Komuna e Gjakovës është njësi administrative në pjesën perendimore të Kosovës në pozitën gjeografike 42.39° veri, 20.43° lindje. Qendër e komunës është Gjakova e cila zanafillën e ka qysh nga shekulli i XV kur u bë qendër e njohur zejtare e tregtare me emrin Jakovë.
Komuna e Gjakovës shtrihet në mes të kodrës së Çabratit në perëndim, përroit Llukac në lindje dhe lumit Erenik në jug dhe jug-perëndim. Përroi Krena e përshkon përmes qytetin. Popullsia është rreth 115,00banorë. Toka ku filloi qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, prifti e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e qytetit, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.
Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah Pashë Drenit.
Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit
Para luftës ishin të njohura këto degë të ekonomisë:
Industria e përpunimit te lëngjeve "KBI Ereniku"
Industria e konfeksionit dhe trikotazhit “HC JATEXâ€
Industria e metaleve "KI Metaliku"
Industria e tekstilit "KI Emin Duraku"
Industria e ndërtimit "KN Dugagjini"
Sipërmarrja tregtare "KT Agimi"
Kombinati "KBI Virgjinia" për mbledhjen e duhanit
Fabrika e Elektromotorëve "KI Elektromotori"
Fabrika e Tullave “KN IMNâ€
Gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar Gjakova ka pas ngecje në zhvillimin ekonomik. Disa prej arsyeve janë dobësimi i zonave fshatare që gravitojnë në Gjakovë për shkak të shpërnguljeve në pjesët tjera të Kosovës, ngecjeve në privatizim dhe lidhjeve të dobëta komunikuese me veriun e varfër të Shqipërisë. Gjakova ka patur disa iniciativa pas vitit 1999 dhe ndër to me e spikatur ka qene organizimi i panaireve ndërkombëtare. Panairi i dytë ndërkombëtar u organizua ne Shtator të vitit 2000. Pas këtij edicioni të sukseshem u organizuan edhe 11 edicione të tjera.