdimensionale nga ana e popullatës së Kosovës”, theksoi ministri Stavileci.

Zyrtarët lokal do të përfitojnë nga ekspertiza e Austrisë, Bullgarisë dhe Italisë. BE-ja financon këto aktivitete me 2.7 milionë euro.

Kosova ka rreth 41pwr qind të territorit të mbuluar me pyje dhe këto resurse janë të rëndësishme për furnizim të vendit me lëndë të parë dhe me bioenergji. Sektori pyjor ka rëndësi të madhe në përforcimin e ekonomisë së Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BE ndihmon Kosovën në menaxhimin e pyjeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Luksemburgu e ndihmon Kosovën me 27 milionë euro
» Mitrovica ndihmon Shkodrën
» Sheqeri ndihmon në krijimin e rrudhave
» Vetëvendosje: Qeveria Thaçi po e ndihmon Serbinë
» Shërbimi sekret pakistanez ndihmon Talibanin?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: