Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Aeroporti në hipotekë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Aeroporti në hipotekë  Empty
MesazhTitulli: Aeroporti në hipotekë    Aeroporti në hipotekë  I_icon_minitimeSat Jan 29, 2011 8:04 am

Kompania Limak e ka futur Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës hipotekë në një bankë turke, në emër të një kredie prej 85 milionë eurove. Kredia është marrë për ta menaxhuar Aeroportin, i cili i kalon nën menaxhim konsorciumit Limiak-Lyon gjatë shkurtit. Palë në marrëveshje nuk është asnjë institucion kosovar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) është futur hipotekë në një institucion financiar në Turqi. Bëhet fjalë për bankën turke Vakifbank, e cila i ka dhënë 85 milionë euro kredi kompanisë Limak për menaxhimin e ANP-së. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia turke e lajmeve Anadolu Ajansi, sipas së cilës kërkesa për kredi është bërë nga kompania Limak.

Ndërkaq, kjo e fundit së bashku me kompaninë franceze “Lyon” e kanë fituar garën për ANP-në dhe e marrin zyrtarisht në menaxhim atë në muajin shkurt. “Si një garanci për kredi është shënuar në kontratë se është i tërë Aeroporti i Prishtinës”, tregon kjo agjenci.

Më tej, aty thuhet se edhe pse Limak ka Aeroportin e vet në Lion të Francës, banka që ka lëshuar kredinë e ka pranuar në hipotekë vetëm Aeroportin e Prishtinës. Për më tepër, bëhet e ditur se për këtë punë është vendosur vetëm mes bankës turke dhe kompanisë, pa “izën” e ndonjë institucioni kosovar. “Marrëveshja mbi këtë kredi do të nënshkruhet ditën e sotme në Turqi”, citon burimet e saj agjencia turke.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nuk dinë gjë për këtë punë, me arsyetimin se nuk kanë qenë palë në procesin e koncesionimit.

Ndërkaq, Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka qenë e njoftuar rreth rrjedhës së procesit të sigurimit të financimit për këtë projekt. Ilir Rama, këshilltar për marrëdhënie me publikun, thekson se sigurimi i financimit të këtij projekti është një nga kushtet paraprake që duhet të përmbushet nga partneri privat.

“Konzorciumi Limak-Lyon i ka plotësuar kriteret financiare në fazën e kërkesës për kualifikim dhe fazën e kërkesës për propozim. Praktikë ndërkombëtare është që shumica e investimeve kapitale të bëhen nga mjetet e siguruara nga institucionet financiare”, tha Rama. Sipas tij, ANP-ja do të kalojë nën menaxhimin e partnerit privat vetëm pas përmbushjes së kushteve paraprake, që janë të parapara në këtë marrëveshje.

Gjithashtu, Express ka mësuar se një delegacion nga kjo ministri gjendet në udhëtim zyrtar në Turqi. Por, nuk dihet saktësisht se cili është qëllimi i kësaj vizite.

Drejtori ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, thotë se borxhet janë format më të zakonshme financuese të kompanive ndërkombëtare, prandaj edhe nuk duhet të shihet si shumë brengosëse. Ajo çka është më rendësi, sipas tij, është që kompania Limak ka marrë në obligim realizimin e objektivave të nënshkruara në kontratë.
“Prandaj mënyra e realizimit të këtyre objektivave është kompetencë dhe përgjegjësi totale e saj”, thotë Abdixhiku.

Gjithsesi, ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të sigurohet të realizohen pritjet e koncesionimit. Me theks të veçantë investimet kapitale në vlerë prej 120 milionë eurosh për 20 vitet e ardhshme si dhe marrjen e mesatarisht 40 për qind të qarkullimit të këtij projekti, ashtu siç parashihet me kontratë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Aeroporti në hipotekë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vullkani në Ekuador, mbyllet aeroporti i Guajakuil
» Aeroporti i Prishtinës emërohet Adem Jashari
» Aeroporti, 10 milion euro dividentë për buxhetin e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: