Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Dhimbjet që nuk injorohen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Dhimbjet që nuk injorohen Empty
MesazhTitulli: Dhimbjet që nuk injorohen   Dhimbjet që nuk injorohen I_icon_minitimeMon Feb 07, 2011 7:24 am

Dhimbjet që nuk injorohen 06-dhimbjet4
Londër, 7 shkurt - Dhimbja e kokës së zakonshme është vetëm dhimbje koke, ndërsa urthi është asgjë më shumë se shenjë që keni ngrënë tepër. Dhimbja është mënyra me të cilën trupi tregon që diçka nuk është krejt në rregull. Përafërsisht e dini kur bëhet fjalë për dhimbje kalimtare, dhe kur është fjala për diçka më serioze. Por kur është fjala për ndonjë dhimbje të papritur e cila është prezente më gjatë se zakonisht, apo vetëm duket ndryshe, e meriton vëmendjen tuaj. Disa nga gjendjet vijuese duhen të merren seriozisht dhe të kërkohet këshilla e mjekut.

Dhimbja në gjoks
Nëse pacientët e njohin mirë gjuhën subtile të zemrës, shumë prej tyre mund të shmangin shqetësimin e panevojshëm dhe koston. Studimet kanë zbuluar që femrat përjetojnë nivel më të gjerë të simptomave të sulmit në zemër sesa meshkujt. Ekzistojnë tre tregues të mirë që diçka nuk është në rregull, dhe ata mund të shfaqen tek të dy gjinitë. Ata janë dhimbja në gjoks e cila nuk kalon, shkurtimi i frymëmarrjes dhe çfarëdo lloj dhimbje në pjesën e sipërme të trupit e cila nuk është shfaqur deri tani. Nëse ndieni cilëndo prej këtyre simptomave, duheni ta telefononi mjekun apo ndihmën e shpejtë.

Dhimbja e rëndë e kokës
Ka gjasa që bëhet fjalë për migrenë. Por, nëse nuk përcillet me simptomat tjera të migrenës, dhimbja e papritur e fortë e kokës mund të sinjalizojë që bëhet fjalë për aneurizëm të trurit. Pëlcitja e aneurizmit mund të shkaktojë dëmtimin e trurit brenda disa minutash, prandaj duheni ta telefononi menjëherë ndihmën e shpejtë.

Dhimbja e dhëmbit
Me siguri bëhet fjalë për dëmtimin e nervave të dhëmbit apo dhëmbi dhemb për shkak të inflamacionit. Nëse nuk përkujdeseni shpejt për inflamacionin, bakteret në gojë mund të hyjnë në nerv. Dhe definitivisht nuk dëshironi që kolonitë e baktereve të përhapen nëpër trupin tuaj. Nëse dhëmbi juaj është tashmë i infektuar, do të duhet t’i pastroni kanalet e rrënjëve.

Dhimbja e fortë në njërën anë të trupit
Nëse keni dhimbje në anën e djathtë dhe po ashtu keni edhe mundim e ethe, ka mundësi që bëhet fjalë për inflamacion të zorrës qorre. Për femrat, mundësi e dytë është cista e vezorëve. Zakonisht këto qeska të mbushura me lëng janë të parrezikshme dhe zhduken vetë. Por, nëse njëra shpërthen, kjo mund të shkaktojë dhimbje të tmerrshme. Në të dy rastet, është i nevojshëm operacioni urgjent.
Zorra e pezmatuar mund të pëlcasë dhe të shkaktojë shumë komplikime. Po ashtu edhe cista duhet të hiqet menjëherë, sepse mund të bllokojë rrjedhën e gjakut në vezore brenda disa orëve.

Dhimbja abdominale me gazra dhe fryrje të barkut
Në muajin e fundit shumicën e kohës ndiheni të fryrë në bark dhe keni gazra, pa marrë parasysh se çfarë hani. Nëse simptomat janë të reja, në rastin më të keq bëhet fjalë për kancer të vezoreve. Simptomat e hershme të kësaj forme të kancerit janë: fryrja e barkut, dhimbja në stomak apo legen dhe vështirësitë me ushqim. Nëse filloni t’i përjetoni këto simptoma gati çdo ditë më shumë se dy apo tri javë, konsiderojeni këtë si shenjë paralajmëruese.

Dhimbja në shpinë dhe therja në gishtërinj
Nëse keni bartur sende të rënda, dhimbjet duhen të kalojnë shpejt. Por nëse nuk ndalen, kërkoni ndihmën e ortopedit. Një nga disqet mund të bëjë presion në nerv. Pa trajtim të duhur, rrezikoni dëmtim të përhershme të nervave.

Dhimbjet në këmbë dhe ënjtja
Pulpa e këmbës është jashtëzakonisht e ndjeshme në njërin vend, dukshëm i fryrë dhe i kuq, apo i ngrohtë në prekje. Ndoshta keni trombozë të thellë të venave, zakonisht e njohur si trashje apo mpiksje e gjakut. Rezistoni nxitjes për masazh të asaj pjese. Mpiksja mund të udhëtojë nëpër vena deri te mushkëritë dhe të çojë deri në vdekje. Menjëherë lajmërohuni tek mjeku apo në urgjencë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dhimbjet që nuk injorohen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dhimbjet e shpinës
» Dhimbjet e mesit, si t'i njihni
» Si te evitoni dhimbjet e qafes!
» Dashuria zvogëlon dhimbjet
» Nga vijne dhimbjet e kokes dhe si kurohen

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: