Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kinezët ‘vodhën’ skenat e filmit “Top Gun”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Kinezët ‘vodhën’ skenat e filmit “Top Gun”  Empty
MesazhTitulli: Kinezët ‘vodhën’ skenat e filmit “Top Gun”    Kinezët ‘vodhën’ skenat e filmit “Top Gun”  I_icon_minitimeThu Feb 03, 2011 6:33 am

Ushtria kineze edhe një herë u turpërua pasi u paraqitën thashetheme se autoritetet ushtarake kanë përdorur skena të filmit “Top Gun” në vend të xhirimeve origjinale për aeroplanin më të ri luftarak, në mënyrë që ta dëshmojnë fuqinë shkatërruese të këtij aeroplani.

Në xhirim shihet aeroplani luftarak J-10 i cili shkatërron një aeroplan tjetër. Videoja është emituar në Televizionin Qendror Kinez të cilin e financon qeveria.

Blogerët në internet shpejtë vërejtën ngjashmërinë me një skenë nga filmi “Top Gun”. Xhirimi pastaj u hoq nga faqja e internetit e CCTV-së, por jo para se të kopjohej.

Gazeta Wall Street Journal pas kësaj videoje botoi edhe videon në të cilin krahasohen të dyja xhirimet me ngjashmëri të jashtëzakonshme. Eksplodimi është aq i ngjashëm se që format e rrethit të zjarrit janë identike, si dhe mbetjet e aeroplanit të goditur i cili shkatërrohet në të njëjtat drejtime.

Askush nga televizioni shtetëror nuk e pranoi mashtrimin, por nëse ka ndodhur vërtet një gjë e tillë, kinezët duket se kanë zgjedhur materialin e gabuar për ta vjedhur këtë skenë.

Filmi “Top Gun”, në të cilin rolin kryesor e luan aktori Tom Cruise, për herë të parë është shfaqur në vitin 1986 dhe më pas u bë hit i vërtetë.

Nëse ky xhirim është i rremë, kjo nuk është hera e parë që Kina me anë të mashtrimeve përpiqet ta përmirësojë imazhin e vet.

Disa prej xhirimeve spektakolare nga Lojërat Olimpike në Pekin të cilat tregojnë skenat e krijuara mbi qytet nga ngjyrat e fishekzjarrëve e që mahnitën botën, më vonë u vërtetua se ishin të manipuluara me kompjuter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kinezët ‘vodhën’ skenat e filmit “Top Gun”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bradley: Na vodhën fitoren
» Kinezët kopjojnë edhe modelin Smart
» Kinezët ndërtojnë për gjashtë ditë hotelin 15 katesh (video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Kuriozitete-
Kërce tek: