Nje ekip i Universitetit te Kopenhagenit ka shenjuar mutacionin gjenetik pergjegjes per ngjyren blu te syve, nje mutacion qe daton qe prej 8000 vjetesh. Kerkimi tregon ekzistencen e nje paraardhesi te vetem te perbashket, pra praktikisht te gjithe sykalterit jane pak a shume kusherinj me njeri tjetrin.
“Fillimisht, te gjithe njerezit i kishin syte ngjyre kafe” shpjegon Profesori Eiberg,i departamentit te biologjise qelizore dhe molekulare te Universitetit te Kopenhagenit. “Ka qene nje mutacion qe ka prekur gjenin OCA2, te mbajtur ne kromozomin 15, i cili ka krijuar nje “ndalese” qe ka “shuar” krejtesisht aftesine e prodhimit te syve ngjyre kafe. OCA2 kodon per proteinen P e cila nderhyn ne prodhimin e melanines, pigment pergjegjes per ngjyren e lekures dhe te syve. Mutacioni nuk ka ndodhur direkt ne OCA2 por mbi nje gjen qe nuk zhduk krejtesisht aktivitetin e OCA2 por qe mundeson reduktimin e melanines ne iris. Kur gjeni eshte plotesisht i c’aktivizuar trupi nuk sekreton aspak melanine; eshte nje gjendje albinizmi.
Ndryshimet ne nuancen e ngjyres se syve kafe mund te shpjegohen nga nje ndryshim ne sasine e melanines ne brendesi te iris-it. Ndersa tek personat qe kane syte blu, pavaresisht nga nuanca, te gjithe kane pak a shume te njejten sasi melanine, cka tregon se jane te gjithe te lidhur me nje paraardhes te perbashket dhe kane trasheguar te gjithe te njejtin mutacion te ndodhur pikerisht ne te njejten pjese te ADN-se. Duke ekzaminuar disa persona nga pjese te ndryshme te botes, Jordani, Danimarke, Turqi, dhe duke analizuar ADN-ne e tyre Mitokondriale, kerkuesit kane arritur te percaktojne pas nje kerkim qe ka zgjatur me shume se nje dhjetevjecar (qe prej 1996 kur per here te pare Eiberg percaktoi se ishte gjeni OCA2 pergjegjes per ngjyren e syve) moshen e nje paraardhesi te perbashket per te gjithe sykalterit i cili ka jetuar rreth 6000 - 10000 vjet me pare.
Mutacioni qe ka shkaktuar kete ndryshim te ngjyres se syve nuk eshte aspak nje avantazh ne evolucionin e races njerezore. Ai se bashku me ndryshime te tjera si ngjyra e flokeve, njollat e kuqe mbi fytyre, tregon se natyra mund te ndryshoje ne cdo moment koktejin gjenetik qe karakterizon Njeriun duke formuar keshtu fenotipe (teresia e karakteristikave te dukshme te njeriut) te reja.