Londër,3 shkurt - Kolla është refleks mbrojtës i mukozës së fytit dhe trakesë. Rruga e frymëmarrjes e cila fillon me korridorëzat e hundës kryqëzohet në fyt me rrugën e tretjes.
Trakti tretës fillon në gojë, dhe pastaj përmes fytit vazhdon me ezofagun, ndërsa rruga e frymëmarrjes nga fyti vazhdon nëpër fyt dhe trake. Në atë kryqëzim mund të ndodhë që ushqimi aksidentalisht të arrijë në fyt dhe trake (nga rruga tretëse në atë të frymëmarrjes) dhe duhet të qitet jashtë, sepse në atë vend mund të jetë i dëmshëm. Shpejtësia dhe forca e rrymës së ajrit e cila krijohet tek kollitja është e njëjtë si tek uragani. Kollitja është shumë efektive në largimin e ushqimit që humb rrugën, që është ajo situata kur ju shkon keq kafshata apo “u mbetet në fyt”, siç thotë populli. Ngjashëm ndodh edhe me tymin apo me sendet e tjera që përfundojnë aksidentalisht në traktin e frymëmarrjes.
Llojet e kollës
Kolla mund të krijohet edhe me ndezjen e mukozës së fytit dhe të trakesë kur ulet mjaft shumë pragu i inflamacionit, i cili shkakton kollitjen. Madje edhe vetë sekrecioni që krijohet tek ajo ndezje shkakton kollitjen. Ekziston edhe e ashtuquajtura kollë ngacmuese, e cila krijohet për shkak të disa ngacmimeve jashtë trakesë dhe ajo zakonisht është e thatë, pa sekrecion. Kollitja më së shpeshti paraqitet tek ftohja. Ka kohëzgjatje të kufizuar, nga disa ditë deri te dy apo tri javë, por është e pakëndshme, u pengon atyre që kolliten dhe atyre që e dëgjojnë. Po ashtu mund të pengojë edhe gjumin. Largimi i një kolle të tillë ka të bëjë më shumë me rehatinë personale sesa me nevojat shëndetësore. Kollën mund ta zbusim me ilaçe të cilat e zvogëlojnë ngacmimin e fytit, respektivisht zvogëlojnë ndezjen që nxit rritjen e ndjeshmërisë së mukozës. Me ilaçe provojmë të zvogëlojmë edhe dendësinë e sekrecionit që krijohet, dhe atëherë ajo largohet jashtë më lehtë. Të njëjtën gjë e bëjmë edhe kur marrim lëngje të mjaftueshme, sipas rregullit çaj dhe artikuj ushqimorë, të cilët përmbajnë mjaft lëngje (pemë, perime, supa – veçanërisht është e mirë ajo e pulës).
Ilaçet
Për qetësimin e kollitjes së tepruar pihen shurupe, dhe ato janë po aq të mira si qumështi i ngrohtë me shtresë të sheqerit, apo edhe më mirë, të mjaltit. Ngrohtë dhe ëmbël, ndërsa tek mjalti edhe vajrat eterike, e transferojnë gjakun nga mukoza e ndezur e trakesë në mukozë të ezofagut, nëpër të cilin kalon qumështi (dhe ata janë afër), dhe kështu zvogëlohet ndezja në trake dhe ndjeshmëria në kollitje. Të njëjtin efekt e ka edhe ushqimi pikant dhe hudhra. Mos harroni që tek rrjedhja e hundës ky sekrecion mund të rrjedhë prapa në fyt dhe pastaj të hyjë me anë të gabzherrit në rrugët e frymëmarrjes dhe kështu të shkaktojë ndezjen dhe kollitjen. Prandaj është mirë që tek rrjedhja apo bllokimi i hundës të qitni pika për hundë, për të zvogëluar rrjedhjen e sekrecionit. Kjo rrjedhje e hundës është jashtëzakonisht e shprehur tek ndezja e sinuseve. Gjërat e tilla edhe ashtu kalojnë, i mjekuam ne apo ajo.
Kollitja afatgjate
Kollitja që zgjat shumë, por ne nuk e dimë shkakun, gjithsesi është arsye për ta vizituar mjekun. Ai do t’i kryejë kontrollet për të përjashtuar ndonjë sëmundje më serioze (kollitja afatgjate më së shpeshti nuk është e shkaktuar me ndonjë sëmundje serioze), dhe pastaj do të provojë të gjejë shkakun e kollitjes afatgjate. Kjo kryesisht ka të bëjë me rrjedhjen e sekrecionit të mukozës së hundës nga fyti në trake. Në atë rast duhet të përdorni pika për hundë. Nëse është fjala për alergji, duhet të merrni edhe ilaçe kundër alergjisë. Për shkak të kthimit të acidit nga lukthi në ezofag, e nganjëherë edhe në gabzherr dhe rrugët e frymëmarrjes krijohet prej 10 deri 20 për qind e kollitjes afatgjate. Kthimin e lëngut të lukthit në ezofag e ndiejmë si urth, por kjo ndodh më së shpeshti derisa flemë natën, kështu që këtë ndonjëherë edhe nuk e vërejmë. Një kthim të tillë si shkak të kollitjes afatgjate mund ta përjashtojmë vetëm me anë të kontrolleve të komplikuara: vendoset sonda në ezofag, mbahet 24 orë dhe përcillen ndryshimet në ezofag, si dhe ndryshimet e befta të aciditetit të ezofagut në momentin ku kthehet ushqimi.